LIVE UPDATES
Politike

E tashmja dhe e shkuara mafioze e Olta Xhaçkës, nga Amerika në Tiranë

8 Nëntor 2021, 16:49 Nga DOSJA
E tashmja dhe e shkuara mafioze e Olta Xhaçkës, nga Amerika në

TIRANË– Amant Josifi nuk është rastësisht në kabinetin e Olta Xhaçkës. As Olta nuk është rastësisht ministre. E shkuara e bijve të dy nënave mikesha, pjesë e rrjetit ndërkombëtar të trafikut të fëmijëve dhe lidhja e vjetër e dashurisë së Oltës me Olsi Ramën Lidhjet e një klani mafioz që rrënjët i ka të ngulura thellë në botën e nëndheshme të krimit

Provat janë të pakundështueshme tashmë. Hetimet ndërkombëtare kanë zbuluar se shtetasit Amant Josifi dhe Olsi Rama, janë krerët e grupit mafioz hebre “Milton”, me aktivitet qendror në Qipro e Ukrainë që ka bërë kërdinë duke vjedhur xhepat e qytetarëve evropianë e amerikanë përmes firmave bija të ngritura në Shqipëri si call-center.Skandali ka marrë përmasa të jashtëzakonshme ndërsa shifrat e mashtrimeve kanë shumë zero nga mbrapa. Për këtë “Pamfleti” ka shkruar dhe ka publikuar investigime që vërtetojnë katër-cipërisht aferat mafioze të këtij çifti kriminelësh.

Por çështja nuk është kaq e thjeshtë sa duket dhe rrjeti nuk përmbyllet këtu. Nga investigimet e fundit kanë dalë në dritë lidhje që edhe mafia më e zhvilluar e botës do ta kishte zili.

Amant Jofisi është këshilltar i Olta Xhaçkës, aktualisht Ministre e Jashtme, ish- Ministre e Mbrojtes. Ai nuk është rastësisht në atë kabinet dhe nuk ka statusin e këshilltarit të thjeshtë.

Rrënja e parë e fortë që i lidh këta të dy  është familja. Më saktë mamatë e tyre. E dyta, njësoj e rëndësishme, është vëllai i Kryeministrit, Olsi Rama.

Bëhet fjalë për një klan të vjetër mafioz, trashëgiminë e të cilit po e vazhdojnë fëmijët.

Po ua shpjegojmë me radhë.

Amant Josifi është i biri i krye-komisionerEs së Mbikqyrjes së Administatës Publike, Pranvera Strakosha ndërsa Olta Xhaçka e bija e Natasha Xhaçkës, notere me nam ne Tiranë. Pranvera dhe Natasha janë të njohura të vjetra, mikesha dhe pjesë e një rrjeti ndërkombëtar trafiku fëmijësh të fillim të viteve ’90-të.

Natasha Xhaçka në kohën e diktaturës ka qenë gjyqtare dhe me firmë të saj janë dënuar e pushkatuar njerëz, profesion që ajo u mundua ta mbante edhe edhe pas ndërrimit të sistemit, por nuk ia doli. Natasha Xhaçka dhe Pranvera Strakosha në vitin 1992 janë shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik fëmijësh. Për këtë ka një vendim gjykate të depozituar edhe në sistemin shqiptar gjyqësor. Ato u përjashtuan nga sistemi i drejtësisë dhe për shumë vite Natasha Xhaçka u arratis dhe u strehua në Itali dhe Greqi. Prej andej ajo i mbajti lidhjet me Shqipërinë, me bosët e mafies së asaj kohe, deri kur i hapi  vetes rrugën për tu kthyer, ndërkohë që të bijën, Ministren e Jashtme të qeverisë Rama sot, e siguroi duke e lidhur me djalin e bosit të firmës piramidale Gjallica. Me paratë e vjedhura prej tij, Natasha i siguroi edhe të bijës arratinë, duke e nisur për në SHBA gjoja për shkollim.

Olta Xhaçka e ka arritur Amerikën me paratë e firmave piramidale. Ajo e zhvati të dashurin e saj pasanik, deri kur rastësia e takoi në SHBA me Olsi Ramën. Takimi i tyre mes shqiptarësh u shndërrua në një lidhje të fortë dashurie që zgjati për shumë vite. Për Oltën, Olsi Rama braktisi bashkëshorten dhe vajzën e tij të vetme dhe për shumë vite kanë bashkëjetuar edhe pse, ata që i njohin tregojnë sot, më shumë se Olsi, ajo që e ka mbajtur atë lidhje ka qenë Olta.

E mbetur pa paratë e Gjallicës,  Olta ka bërë gjithë farë punësh që të ushqente veten dhe të dashurin e saj dembel.

Këtë gjë Olsi Rama nuk ia ka harruar kurrë, madje ia ka shpërblyer shumëfish kur erdhi bashkë me të nga SHBA, një javë pasi Edi Rama u bë kryeministër i Shqipërisë.

Në fillim të qeverisjes së tij, Rama nuk e ka dashur Olta Xhaçkën. Edhe pse e prezantoi si prurje të re të PS, pothuaj gjatë gjithë mandatit të tij të parë ai nuk pranoi ta bënte pjesë të qeverisjes.

Por e bija e Natashës duket se ka ngjarë nga e ëma për ustallik në këto punë. Ajo priti me durim dhe gjatë kësaj kohe, Edi Rama e pastroi emrin e Natasha Xhaçkës. Në vitin 2014 i dha liçencën e Noteres dhe mikeshat e vjetra (Natasha dhe Pranvera) u ribashkuan. “Selia” e tyre kriminale diku pranë pallateve

Moskat në Tiranë ka qenë me famë të madhe. Dy gratë rinisën aktivitetin duke e jetësuar krimin tek pasardhësit e tyre.

Ndërkohë Olta Xhaçka nuk ndenji kot. Në pritje të përmbushjes së premtimit të të dashurit nga koha e Amerikës, se do ta fuste në qeveri, ajo gjuajti një nga të njohurit e Edi Ramës, që nga koha e Akademisë së Arteve, Artan Gaçe. Ky i fundit ndau gruan e parë dhe ngeci në grackën e Oltës pa bërë as gëk as mëk. Për historinë e lidhjes së tyre do të flasim në një tjetër shkrim.

E ndërkohë që lidhte nyjet e fijeve mafioze të mamasë, Olta ndërtonte aleancat e veta. Trekëndëshi Olsi-Amant-Olta filloi punën pa i rënë askujt në sy dhe ja ku është sot.

Ligji numër 1 që zbaton mençurisht Olta Xhaçka është: profil i ulët publik. Gjithçka pa zhurmë e bujë. Pa i rënë në sy  askujt, as për ekstravagancë, as për jetë luksi, as për veshje te shtrenjta apo look që bie ne sy, Olta Xhaçka është hallkë e rëndësishme e një rrjeti mafioz që rrënjët i ka të ngulura thellë në botën e krimit. Nga njëra anë Olsi dhe Amanti, nga ana tjetër bashkëshorti Artan Gaçi, që ka vënë në punë paratë e vjedhura nga e shoqja, si një biznesmen i rëndësishëm tashmë në Tiranë.

Një kapitull tjetër ky, për të cilin do të shkruajmë në vazhdim.

Me shumë gjasë kjo degë e fuqishme e mafies shqiptare mund të punonte edhe për shumë kohë në heshtje, por zullumet e Olsit dhe Amantit janë bërë kaq të mëdha sa tashmë kanë hyrë në lojë edhe organizmat ndërkombëtarë të hetimit. Prej tyre, një rreze drite zbuloi këtë rrënjë të thellë të së keqes në Shqipëri, në të cilën Olta Xhaçka është zhytur pa kthim.

Marrë nga Pamfleti

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike amant josifi natasha xhacka olta xhacka amant josifi natasha xhacka olta xhacka

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet