LIVE UPDATES
Art&Argëtim

I nxorri sms-t private, aktorja e Portokallisë i përgjigjet Altin Bashës: S’ke dinjitet dhe as etikë, ti i ke penguar arti

23 Shtator 2020, 15:08 Nga DOSJA
I nxorri sms-t private, aktorja e Portokallisë i përgjigjet Altin

TIRANË– Aktorja Egla Ceno i ka kthyer përgjigje regjisorit Altin Basha, i cili sipas saj publikoi mesazhet private me të në media. Në reagimin e saj, aktorja shkruan se me aktin, Basha i kishte dhunuar privatësinë dhe i kishte shkaktuar një dëm të madh moral dhe profesional por se ishte krenare për edukatën me të cilën i ishte drejtuar.

Më tej, me ironi ajo shtoi se ndoshta nuk duhet të fliste kundër tij duke parashikuar se në të ardhmen Basha me shumë gjasa do të mbajë postin e drejtorit të Teatrit Kombëtar.

“Largimi im nga Portokallia nuk ka të bëjë fare me cilësinë e performancës siç ka qejf të shprehet ai, për këtë mjafton të shohësh feedback-un e publikut, ka të bëjë me një lloj “fresku” që unë refuzoj ta mësoj për të hipur në skenë. Flas për të njëjtin regjisor që e ka vlerësuar talentin tim duke më patur si aktore nëpër shfaqjet e tij private në Teatër. Për të njëjtin regjisor me të cilin kemi ndërtuar kompaninë e parë private Teatrore në Tiranë dhe për të njëjtin regjisor që më ka mësuar bazat e aktrimit, si profesori im në Akademinë e Arteve,“-u shpreh ajo. 

REAGIMI I PLOTË:

Një përgjigje për Altin Bashën!

Para disa ditësh, një portal kishte publikuar disa mesazhe private që kisha shkëmbyer me regjisorin e Portokallisë, Altin Bashën. Për një epror kjo nuk është normale që të nxjerr mesazhet private, të shkëputura nga konteksti, duke cënuar privatësinë, etikën dhe integritetin profesional.

Në fakt, kjo erdhi si një reagim i Bashës për një intervistë timen, ku argumentova largimin tim nga Portokallia me shkakun e “mospërputhjes artistike me regjisorin”. Ishte vetëm ky togfjalësh, i shprehur aq shkurt, për të respektuar regjisorin në fjalë dhe spektaklin, sepse nuk doja të flisja as për debatin jo profesional që patëm në ditën e dytë të punës për sezonin e ri, as për presionin e shëmtuar që më ka bërë gjatë sezonit të kaluar duke m’u drejtuar: “ti del në ekran sepse kështu vendos unë” ose “ty të kam bërë unë” dhe as për amatorizmin me të cilin trajtohen aktoret femra.

Etika profesionale mund të tingëllojë si shfaqje e huaj për disa punonjës të sektorit të Artit Skenik, ndryshe nuk mund t’a shpjegoj reagimin e regjisorit të Portokallisë, pas reagimit tim.

Reagim që më ka dhunuar privatësinë dhe më ka shkaktuar dëm moral dhe profesional duke bërë publike disa mesazhe private, konfidenciale dhe të shkëputura nga konteksti (mesazhe që për më tepër dëshmojnë përpjekjen për një lloj komunikimi nga ana ime, që të kuptonte “sikletin” profesional që po më shkaktonte nga pengimi i vazhdueshëm që më bënte për t’u rritur artistikisht)

Jam krenare për edukatën dhe respektin me të cilin i jam drejtuar. Nuk e kam fshehur ndonjëherë respektin profesional ndaj tij sepse nuk e dija që të respektoje Bashën ishte një gjë e turpshme. Tani, e mësova.

Largimi im nga Portokallia nuk ka të bëjë fare me cilësinë e performancës siç ka qejf të shprehet ai, për këtë mjafton të shohësh feedback-un e publikut, ka të bëjë me një lloj “fresku” që unë refuzoj ta mësoj për të hipur në skenë. Flas për të njëjtin regjisor që e ka vlerësuar talentin tim duke më patur si aktore nëpër shfaqjet e tij private në Teatër. Për të njëjtin regjisor me të cilin kemi ndërtuar kompaninë e parë private Teatrore në Tiranë dhe për të njëjtin regjisor që më ka mësuar bazat e aktrimit, si profesori im në Akademinë e Arteve.

Do kishte qënë e mënçur nga ana ime ta kisha qepur gojën sepse ky regjisor nesër, me shumë gjasa mund të jetë drejtori i Teatrit të ri Kombëtar, për të cilin ka harxhuar aq shumë energji duke shpjeguar pse nuk duhet shëmbur dhe pastaj pse duhet shëmbur Teatri, por gjykoj që dinjiteti im është më i shenjtë se skena që mund të më hiqet nesër, sepse një artist pa dinjitet ta shpif, në skenë e jashtë saj.

Reagimi i Bashës nuk më bën as ngrohtë dhe as ftohtë sepse nuk u bëra dje aktore por më ka dhunuar privatësinë dhe më ka dëmtuar moralisht dhe profesionalisht. Çështje që sqarohen në vendin e duhur.

Me respekt,
Egla Ceno

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz altin basha egla ceno altin basha egla ceno

Sondazh

Poll

“O Ilir, o legen, prite Salën se po vjen”/ Protestuesit marshojnë pranë selisë së PD-se

“O Ilir, o legen, prite Salën se po vjen”/ Protestuesit marshojnë pranë selisë së PD-se

“Nuk je kryeministër, por palaço”/ E sëmura me kancer prek turmën: I dha miliona euro koncertit

“Merr lekët e fondeve të emergjencave dhe i jep për spektakël”/ Aktivisti: Shqipëria është e vjedhur

Protesta e 39-të qytetare/ Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë

Samiti i NATO-s në Turqi/ Sekretari i Përgjithshëm, Rutte: Samiti i radhës do të mbahet në Shqipëri

Operacioni "Vendtakimi"/ Përshtatën lokalin për lojëra fati dhe konsum narkotikësh

Rama: Ka ikur ajo kohë kur bëhej çfarë të donin të tjerët

Cila është arsyeja që Princi Harry humbi çështjen gjyqësore ndaj Daily Mail?

Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore

Loris Qosja nxënësi 15-vjeçar nga Cerriku shpallet fitues i International Stem Olympiad në Itali

Paris Hilton u sulmua fizikisht më 1990 në konviktin Utah në SHBA, shkolla humbet licencën

Organizatorët e Madonnës anulojnë shfaqjen e saj në Pride Parade për shkaqe sigurie

Koncerti i Kanye West në Tiranë, Rama: Kemi dhënë 4 milionë euro

Sazan Guri: Këtë kryeministër e kemi rrethuar demokratikisht dhe moralisht

Protestuesi: Rama ka dhënë 4 milionë euro për një këngëtar të cilit i janë ndaluar koncertet

Dita e 38-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"#dosja #protesta

Përfshihet nga flakët godina e Postës Shqiptare në Gjirokastër

Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, thërrasin njëzëri: Poshtë patronazhistët!

Mbyllet protesta para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në kryeqytet

Aktivisti: Ka ardhur momenti të shkosh në SPAK, të japësh llogari për pasurinë tënde

Aktivisti thirrje socialistëve: Ndiqni shembullin e Mariana Koçekut!

Nëna e protestuesit të arrestuar: Im bir ka ende shenjat e grushtave në furgonin e policisë

Protesta e 37-të/ Qytetari: Ambasadori gjerman i cilësoi protestat si pjesë e vlerave evropiane

Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“U shkatërrua Shqipëria”/ Qytetarja: Onkologjiku është një ndër arsyet kryesore pse protestojmë

Qytetari: Po protestojmë për të drejtat tona që na i kanë mohuar

Dita e 37-të e protestës/ Qytetari: Edi Rama dhe PS duhet të dorëhiqen!

Nis organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

Pamje apokaliptike nga autostrada Tiranë-Durrës/ Tymi pushton vendin, era favorizon flakët

Fermerët protestojnë në Prishtinë, derdhin qumësht para Ministrisë së Bujqësisë

Bie zjarr në Koxhas të Shijakut, tymi i zi mbulon autostradën Durrës-Tiranë

Start Up/ Rama: Dyfishuam financimet, ishin mbi 1200 aplikime

Rama me bizneset: Do të kenë mbështetjen tonë në procesin e integrimit në BE

"Manja është skllav i dosjeve të tij"/Berisha: Ramës ia bënë urimin më të mirë të rinjtë në protestë

"SPAK-un e drejton vetëm Edi Rama"/ Berisha: Pse e fsheh Dumani emrin e zyrtarit që ishte në Aruba?

Berisha: 130 mln euro u zhdukën nga djegësi i Tiranës, asnjë zyrtar i lartë nuk është prangosur

Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’, pritet nga mbështetësit

U arrestua për dhunën te Kuvendi, Niko Qarkaj: 12 mijë qytetar si burgos dot në Surrel!

U lirua pas 4 ditësh i arrestuar, Albion Nikolli: Policët janë me ne, ndjehen të shtypur nga sistemi

Protesta jehonë në gjithë mediat e botës”/ Aktivistja: SHBA dhe BE po reagojnë

Zjarri masiv në zonën e Levanit, Policia: evakuohen 11 familje

Pjesëmarrje e jashtëzakonshme e Diasporës! Protestuesit mbërrijnë te komisariati 3: Lironi çunat!

Mijëra qytetarë vijojnë marshimin rrugëve të Kryeqytetit

"Uniformë burgu, brisk e miell"! Protestuesi ‘mbulon’ Ramën me dhurata: Sapunin ndaje me Veliajn

Tubimi madhështor kundër Ramës, protestuesit marshojnë në kryeqytet! Pjesëmarrje rekord

Diaspora i fut "ethet" Edi Ramës, blindohen dyert e kryeministrisë

‘Diktatori i fundit’, studentët rrëzojnë ‘statujën’ e Edi Ramës

PAMJE MAHNITËSE/ Protestuesi 'veshin' Piramidën kuq e zi, shpalosin flamurin dhe banderolën gjigante

Protestuesit para kryeministrisë urojnë 250-vjetorin e Pavarësisë së Amerikës

Qytetarët mblidhen këtë të shtunë në Tiranë në kuadër të protestës kombëtare