Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
KOSOVË- Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj, ka thënë të enjten se qëndrimi i partisë së tij, në raport me votimin e Vjosa Osmanit për postin e presidentit, është i qartë.
“Nuk e mbështesim kandidaturën e saj”, ka thënë ai.
“Nuk votojmë për të, nuk marrim pjesë në votim. Prandaj, çështje të tilla qëndrimi apo mosqëndrimi në sallë, mendoj se janë tema të natyrës teknike. Besoj se e kemi pasur një debat të gjatë në PDK, e kemi folur në kryesi të PDK-së, në Këshill Drejtues dhe kjo është temë e mbyllur”, ka deklaruar Hoxhaj para gazetarëve në Prishtinë.
Sipas Hoxhajt, nuk ka kurrfarë vlere nëse gjatë seancës për zgjedhjen e presidentit, PDK-ja qëndron në sallë, për sa kohë që nuk merr pjesë në votim.
Mes tjerash ai e ka konsideruar Osmanin figurë “përçarëse”.
“Ju e dini që, a qëndron apo nuk qëndron në sallë, nuk ka kurrfarë vlere. Vlera është, a merr pjesë apo nuk merr pjesë në votim, dhe qëndrimi jonë është që kandidatura e zonjës Osmani është e papranueshme, nuk e reflekton vullnetin, më së paku të elektoratit të PDK-së, por nuk e reflekton edhe vullnetin e qytetarëve të Kosovës, meqë ka qenë një figurë më shumë polarizuese, përçarëse, në raport me qytetarët e Kosovës, por edhe në raport me ish-subjektin e saj politik, të cilin subjekt e ka shndërruar në viktimë në këto zgjedhje”, ka thënë mes tjerash ai.
Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani në zgjedhjet e 14 shkurtit ka garuar në listë të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje, që ka fituar 50.28 për qind të votave. Osmani, e cila në zgjedhje ka marrë mbi 300 mijë vota, ka garuar si kandidate për presidente.
Që një person të zgjidhet president i Kosovës, sipas kushtetutës, në dy raundet e para të votimit duhet të sigurojë dy të tretat e votat të Kuvendit të Kosovës prej 120 ulësesh. Ndërkaq, në raundin e tretë, president zgjidhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në votim duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë.
Nëse edhe raundi i tretë dështon, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.
Deri më tani pro votimit të Osmanit janë deklaruar komunitetet joserbe, ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se i takon Lëvizjes Vetëvendosje dhe Vjosa Osmanit që të sigurojnë votat për president.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se nuk voton për zgjedhjen e një presidenti partiak.
MARRË NGA REL
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË- Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka folur për takimin e nesërm me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin. Telegrafi shkruan se Abdixh...
Një vit pasi vala e parë e infeksioneve Covid-19 përfshiu të gjithë botën, ka disa pacientë që po përjetojnë një sëmundje që nuk do të zhduket kurrë. Shumë paci...
TURQI- Revista turke, “Misvak” ka shkaktuar një sërë reagimesh në vendet e rajonit Ballkanik përfshi edhe Shqipërinë me një hartë që ka publikuar. Ajo ka publik...
ANGLI- Vaksina e AstraZenecës dhe Pfizer/BioNTech mund të mbrojnë kundër mutacioneve të Brazilit. The Guardian shkruan se një studim i këtyre dy vaksinave të bë...
TANZANI- Presidenti i Tanzanisë John Magufuli ka vdekur ditën e sotme në një spital në Dar es Salaam. Magufuli konsiderohej si një nga presidentët më skeptikë n...
ZVICËR – Në lagjen Seebach të Cyrih gjendet një xhami që e quan veten “shqiptare”. Dhe kjo xhami, siç njoftojnë mediat zvicerane, ka një dyqan...
GJENEVË- Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën, Hans Kluge ka folur rreth vaksinës së AstraZenecës. Metro shkruan se, Kluge ka thënë ...
KINË- Teoria që Covid-19 ka dalë nga një laborator në Wuhan është braktisur nga ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Dailymail shkruan se pane...
SHBA- Familja Kackini po përballet me dëbimin nga SHBA-ja pasi i ka përfunduar data e rinovimit të vizës. Abc7ny kë bërë të ditur rastin e familjes shqiptare, e...
UKRAINË- Kryeqyteti i Ukrainës, Kyevi do të hyjë në bllokim të rreptë për 3 javë. The Guardian shkruan se rritja në mënyrë alarmante e infektimeve të Kyev,...