"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
Holanda nis vaksinimin dy javë pas vendeve të tjera Evropiane, një infermiere e shtëpisë së të moshuarve personi i parë
6 Janar 2021, 10:01Nga DOSJA
HOLANDË-Holanda nisi sot vaksinimin. Dy javë pas shumicës së vendeve të tjerë të Bashkimit Evropian, Holanda filloi programin e saj të vaksinimit Covid-19, me stafin e shtëpive të të moshuarve dhe punëtorët të vijës së parë pandemisë
Sanna Elkadiri, një infermiere në një shtëpi të moshuarish me probleme të shëndetit mendor ishte e para që mori vaksinën Pfizer-BioNTech në një qendër vaksinimi masive në Veghel, 120 km (75 milje) në juglindje të Amsterdamit.
Qeveria holandeze ka qenë nën kritika të ashpra për fillimin e saj të vonë të vaksinimeve. Kryeministri Mark Rutte iu tha ligjbërësve ditën e djeshme se autoritetet ishin të përqendruar te përgatitja e vaksinën e lehtë për tu trajtuar nga Universiteti i Oxfordit dhe AstraZeneca, e cila ende nuk është aprovuar nga Bashkimi Evropian.
Ndërkohë, ministri holandez i Shëndetësisë Hugo de Jonge nuk i komentoi kritikat, ai e quajti fillimin e procesit të vaksinimit një hap për të dalë nga kriza.
“Më në fund, pas 10 muajsh krize, sot ne kemi filluar t’i japim fund kësaj krize. Por, do të duhet pak kohë para se të kemi lënë pas gjithë problemet që na solli,“-ka thënë ai.
Holanda që prej fillimit të pandemisë ka shënuar 834,064 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 11,826 pacientë.
(k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ITALI– Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella, nënshkroi dekretin e ligjit në mbrëmje me masat anti-covid të miratuara nga këshilli i ministrave të Hënën në...
KOSOVË– Shpërthimi që ka ndodhur ditën e djeshme në Kosovë, ka lënë dhjetëra të plagosur, por ka edhe prej atyre që kanë shpëtuar lëndimit. Leonora B...
FILIPINE– Janë identifikuar 11 të dyshuarit lidhur me vrasjen e stjuardesës 23 vjeçare Christine Angelica Dacera, e cila u gjet e vdekur më 1 janar 2021 ...
SHBA– Djali i milionerit Ronald Stern, Alexandër është gjetur i pajetë pas katër muajsh zhdukje. 36-vjeçari i dha fund jetës duke u hedhur në lumin Thame...
BRITANIA E MADHE-Pesë shkencëtarë britanikë e kanë kritikuar planin e ri të qeverisë për të vonuar deri në 12 javë dhënien e dozave të dyta të vaksinave për Cov...
KOREJA E VERIUT– Sundimtari i Koresë së Veriut, Kim Jong- Un, ka pranuar se politikat e tij ekonomike kryesisht kanë dështuar dhe u zotua të shmangte përsëritje...
GJENEVË-Që nga marsi i vitit të kaluar, një total prej 602 gazetarësh dhe punonjësish të medias kanë humbur jetën nga COVID-19 në 59 vende, njoftoi të Mart...
BOTA-Shifra e të infektuarve me Covid-19 vazhdon të rritet, duke shënuar mbi 86 milionë persona, ndërkohë që kanë humbur jetën 1,876,803 njerëz dhe janë shëruar...