LIVE UPDATES
Art&Argëtim

I arrestuar ditën e Pashkës!

15 Prill 2020, 06:06 Nga DOSJA

SHKODËR– Ishte data 21 prill 1957, ditë Pashke. Mbi qytetin e Shkodrës, mbërthyer nga zymtësia e diktaturës kish rënë drita e festës. 17-vjeçari Ndrekë Bazhdari bashkë me dy të tjerë të rinj të Liceut të Shkodrës ishin nisur drejt kishës Françeskane, e cila ndodhej në rrugën që të çonte te Pazari i Ri, atje do të kremtohej festa dhe tre të rinjtë ishin në korin e kishës.

Gjatë rrugës për te kisha, Ndreka kishte vënë re disa persona që po e ndiqnin hap pas hapi deri tek godina e Degës së Brendshme, që gjendej afër kishës. Kur Ndreka mbërriti para degës, një polic e urdhëroi të ndalonte. 17-vjeçari bashkë me shokët e tij do të arrestohej aty, atë ditë të Pashkëve. Ja si e rrëfen Ndreka ditën e arrestimit të tij dhe kalvarin e vuajtjeve nëpër burgjet komuniste:

“Unë, që në mëngjes, munda të vija re që më ishin vënë mbrapa dy persona të mbajtur e të veshur mirë, për të cilët, më vonë, mora vesh se paskëshin qenë ish-kryetari i Degës së Shkodrës, Feçor Shehu dhe kryetari i hetuesisë për Tiranën, Besim Selita. Në kohën kur mbërritëm para derës së Degës, që ndodhej tek Selvia, dërguan një polic, na ndalën dhena morën e na futën brenda. Të treve. Unë kisha një parandjenjë që diçka e keqe po ndodhte. Në Degë, salla ku na futën, ishte mbushur me oficerë, sikur të ishte ndonjë ditë feste për ta e jo Pashkët tona. Njëri prej atyre policëve, më drejtohet mua e më thotë: “Hajde, ti bjondi që je në mes”. Shkova pas tij dhe e kuptova që nuk do dilja më prej atij vendi. Isha 17 vjeç.

Ngjita shkallët i rrethuar me policë, a thua se kë kishin kapur; sikur kishin kapur ndonjë të “rrezikshëm”, sikur të kishin kapur Hamit Matjanin. Më ngjitën lart në një zyrë, e kur ç’të shoh! Aty përballë, i ulur në tryezë, ishte po ai person që më ishte vënë pas, dhe anash tij qëndronin shumë oficerë. M’u prezantua: “Unë jam Feçor Shehu.” Pastaj më tha: “Në emër të popullit, je i arrestuar!” S’kisha ç’të thoshja por pashë edhe dy oficerë nga Shkodra dhe më vonë, e mora vesh që këta ishin të autorizuar nga Dega e Shkodrës, për të ndjekur hetuesinë tonë në Tiranë. Mbasi u prezantuan, më dhanë edhe mandatin e arrestimit, për t’i vënë një firmë, pastaj më ulën në katin poshtë. Kur më ulën poshtë, më çuan në ca biruca, që ne në atë kohë, i quanim “qela”. Biruca ku më futën, ishte në formë varri dhe kishte një birë të vogël për dritare, rreth 20 cm me 20 cm, por afër tokës. Kështu që biruca ishte krejtësisht në terr.

U futa aty brenda dhe s’kisha as rroba e asgjë tjetër. Ishte rregull që kur hyje në birucë, duhej të hiqje e të lije jashtë rripin, ndonjë bluzë të trashë, lidhësat e këpucëve, kopsat, –gjithmonë me idenë se i burgosuri mund të tentonte vetëvrasje. Ditën e parë, natyrisht që isha shumë i trishtuar, sepse dihet se si mund ta përjetojë atë terr, atë ambjent varri, një 17-vjeçar. Të nesërmen, motra bëri çmos që të më sillte të paktën një batanije, një fije bukë Pashkësh që quhet “Përpeç” dhe disa vezë, se vetëm kaq lejohej të hynte. Ditën e parë, s’më kishin dhënë asgjë për të ngrënë, se nuk kisha hyrë akoma në “forcë”, pra, në listën e të burgosurve.

Kjo punë vazhdoi për disa ditë. Në hetuesi, na merrnin nga ora 1 apo 2 e natës, atëherë kur ishim të rraskapitur. Natyrisht, hetuesia ishte vend i trishtë për moshën që kishim, por jo e krahasueshme me atë të shokëve tanë, të cilët kishin kaluar tortura nga më të tmerrshmet; hetuesit nuk kishin se çfarë prisnin prej nesh, sepse kishin traktet në dorë, kishin shkrimin tim, kishin faktet. I kishin të gjitha çfarë u duheshin, për ta na dënuar.

Pas nja tre muajsh e gjysmë, afërsisht katër, na nxorën nga biruca. Kishte ardhur një “Jeep”, një nga ato makinat e zakonshme të Degës e po priste. Më nxorën mua të lidhur, e më hipën. Nxjerrin dhe një tjetër dhe e lidhin aty. Tani po prisnim se ku po na çonin. Unë përfitova prej rastit kur dy oficerët që na shoqëronin, po bënim muhabet dhe e pyeta të burgosurin tjetër: “Prej nga je ti?” Më thotë: “Jam prej Shkodre. Po ti?” “Edhe unë prej Shkodre jam”- i them. Kur e pyeta për emrin, ai më tha: “Karlo Çefa, po ti?” Unë i thashë se jam Ndrek Bazhdari. Përfytyroje: nuk njohëm dot njëri-tjetrin! Sepse ishim zbardhur komplet dhe sytë nuk punonin pas katër muajsh në errësirë të plotë. “Po Nikun, ku e kemi; a di gjë?”- e pyeta. Ai më tregoi se Nikun e kishin marrë më përpara. “Po ku e kanë çuar?”- i them unë. “S’di gjë, – thotë ai. -po ne ku po na çojnë?” Edhe na morën prej aty dhe na çuan në birucat e Burgut të Ri, për arsye se kishin kapur një kontigjent tjetër oficerësh pasi iku Panajot Plaku dhe duhej të liroheshin birucat për ta.

Tek Burgu i Ri, na lanë në birucë nja një muaj e ca. Pastaj na nxorën në gjyq. Në gjyq, dihet si shkojnë punët dhe ne u akuzuam si grup anti-Parti, si grup që do të rrëzonte pushtetin me forcë.

Në fakt, ligji e ndalonte burgun nën 18 vjeç, pasi Shqipëria, atë kohë, ishte anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe kishim nënshkruar disa karta. Por, këta, e justifikuan me dhënien e “gjysmë-dënimit” këtë shkelje. Në atë kohë, nuk ishin hequr avokatët dhe secili prej nesh kishte dy avokatë. Më kujtohet që ne kemi pasur një avokat me mbiemër Tirana dhe një tjetër që quhej Koço Dilo.

Dhe si përfundim, na dhanë dënimet maksimale për moshën që kishim, “gjysmë-dënimet”. Mua më dënuan me 14 vjet burg.

Marrë nga Kujto.al

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur ndrekë bazhdari shkoder ndrekë bazhdari shkoder

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 14 Prill 2020, 14:12

TIRANË– Një qytetar ka thyer rregullat e qarkullimit rrugor dhe për ta bërë akoma më të ditur këtë, ka filmuar edhe momentin ekstrem. Videoja është publiku...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet