LIVE UPDATES
Bota

Shumë pacientë po vuajnë nga gjendja e post Covid-19 për mbi 1 vit!

18 Mars 2021, 12:26 Nga DOSJA
Shumë pacientë po vuajnë nga gjendja e post Covid-19 për mbi

Një vit pasi vala e parë e infeksioneve Covid-19 përfshiu të gjithë botën, ka disa pacientë që po përjetojnë një sëmundje që nuk do të zhduket kurrë. Shumë pacientë vuajnë nga gjendja e post Covid-19, ose Covid të zgjatur, por ka nga ata që kjo periudhë iu ka zgjatur gati një vit që prej diagnostikimit. Muaj më vonë, ata po përballen me simptoma që përfshijnë lodhjen, gulçimin, rrahjet e larta të zemrës dhe një paaftësi fizike. Mjekët po përpiqen të përcaktojnë se çfarë i shkakton simptomat, saktësisht sa njerëz preken dhe pse disa vuajnë ndërsa të tjerët shërohen. Është e paqartë pse gratë përgjithësisht më të reja ose në moshë të mesme, të cilat më parë ishin të shëndetshme duket se preken më shumë nga gjendja post-Covid. Institutet Kombëtare të Shëndetit në shtete të ndryshme në SHBA njoftuan një iniciativë të madhe për të studiuar gjatë Covid-19, mbështetur nga 1.15 miliardë dollarë në financim.
Një numër i madh i pacientëve që janë infektuar me Covid-19 vazhdojnë të përjetojnë një swrw simptomave shumë kohë më parë se sa janë shëruar nga fazat fillestare të sëmundjes Covid-19“, tha drejtori i një nga Instituteve Francis S. Collins.
Një studim në shkurt i botuar në revistën mjekësore “JAMA” zbuloi se afërsisht një e treta e 177 njerëzve që kishin kryesisht raste të lehta Covid raportuan simptoma të vazhdueshme deri në nëntë muaj pas sëmundjes. Gati 30% e pacientëve jo të shtruar në spital raportuan se vazhdimisht kishin probleme shëndetësore. Një studim tjetër i kohëve të fundit, në revistën “Sëmundjet Infektive Klinike”, zbuloi se 66% e 118 pacientëve me Covid të lehtë deri të moderuar kishin të paktën një simptomë identifikuese të Covid-19 katër muaj më vonë.
“Ajo që po shohim nuk është një kusht, është një seri e tërë gjërash“, thotë Martin McKee, një profesor i shëndetit publik Evropian në Shkollën e Higjenës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, i cili ishte autori kryesor i një dokumenti të Organizatës Botërore të Shëndetit në Covid-19 të zgjatur.
Disa pacientë kanë parë përmirësim gradual me rehabilitim shumë të ngadaltë.
“Mali Sinai” në Nju Jork ishte një nga spitalet e para që krijoi një qendër të dedikuar për kujdesin post-covid.
“Nga 800 pacientë të regjistruar në programin e rehabilitimit të qendrës, rreth 150 i janë nënshtruar rreth katër muaj rehabilitimi. Pothuajse të gjithë ata 150 po përmirësohen, por asnjë nuk është rikuperuar plotësisht,” thotë David Putrino, drejtori i pavijonit rehabilitues në spital.
Ai beson se pacientët me covid të zgjatur do të kenë nevojë për minimumi gjashtë deri në 12 muaj rehabilitim. Programi në Sinai përfshin realizimin e ushtrimeve të frymëmarrjes për të rritur performancën e mushkërive në mënyrë që pacientët të fillojnë të tolerojnë rikonservimin gradual të stërvitjes.

Klinika Mayo në Rochester, Minn., ka një program për të trajtuar pacientët me Covid-19 të cilët janë të sëmurë deri në tre muaj dhe një program të veçantë me fibromialgjinë dhe specialistët e sindromës së lodhjes kronike për pacientët që janë të sëmurë më gjatë.
Ne kemi pasur pacientë të shëruar plotësisht, duke përfshirë pacientë që kishin funksion shumë të dobët të mushkërive në fillim të trajtimit”, thotë Greg Vanichkachorn, një mjek në Mayo.
Të tjerët janë përmirësuar, por ende po përjetojnë simptoma një vit më vonë. Disa mjekë thonë se simptomat e mushkërive, duket se përmirësohen më shpejt me trajtimin sesa ato neurologjike.
“Janë me të vërtetë efektet neurokognitive të cilat duket se po zgjasin më gjatë,” thotë Aruna Subramanian, një profesore klinike e mjekësisë në Universitetin e Stanfordit.
Grupi i saj po kryen testimin neurokognitiv, si dhe MRI funksionale në disa pacientë.
Të dhënat paraprake atje tregojnë ulje të ndjeshme të vëmendjes, funksionit ekzekutiv, kujtesës dhe mosfunksionimit të përgjithshëm njohës,” thotë Subramanian.
Teoritë mbi shkaqet e simptomave përqendrohen në faktin nëse ato janë me natyrë autoimune, inflamatore ose të dyja. Akiko Iëasaki, profesor i imunobiologjisë në Yale, thotë se ka prova që Covid i zgjatur mund të shkaktohet nga një rezervuar viral; mbetjet e virusit në trup duke shkaktuar inflamacion; ose një sëmundje autoimune. Ajo po shikon gjithashtu nëse vaksinat mund të përmirësojnë simptomat tek pacientët.
Iëasaki dhe Putrino po studiojnë përgjigjen imune të pacientëve me Covid të zgjatur. Sipas tyre ka mundësi që Covid të shkaktojë një përgjigje masive inflamatore duke prodhuar një gjendje citokine, madje edhe në raste të lehta, të cilat mund të dëmtojnë indet dhe organet e trupit. Pacientët e shtruar në spital që i nënshtrohen të ashtuquajturës stuhi citokine marrin ilaçe për të ulur përgjigjen e tyre inflamatore, por pacientët në shtëpi mund të mos e kuptojnë se trupi i tyre po kalon një ngjarje të tillë. “Ky mund të jetë një shpjegim i fortë se pse rastet më pak të rënda kanë më shumë të ngjarë të çojnë në këtë fenomen post-akut Covid”, thotë Putrino.

Marrë nga SI

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid i zgjatur post covid covid i zgjatur post covid

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale