LIVE UPDATES
Politike

I tha gjë për Berishën? Basha pas takimit me amerikanët: S’bëhemi avokatë të askujt

8 Nëntor 2021, 16:19 Nga DOSJA
I tha gjë për Berishën? Basha pas takimit me amerikanët:

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka sulmuar sërish liderin historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Në fjalën e tij, para gazetarëve, Basha bëri me dije detaje nga takimi me 3 kongresmenët amerikanë. Kur u pyet nëse kishte komentuar me ta çështjen e shpalljes “non grata” të ish-kryeministrit Berisha, numri një i opozitës tha se në selinë blu ishte kthyer në prioritet ndarja nga e shkuara. Duke shtuar se nuk do të bëheshin avokatë mbrojtës e personalë të askujt. Ndërkohë që ka mohuar faktin se në mbledhje u mohon fjalën deputetëve kritikë. 

PJESË NGA PRONONCIMI PËR MEDIA: 

Pyetje: Cilat ishin çështjet që u prekën në takimin me përfaqësuesit e SHBA-së?

Lulzim Basha: Përfaqësuesit e lartë të Kongresit Amerikan me një delegacion të kryesuar nga senatorja republikane Ernst dhe me praninë e dy anëtarëve të Kongresit Amerikan, po kështu të partisë republikane, Valadau dhe Terner dhe një zonjë të Kongresit Amerikan, të Partisë Demokratike amerikane zonja Sotkin, së bashku me zyrtarë të lartë të sigurisë kombëtare vizituan Partinë Demokratike dhe na dhanë mundësinë për të shkëmbyer mendime mbi gjendjen politike në Shqipëri, në rajon dhe mbi perspektivën e bashkëpunimit strategjik midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në prioritetin e parë për Shqipërinë, natyrisht rendita domosdoshmërinë e rikthimit të vendit në shinat demokratike të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe rolin e veçantë që ka për qëllim lufta kundër korrupsionit, lufta kundër krimit të organizuar, bashkëpunimit të politikës dhe krimit të organizuar ku shfaqin një interes të veçantë për iniciativat tona politike siç është ai i vettingut të politikanëve dhe natyrisht siç është interesi më madhor i Partisë Demokratike dhe i shqiptarëve , zgjedhjet e lira dhe të ndershme . Folëm po kështu për rëndësinë që ka jo vetëm për sigurinë dhe për paqen dhe stabilitetin, po kështu edhe për demokracinë , lufta kundër korrupsionit, por edhe për faktin që i gjithë rajoni sot po përjeton një nevojë të ngutshme për të rikthyer shoqëritë e Ballkanit perëndimor në shinat e legjitimitetit demokratik, sepse kjo situatë që po cenon paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit perëndimor është produkt i drejtpërdrejtë i autokratëve të Ballkanit, të cilët për hir të pushtetit të tyre kanë shkatërruar bazat e bashkëjetesës demokratike siç janë: zgjedhjet e lira dhe të ndershme, duke cituar në veçanti shkatërrimin e zgjedhjeve të 25 prillit dhe raportin e OSBE-ODIHR i cili në qoftë se nuk do të kishte emrin e Shqipërisë, do të ishte i denjë për Bjellorusinë e Lukashenkos dhe duke treguar vendosmërinë tonë për të mos ju ndarë asnjë çast kauzës kryesore të shqiptarëve që është të kenë politikanë të pastër, që ju shërbejnë interesave të qytetarëve dhe jo interesave të tyre dhe një grushti të ngushtë përfaqësuesish të krimit të organizuar dhe oligarkësh. Këtu po kështu pata mundësinë t’iu shpjegoj se si përmes iniciativës tonë për vettingun e politikanëve ne do të mundësojmë atë deficit që çdo shqiptar e ndjen. Faktin që deri më sot drejtësia, edhe pse kanë kaluar 5 vjet nga reforma në drejtësi, nuk ka qenë në gjendje të çojë përpara përgjegjësisë asnjë politikan të nivelit të lartë për korrupsion dhe asnjë bos të krimit të organizuar dhe kjo padiskutim është në themel të manipulimit të zgjedhjeve siç ndodhi dhe më 25 Prill, të masakrës zgjedhore të 25 Prillit. Ndaj, vetting-u i politikanëve, si një iniciativë që ndihmon për ta bërë aktiv dhe për të hequr çdo alibi SPAK-ut, PKH-së dhe instancave të tjera, ishte në fokus të bisedës dhe të interesit të thellë që treguan të gjithë anëtarët e delegacionit të lartë të kongresit dhe senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dua ti falenderojë për praninë e tyre. Ishte, sigurisht, një delegacion bipartizan, ndonëse me dominancë nga Partia Republikane, që është një parti simotër e Partisë Demokratike të Shqipërisë, që jemi së bashku anëtarë në Unionin Ndërkombëtar Demokrat, por e rëndësishme është që pavarësisht prej natyrës të ndryshme, bipartizane pra të delegacionit, ne u pamë sy më sy mbi shqetësimet dhe prioritetet kryesore të partisë Demokratike dhe të miat në funksion të zgjidhjes së krizës së rëndë që ka pllakosur Shqipërinë.

Pyetje: Zoti Basha pse nuk i lejoni ju deputetët që të flasin në mbledhjen e grupit, i referohem mbledhjes e cila përfundoi pak orë më parë?

Lulzim Basha: Sajesë.

Pyetje: I keni lejuar që të flasin?

Lulzim Basha: Jua dhashë përgjigjen, është sajesë. Nuk mendoj se duhet të konsumojmë kohë me sajesat.

Pyetje: Zoti Basha ju thatë se folët për politikanë të korruptuar. A kërkuat juve shpjegime për liderin historik të Partisë Demokratike, i cili nga Departamenti Amerikan i Shtetit është shpallur si një person i korruptuar?

Lulzim Basha: Prania kaq e lartë e anëtarëve të kongresit të senatit amerikan, siç e thashë bipartizan dhe në veçanti me një shumicë dërmuese Republikane, ishte një mundësi e jashtëzakonshme për të folur për prioritetet tona politike dhe prioriteti ynë politik është ndarja nga e shkuara, ndarja ka korrupsioni endemik që ka shkatërruar jetët e shqiptarëve, i ka varfëruar dhe vazhdon t’i varfërojë ata dhe që po zbraz familjet shqiptare nga rinia, po e zbraz vendin nga njerëzit e aftë që po mësyjnë drejt emigracionit. Në këtë kuadër pa pikë diskutimi detyra ime i kryetar i Partisë Demokratike ishte që aspiratat e demokratëve për t’i prirë një ndryshimi themelor politikës dhe nëpërmjet politikës të Shqipërisë t’i jepja zë pa asnjë mëdyshje për sa u përket prioriteteve që përmenda më parë. Pra, Partia Demokratike dhe unë nuk jemi dhe nuk mund të bëhemi avokatë personal të askujt, duke filluar nga unë i pari, por ne jemi dhe do të mbetemi avokatë për hallet dhe problemet e shqiptarëve për të cilat sot jam siguruar personalisht nga senatorja Ernst dhe nga anëtarët e Kongresit amerikan se kemi dhe do të kemi mbështetje të plotë të Kongresit dhe të Senatit amerikan në mënyrë bipartizane si nga partia në pushtet edhe nga partia jonë simotër, Partia Republikane

SHIKO EDHE KËTË:

Kongresmenët në Shqipëri, Kim: Marrëdhëniet me SHBA, kapërcejnë politikën partiake

I mbush me dhurata/Rama pret tre kongresmenët amerikanë: Miqësia forcohet dita-ditës

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike kongresmenet amerikane ne tirane lulzim basha kongresmenet amerikane ne tirane lulzim basha

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale