Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Hoti takohet dhe me Veliajn, merr “Çelësin e qytetit” nga kryebashkiaku
3 Korrik 2020, 15:53Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar dhe takimin e fundit në kuadër të vizitës së tij në Tiranë. Hoti ka shkuar në zyrën e kreut të Bashkisë Tiranë, Erion Veliajt, i cili i ka dhuruar “Çelësin e qytetit”, si simbol i një dere të hapur për të gjithë.
Hoti, falenderoi Veliajn për këtë nderim dhe shprehu vlerësimet për punën e tij në mirëmenaxhimin e qytetit. “Jam vërtet i nderuar në 100 vjetorin e Tiranës edhe si dikush që ka punuar në pushtetin lokal ju kam zili për pasionin që keni për punën. Ju uroj çdo të mirë edhe sukses”, tha Hoti. Veliaj dhe Hoti biseduan edhe për krijimin e lehtësirave për studentët në të dyja anët e kufirit.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hotika zhvilluar sot një vizitë në Tiranë. Prej orës 10, Hoti ka takuar Ramën, Ruçin, Metën, Bashën dhe Veliajn. Gjatë takimeve intensive Kryeministri i Kosovës është shtyrë për vijimin e dialogut me Serbinë. Kreu i Qeverisë së Kosovës prezantoi tre planet ekonomike, mes tyre ndërtimi i një HEC-i dhe një hekurudhe. Rama në konferencën për mediat u tregua i ashpër me ndërkombëtarët dhe Vuçiçin, kërkoi njohjen e Kosovës dhe liberalizimin e vizave.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Opozita parlamentare është e gatshme te negociojë 2 nga kërkesat e saj me kushtin që Partia Socialiste të votojë hapjen e listave dhe depolit...
TIRANË– Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Tiranë. Fillimisht Hoti është takuar me homologun e tij, Edi Rama me t...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti. Në një njoftim për mediat nga Presidenca, bëh...
TIRANË- Kandidati për Rektor në Universitetin e Tiranës, Artan Hoxha, ka folur sot për platformën e tij nëse do të zgjidhet në krye të UT-së. I ftuar sot n...
TIRANË -Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti u takua sot me kreun e PD, Lulzim Basha në selinë blu. Hoti në fund të deklaratës së përbashkët, u pyet për h...
TIRANË -Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti sot në selinë blu kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti. Në përfundim të takimit, Basha tregoi det...
TIRANË- Një ditë më parë maxhoranca e ndihmuar dhe nga disa deputetë të opozitës votoi pro kandidaturës së Presidentit Ilir Meta për kreun e Kontrollit të ...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta me anë të një dekreti ka dekoruar me gradën madhore “Gjeneral Major”, gjeneral brigade Barjam Begaj. Në një dekret të firmosur...
TIRANË- Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti sot Kryeministrin eKosovës, Avdullah Hoti, dhe delegacionin qeveritar, i cili po zhvillon një vizitë...
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka deklaruar se konkursi i përzgjedhjes së specializimeve në Mjekësi është pasqyrë e krizës, në të...