LIVE UPDATES
Politike

Buxheti për Shëndetësinë, Manastirliu: Rriten pagat e mjekëve, shtohen ambulancat

8 Nëntor 2021, 09:39 Nga DOSJA
Buxheti për Shëndetësinë, Manastirliu: Rriten pagat e

TIRANË – Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu mori pjesë në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë për të shpalosur projektbuxhetin e kësaj ministrie për vitin 2022.

Në paraqitjen e projektbuxhetit, Manastirliu theksoi se nga buxheti prej 7 miliard lekë, 2.7 do të shpenzohen për vaksinën anti-koronavirus. Për sa i përket rritjes së pagave në sektorin e shëndetësisë, ministrja Manastirliu shtoi se do të rritet paga me 6% për 18 mijë mjekë dhe infermierë.

Gjithashtu, ministrja e Shëndetësisë premtoi se do të shtohen dhe 20 ambulanca të reja në mbarë vendin, ku nevoja më emergjente është për zonat e thella të Shqipërisë

“Buxheti 2022 është 7 miliard lekë ose 12.6 % më shumë se 2021. Do të financojmë zbatimin programin kombëtar për vaksinimi me 2.7 mld leke për vaksinat anti covid dhe duke iu përgjigjur dinamikës së situatës së pandemisë. Për pagat do të vijojmë më rritjet për mjekët dhe infermierët me 6 % për më shumë se 18 mijë të tillë. Buxheti 2022 granton mbështetje për skenarët si përgjigje ndaj pandemisë dhe vijon me forcimin e strukturave tona shëndetësore. Sa i përket kohës së urgjencës kombëtare, nëpërmjet investimeve që kemi bërë çdo qytetar që telefonon sot 127 e ka të garantuar jo vetëm marrjen e një thirrje që është e regjistruar por nëpërmjet sistemit elektronik, por nëpërmjet investimit në flotën e ambulancave dhe që sërish do e furnizojmë me 20 autoambulanca të reja brenda vitit që do shpërndahen në të gjitha spitalet e vendit dhe aty ku janë zona të thella që të ulet koha e pritjes sa i përket thirrjes së urgjencave. Ne do mundemi që për zonat qytetase ta ulim kohën e pritjes siç e kemi bërë”, deklaroi ministrja Ogerta Manastirliu për projektbuxhetin e shëndetësisë të vitit të ardhshëm.

Ndërkohë, deputeti demokrat Arbër Agalliu kërkoi rritja e pagave mjekëve dhe infermierëve të jetë më e lartë duke iu referuar dhe reduktimit të numrit të tyre në vendin tonë.

Debatit iu bashkua edhe deputeti demokrat Dashamir Shehi. Ai kërkoi që 90% e energjive të shëndetësisë t’i kushtohen luftës ndaj COVID-it. Problemin e rikonkstruksionit të QSUT-së, Shehi e krahasoi me një barcaletë.

DEBATI:

Arbër Agalliu: Inkurajomë fort rritjen e pagave. Por me 6 % është ofendues për pjesën e shëndetësisë. E gjithë trupa e mjekëve ka qenë dhe është në një presion të jashtëzakonshëm që nga përballimi i pandemisë dhe me presionit e të gjithë shoqërisë në raport me ta. Të rritet paga me 6 % kur çmimet rriten shumë më shumë se kaq dhe kemi një largim të madh të mjekëve nga Shqipëria. Rritja duhet të ishte shumë më tepër. Sa mjeke janë larguar në 2 vitet e fundit nga Shqipëria dhe si do e kompensoni këtë vakum?

Manastirliu: Janë punësuar mbi 1200 mjekë, mjekë të familjes dhe specialistë si dhe mbi 3900 infermierë. Çfarë do të thotë kjo, jo vetëm që kemi rritur numrin e mjekëve, në krahasim me 2013 që ishte 1.2 dhe sot është 1.9 për 1000 banorë. Për infermierët ka qenë rreth 4 kurse sot 5 për 1000 banorë. Kemi rritur kushtet dhe pagat për mjekët dhe infermierët.

Shehi: I gjithë ky diskutim është çështje parash, paraja ka për të qene gjithmonë hall i madh se paratë kaq janë këtu. Halli më i madh që ka shëndetësia jonë për këtë vit ishalla jo edhe për një vit është pandemia. Ne dalim nga situata nëse jemi të zotë e të kemi kurajon për ca reforma, por ne kështu arnojmë një sistem. Kështu që kjo lloj historie me riparim e ambulanca, mund të na hutoni sa të duash ne këtu, por rezultantja e asaj shëndetësisë është atje përjashta. Unë them që 90% e energjisë së shëndetësisë për këtë vit duhet t’i drejtohet kësaj fushe, ato që po bëni uroj të jenë me gjithë mend si thoni ju, por nuk është e besoj shumë. Nëse s’i dilet përballë kësaj pune gjithë ai muhabeti jo riparimi i 6 katëshit te QSUT do ju them një barcaletë, kur mbaronte me u riparu kati i gjashtë, ishte bërë për tu riparuar kati i parë i gjashtë katëshit.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

“Rritje page në arsim me 40%”, Kushi: 32.6 miliard lekë për arsimin parauniversitar

 

 

 

 

“Lufta” ndaj COVID-19, Soti-Manastirliut: Janë paguar vetëm mjekët në Tiranë

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Vaksinimi, Spaho-Manastirliut: S’mund të vendosim policë në 10 mijë bare

“Kokëboshët shqiptarë nuk duan të vaksinohen”, Braçe: 90 miliard lekë janë shumë

VD-Braçe: Te poliklinika e Lushnjes të hante vërtet miu

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike komisioni i ekonomise 8 nentor 2021 ogerta manastirliu komisioni i ekonomise 8 nentor 2021 ogerta manastirliu

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet