LIVE UPDATES
Politike

Protestat e banorëve të Unazës së re, shtyhet gjyqi ndaj Balliut, ish-deputeti: Vetëm shtëpia e Elisabeta Imerajt nuk prek

19 Shkurt 2020, 10:13 Nga DOSJA
Protestat e banorëve të Unazës së re, shtyhet gjyqi ndaj

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka shtyrë proçesin gjyqësor që zhvillohet ndaj ish-deputetit të Partisë Demokratike Klevis Balliu dhe banorëve të Unazës së Re, pas protestave që janë zhvilluar në ktë zonë, kundër projektit dhe shembjes së banesave të tyre. Të pandehurit akuzohen për kundërshtim të forcave të policisë.

Në një prononcim për mediat, Balliu u shpreh pas daljes nga seanca gjyqësore se shtyrja ishte bërë për shkak të mungesës së njërit prej banorëve të Astirit, të cilin nuk e kishin njoftuar për këtë seancë. Klevis Balliu tha se prokuroria, e drejtuar nga Elisabeta Imeraj nuk ka asnjë provë kundër tij dhe banorëve, që kanë qenë në mbrojtje të shtëpive të tyre nga një akt i rëndë korruptiv, që vazhdon të mbrohet nga Elisabeta Imeraj. Klevis Balliu ngriti disa pyetje dhe tregoi me foto shtëpinë në pronësi të drejtueses së Prokurorisë, duke theksuar se nga njëra anë ajo mbylli dosjen e korrupsionit 40 milionë tek Unaza dhe nga tjetër është përfituese direkte nga projekti, pasi banesa e saj nuk preket. Ish-deputeti përmendi rastin e kompanisë Salillari, e cila do të ndërtojë 2 nga 3 lotet e projektit të Unazës së Re dhe sipas Balliu kjo gjw vjen pasi ai është mik me kryeministrin.

““Këto lojëra të vogla meskine nuk funksionojnë. Si anëtar i Partisë Demokratike jemi rritur me vlerat për t’u përballur me padrejtësinë dhe jo për t’iu fshehur asaj. Shihni anëtarë të opozitës, kolegë të mi apo gazetarë që enden nëpër dyert e gjykatave, ndërsa vrasës, njerëz të dënuar për krime të rënda, njerëz të dënuar përjetësisht nëpër burgje lirohen nga gjykatat sepse lirohen me urdhër të Edi Ramës, kumbari i krimit të organizuar. Këta qytetarë, mua dhe shumë të tjerë nuk i sjell ligji, nuk i sjell Kushtetuta por i sjell Edi Rama me urdhra politikë. Pse nuk funksionon ligji për dhunën makabre të ushtruar ndaj banorëve të Bregut të Lumit, kur shefi i Komisariatit Nr.4 u kap me video, me figurë, u kap duke goditur një vajzë 19 vjeçare me shpullë? Pse nuk funksionon ligji, kur hidhet gazi lotsjellës brenda banesave të këtyre banorëve që janë këtu? Pse nuk funksionon ligji kur vjedhin 40 milionë euro tek Unaza e Re? Pse nuk funksionon ligji, kur me një tender fiktiv dhe korruptiv fitojnë  salillarët? Pse nuk funksionon ligji për ata që kanë vjedhur votat dhe janë kapur në përgjime? Sepse këtu nuk ka drejtësi. Këtu drejtësia ka ikur në drejtim të paditur, e ka zhdukur Edi Rama me Erion Veliajn, i cili e mbylli çështjen e pishave, kontratën direkte të paligjshme me Fusha sh.p.k. Këtë kontratë ia kam dorëzuar direkt Elisabeta Imerajt. Shtëpia e Elisabeta Imerajt është e vetmja shtëpi tek Unaza, që nuk preket nga projekti i Unazës. Tani kjo prokurore përfiton nga ky projekt, që na del nga bregu i tretë në të parin. Taksat që shqiptarët paguajnë janë që të bëjë pushime Salillari me Edi Ramën, me Taulant Ballën? Pse nuk çojnë KÇK-në tek Edmond Bego që ishte pas projektit të Lanës, i dënuar me 11 vite burg? Për gjithçka ndodh në vend e ka fajin opozita, e ka fajin gazetari, e ka fajin media, e ka fajin intelektuali, e ka fajin qytetari! Jo, e ka fajin qeveria e hajdutëve, e banditëve dhe kriminelëve që kanë shpërdoruar sipas KLSH-së 2.6 mld euro,”– tha Balliu ndër të tjera. 

Qëndresa e banorëve të Unazës së Re, mori fund në muajin nëntori të një viti më parë të cilët kishin nisur protestat kundër shembjes së banesave të tyre. Ish-deputeti Klevis Balliu bashkë me disa prej banorëve u morën të pandehur pas tensioneve që ndodhën në zonën e Unazës së Re.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike klevis balliu klevis balliu

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet