Merrte rryshfet bashkë me kolegun, ky është mjeku i QSUT-së, mesazhet në kohën e Covid-it: Unë rri në sh...
Aktualitet
I bëri këngë Erdogan / Guri Rrokaj: I befasuar nga pritja që i bënë Ramës në Turqi
21 Janar 2022, 07:13Nga DOSJA
TIRANË – Këngëtari i muzikës polifonike, Guri Rrokaj, ka krijuar një këngë për Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, që e ka rikthyer në qendër të vëmendjes, pas vizitës së tij në Tiranë. Rrokaj rrëfeu në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se nga u frymëzua për këtë këngë.
Pjesë nga biseda:
Guri Rrokaj: Vargjet, nuk pretendoj se jam shkrimtar, por jam krijues dhe tek poeti popullor, kam realizuar edhe tre libra. I fundit, me 250 këngë.
Ylli Rakipi: Si erdhi kjo këngë për Erdoganin?
Guri Rrokaj: Unë shihja televizor, shumë herë e mbaja edhe te ju, se më pëlqente. Shoh unë kryeministrin Rama në Turqi, u befasova, një pritje shumë e madhe. Kur pashë aty, kontrollova logjikën dhe më vajti mendja te 39 vezirë që ka prodhuar Shqipëria për Turqinë.
Ylli Rakipi: Gjithë ky krijim, që ke hedhur shpirtin aty, ky Edi Rama pse nuk e lejoi që të shfaqej në kohën kur erdhi Erdogani këtu?
Guri Rrokaj: Më shumë se e njihni ju gazetarët Edi Ramën, unë nuk hyj në punët e atij. Ne na ftoi ambasada turke, por u çakordua axhenda. Përshëndeti me bori nga makina, unë me grupin këndova nja dy këngë. Kur tha ai do të bëj spitalin në Fier, unë atë natë krijova këngën. Të gjithë zërat aty janë të mijtë. Unë e realizoj polifoninë vetëm. Ne për këngë kemi lindur, po përse të mos shërbej për marrëdhëniet kulturore me Turqinë?
Ylli Rakipi: Po për Luli Bashën përshembull, mund të bësh këngë ti?
Guri Rrokaj: Atyre u takon këngë humoristike me bejtje, t’u godasësh pikat që kanë. Por Metën e kam mik, i këndoj tamam. Kurse kryeministrit bëj cfarë të duash, nuk të bën mik ai, është kokë mënjanë.
(E.H/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
SHQIPËRI – Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile është në gatishmëri lidhur me të ftohtin që pritet të përfs...
TIRANË – Pedagogu Ervin Goci ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, në lidhje me atë që po ndodh te zona e ‘5 Majit’ në kryeqytet, ku...
SHQIPËRI – Pushteti vendor i cili është një hallkë e rëndësishme sa i takon programeve të strehimit social do të vijojë të marrë mbështetje edhe gjat...
TIRANË – Mandati i dy prej anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë ka përfunduar që prej muajit dhjetor 2021. Bëhet fjalë për manda...
KOSOVË – Në mbledhjen e sotme të Komitetit për koordinim dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike është diskutuar për vendosjen e masave të reja ant...
SHQIPËRI – Si në asnjë vend tjetër të Europës, në Shqipëri vetëm ndërtohet pa fund. Ndërtimi, vit pas vit, po shndërrohet në një sektor me peshë në e...
TIRANË – Këshilli i Lartë Gjyqësor konfirmoi 34 kandidatë për të plotësuar vendin vakant në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor. Në mbledhjen e sotme, KLGJ re...
TIRANË – Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbi Mazniku ka folur lidhur me projektin në zonën e “5majit”, ku një ditë më parë qytetarët u përplasën...
TIRANË – Pas atentatit të dështuar ndaj shtetasit Lulzim Masha, administrator i një shkolle private dhe të njohur në Tiranë, Prokuroria e ka regjistr...