Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË -Tre pacientë të tjerë kanë humbur jetën nga COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, duke e çuar numrin e viktimave në 157. Viktimat janë dy persona nga Tirana, 56 dhe 76 vjeç, si dhe një 90-vjeçar nga Elbasani.
Ministria e Shëndetësisë njofton, se po ashtu janë konfirmuar edhe 79 raste të reja, nga 500 testime të kryera. Aktualisht në spitalin Infektiv janë shtruar 115 pacientë, nga të cilët 66 janë në terapi intensive, ku 5 janë intubuar. Për momentin në vendin tonë numërohen 2167 raste aktive.
Njoftimi i MSH
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon rreth situatës së COVID19 në Shqipëri në 24 orët e fundit. Kanë vijuar testimet për personat e dyshuar të prekur me Covid19 dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton të përdorni maskën kudo në ambientet e mbyllura dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën. Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 56 vjeçar dhe një 76 vjeçar nga Tirana me disa bashkëshoqëruese dhe një 90 vjeçar nga Elbasani. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 115 pacientë, 16 janë në terapi intensive, 5 prej të cilëve pacientë të intubuar. Në 24 orët e fundit, janë kryer 500 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 79 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 56 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Krujë, nga 3 raste Fier, Lushnje, nga 1 rast në Elbasan, Kavajë, Vlorë, Kamëz, Divjakë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 69 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2952, që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rekomandon çdo qytetari të tregojë kujdes për respektimin e rregullave: Ruani distancën nga të tjerët të paktën 1.5 metër; Mbani maskë në ambiente të mbyllura dhe kudo ku nuk mund të ruani distancën. Ruani higjienën personale dhe kolektive.
Nëse keni shenja të sëmundjes izolohuni dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.
COVID-19 – Statistika (31 Korrik 2020)
Testime totale 41199
Raste pozitive 5276
Raste të shëruara 2952
Raste Aktive 2167
Humbje jete 157 (Qarku Tiranë 83, Shkodër 24, Durrës 20, Fier 7, Elbasan 6, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 4, Dibër 2, Lezhë 2, Berat 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1191
Durrës 256
Shkodër 209
Vlorë 94
Fier 83
Lezhë 82
Kukës 65
Korçë 60
Elbasan 47
Gjirokastër 29
Berat 27
Dibër 24
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SARANDË- Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në qytetin e Sarandës. Sipas informacioneve mësohet se 20-vjeçar, që punonte si bari është helmuar me...
Gjatë pandemisë persona të paidentifikuar ende raportohet se kanë vjedhur Akademinë e Studimeve Arkeologjike. Sipas një burimi të sigurt policor të gazetës “Si”...
ELBASAN– Zbulohet shkaku i vdekjes së 40-vjeçarit Florian Lamçe në orët e para të mëngjesit të 30 korrikut. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, 40-vj...
SHQIPËRI- Prej disa ditësh në laboratoret private ka nisur testimi serologjik për Covid-19 për shtetasit shqiptarë me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë ...
TIRANË-Vladimir Meçe, avokati i Emiljano Shullazit e quan të papranueshëm dhe të kundraligjshëm vendimin për kalimin e klientit të tij në regjimin s...
ELBASAN– Zbardhet dëshmia e Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini lidhur me vrasjen e Florian Lamçes brenda një ...
TIRANË– Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka ndarë me ndjekësit e tij një moment ndryshe nga puna e tij në Urgjencë. Me anë të një statusi n...
TIRANË- Aksidentohet në zonën e 21-it në Tiranë një makinë e Ministrisë së Brendshme. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ku e plagosur ka mbetur një grua...
TIRANË– Policia e Shtetit ka arrestuar 7 persona, 2 prej të cilëve ishin shpallur në kërkim. Një 38-vjeçar me iniciale B. G., është kapur duke tregt...
ITALI– Detaje të reja kanë dalë nga helikopteri i Forcave të Armatosura shqiptare që pësoi defekt gjatë udhëtimit nga Franca në Shqipëri. Mësohet se 4 ushtarakë...