"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Zhdukja e biznesmenit italian, mediat shkruajnë për konkluzionet e frikshme: Pecorelli mund të jetë grabitur dhe vrarë, lë
26 Janar 2021, 11:04Nga DOSJA
ITALI– Mediat italiane kanë dalë në konkluzionin e frikshëm se biznesmeni Davide Pecorelli i zhdukur në Shqipëri që prej 6 janarit, mund të jetë grabitur dhe vrarë.
“La Nazione”, shkruan se 45-vjeçari ka bërë disa lëvizje të çuditshme në fshatin Gjegjan, pak para se të zhdukej, duke lënë të nënkuptohet se mund të ketë rënë pre e grabitësve, të cilët për të zhdukur provat, e kanë vrarë më pas.
Sipas medias italiane, Pecorelli, pasditen e mbrëmjes që iu dogj mjeti, dhe vetë bashkë me të, ka ecur drejt Gjegjanit, është kthyer sërish, dhe për herë të dytë ka bërë të njëjtën rrugë. këto manovra, “La Nazione” i përshkruan si të çuditshme dhe si tentativë për tu ikur grabitësve.
Prokuroria italiane ka nisur gjithashtu hetimet për vrasjen e biznesmenit. Në pyetje është marrë edhe partnerja shqiptare e Davides që ka edhe një fëmijë me të. Biznesmeni italian, i cili kishte pasur vështirësi financiare në vendin e tij, kishte ardhur në Shqipëri me shpresën për të zgjeruar biznesin.
Davide Pecorelli rezulton i zhdukur që prej gjashtë janarit. Mbrëmjen e datë tetë janar u gjet mjeti i djegur i biznesmenit italian dhe që aty nisën hetimet.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DURRËS- Vazhdon të jetë problematike situata në vendin tonë e përkeqësuar nga reshjet e dendura të shiut gjatë natë së kaluar. Pamje të rënda vijnë nga Ka...
TIRANË- 2 persona janë arrestuar doten e sotme në Tiranë. Lajmin e ka bërë të ditur policia me anë të një postimi në Facebook, ku shkruan se 2 personat e a...
LEZHË– Reshjet masive të shiut që kanë pushtuar vendin tonë gjatë ditëve të fundit vazhdojnë të krijonë probleme në disa zona.Intensiteti i shtuar gj...
GREQI– Vrasja e shqiptarit Mario Metaj në Greqi mbrëmjen e djeshme ka ngritur në këmbë autoritetet greke për gjetjen e autorit. Dyshohet se i riu mund të jetë v...
SHKODËR – Vazhdon të jetë problematike situata në vendin tonë pas reshjeve të dendura të shiut të cilat vijojnë prej disa ditësh. Shtabi i emergjencave rap...
ELBASAN– Një pedagog nga Elbasani ka tentuar të vetëflijohet ditën e sotme duke u hedhur nga kati i shtatë i banesës së tij, pas gjëndjes së rënduar psikologjik...
TIRANË–Mbrëmjen e djeshme pranë zonës së “21 Dhjetorit” në kryeqytet u arrestuan Besmir Sula dhe Aleksandër Algeri. Sula ishte i shpallur në kërkim nga pol...