LIVE UPDATES
Politike

Hoteli luksoz i paguar nga Fusha për Maznikun në Barcelonë, Prokuroria pushon hetimin për zyrtarët e Bashkisë Tiranë

19 Shkurt 2020, 10:29 Nga DOSJA
Hoteli luksoz i paguar nga Fusha për Maznikun në Barcelonë,

Në shtator 2019, Prokuroria e Tiranës deklaroi se po zgjeronte hetimet ndaj zyrtarëve të bashkisë së Tiranës që kishin përfituar pagesa nga biznesmeni Shkëlqim Fusha për akomodimin në një hotel luksoz në qershor 2018 në Barcelonë të Spanjës.

Por në dhjetor 2019, hetimi u kthye në një “flluskë sapuni”, ndërsa Prokuroria kërkoi në gjykatë pushimin e çështjes.

Procedimi penal u regjistrua pas publikimit në media të faturës që tregonte se biznesmeni Fusha kishte paguar 1816 euro për dy netë qëndrimi të nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku në hotelin me 5 yje “Alma” në Barcelonë në qershor 2018.

Prokuroria e Tiranës regjistoi fillimisht akuzat e “korrupsionit aktiv të nëpunësve të huaj publikë”, “shpërdorimi i detyrës” dhe “korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, por i rrëzoi ato brenda tre muajsh.

Në një përgjigje me shkrim, Prokuroria e Tiranës i tha BIRN se kishte depozituar më 17 dhjetor në gjykatë kërkesën për pushimin e kësaj çështjeje, pa shpjeguar arsyet.

“Për çështjen penale me nr.7207…lidhur me pagesën e faturave nga administratori i kompanisë Fusha sh.p.k., Z.Shkëlqim Fusha për akomodimin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Z.Arbjan Mazniku dhe të zyrtarëve të tjerë të Bashkisë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë më datë 17.12.2019 ka kërkuar në gjykatë pushimin e çështjes penale,” tha një zëdhënës i Prokurorisë së Tiranës.

Prokurori i çështjes, Alket Mersini nuk iu përgjigj një kërkese për koment mbi arsyet që e shtynë të kërkonte mbylljen e procedimit penal. Kërkesa e Prokurorisë nuk është shqyrtuar ende nga gjyqtari paraprak.

Kompania Fusha Sh.p.k është kontraktori më i madh i bashkisë së Tiranës dhe vetëm gjatë 4 viteve të fundit – kohë kur në krye të bashkisë ka qenë kryebashkiaku Erion Veliaj, ka përfituar mbi 28.6 milionë euro në fonde publike nga ky institucion.

Fusha fitoi gjithashtu tenderin me vlerë 11 milionë euro për ndërtimin e sheshit Skënderbej, si e vetmja kompani konkurruese si dhe qëndron pas projektit kontrovers të partneritetit publik privat për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar.

Nënkryetari i Bashkisë, Arbjan Mazniku nuk është zyrtari i vetëm që përfitoi pagesa prej 900 eurosh nata në hotelin luksoz nga zemërgjerësia e biznesmenit Fusha. Nga dëshmitë e dhëna në Prokurori doli që Fusha kishte paguar edhe për akomodimin e drejtorit të Urbanistikës, Ditjon Baboçi dhe anëtarë të tjerë të delegacionit. Ndërkohë, mbetet e paqartë se kush e ka paguar faturën e hotelit për kryebashkiakun Veliaj.

Në një reagim për Zërin e Amerikës, Bashkia e Tiranës i justifikoi pagesat e Fushës me kursimin e fondeve publike.

“Me rastin e marrjes së këtij çmimi prestigjoz, një grup nga Shqipëria udhëtoi për në Barcelonë për të marrë pjesë në ceremoni dhe për të tërhequr çmimin. Kompania ‘Fusha’ mori përsipër të mbulojë shpenzimet për grupin nga Shqipëria, kësisoj duke mos shpenzuar fonde të Bashkisë së Tiranës për një çmim që i jepej si bashkisë edhe kontraktorit për realizimin,” deklaroi Bashkia.

Ky është hetimi i dytë i pushuar brenda një kohe të shkurtër nga Prokuroria e Tiranës për çështje që lidhen me zyrtarë të lartë të Bashkisë së Tiranës dhe biznesmenin Shkëlqim Fusha. Në tetor 2019, gjykata miratoi kërkesën e prokurorisë për të pushuar hetimet edhe për tenderin pa garë të mbjelljes së drurëve dekorativë në segmentin Kamëz-Kashar të autostradës.

“Tenderi me negocim” me vlerë 332.5 milionë lekë u përdor për mbjelljen e pishave të buta përgjatë autostradës, ku vlera e një pishe rezulton të ketë kushtuar 1.17 milionë lekë (€8200).

Por gjykata argumentoi se Drejtoria e Punëtorëve nr.1 e Qytetit e kishte pasur të pamundur të kryente një procedurë të hapur prokurimi për shkak se fondet rrezikonin të digjeshin në fund të vitit, ndërsa shtoi se vendimi për alokimin e fondeve ishte marrë nga një organ kolegjial si Këshilli Bashkiak. Marrë nga Reporter.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arbjan mazniku thirret ne prokurori arbjan mazniku arbjan mazniku thirret ne prokurori arbjan mazniku

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet