LIVE UPDATES
Politike

Historia që duhet treguar në një fushatë elektorale

24 Prill 2021, 09:00 Nga DOSJA
Historia që duhet treguar në një fushatë elektorale

Nga Daniel Eskibel (Psikolog, Këshilltar politik. Ekspert i psikologjisë së votuesve.)

Jetojmë të zhytur në një oqean historish. Ato që prindërit u tregojnë fëmijëve përpara se të flenë. Ato që tregohen kur mblidhen familjet dhe miqtë. Ato që shihen në televizor dhe në kinema. Ato që lexohen nëpër libra dhe në revista. Ato që kujtohen mes një çifti. Ato që tregohen në reklama. Histori nga të gjitha anët dhe në çdo moment. Miliona histori.
Përse?

Shumë e thjeshtë: sepse truri i njeriut ka nevojë për historitë. Ka nevojë për to me të njëjtën domosdoshmëri që një peshk ka nevojë për ujin. Sepse pa histori asfiksohet, mbytet, thahet, vdes. Truri i njeriut ka nevojë për histori për 4 arsye:

Për t’i dhënë kuptim realitetit, për të ndërtuar kuptimet. Në fund të fundit, realiteti është gjithmonë plot kontradikta, kompleksitete, zona të paqarta, të errëta. Dhe historitë formatojnë këtë realitet e i japin atij një strukturë brenda trurit.
Për të mësuar, për të ditur. Dija që transformohet në histori është shumë më e thjeshtë për t’u kuptuar, artikuluar, menduar dhe mbajtur mend.

Për të ndarë. Një histori magnetizon, tërheq, mbërthen vëmendjen e të tjerëve.

Për të provokuar emocione. Identifikimi psikologjik me një personazh në një histori ose me ndonjë nga ngjarjet që ai ka për të jetuar, çon drejtpërdrejt në ndikime, në emocione. Historia na bën të ndjejmë emocione ndërsa ajo zhvillohet. Shkurtimisht: kur tregojmë histori komunikojmë më mirë. Sepse ne po i japim trurit atë që i duhet, atë që ai dëshiron. Historitë janë oksigjeni i tij, fjala e tij, jeta e tij. Për më tepër, historitë strukturojnë vetë trurin. Ato e formatojnë atë. Po cila është historia që duhet të tregohet në një fushatë elektorale?

Një fushatë elektorale është një betejë komunikuese. Një betejë me një fillim, një zhvillim dhe një fund. Dhe për të punuar në sintoni me trurin e votuesit, fushata duhet të konceptohet si një histori e vërtetë.

Fushata elektorale duhet të jetë, pra,  një histori. Duhet të tregojë një histori të mirë. Një histori që të jetë si ato kutitë kineze që futen mrekullisht brenda njëra-tjetrës. Një histori që në të vërtetë përfshin 3 histori:Tregon historinë e një shoqërie dhe të një partie.

Tregon historinë e një qeverie.

Tregon historinë e një kandidati

Tregon historinë e një shoqërie dhe një partie.

Në fakt është një histori që ndërthur 2 histori të ndryshme, por plotësuese të njëra – tjetrës. Dhe është e nevojshme sepse asnjë fushatë elektorale nuk ndodh në boshllëk, sepse është gjithashtu një histori që krijon një horizont kohor që çdo tru ka nevojë ta lokalizojë vetveten dhe sepse gjithashtu forcon ndjenjën e përkatësisë në një tufë, një grup, një entitet mbi- individual.

Mos është një histori tepër e gjatë dhe tepër komplekse?

Epo, duhet ta ktheni atë në një histori të thjeshtë dhe të kuptueshme.

Tregon historinë e një qeverie.

Gjithmonë ekziston një qeveri në kujtesën e fundit të elektoratit. Gjithmonë. Sepse ekziston gjithmonë një qeveri në ikje, një qeveri që përfundon mandatin e saj dhe veprimet e së cilës janë më të freskëta. Të tregosh historinë e asaj qeverie në largim është të formosh perceptimin e publikut për atë qeveri. Cili kandidat nuk dëshiron ta bëjë këtë?

Disa do të thonë se ndonjëherë nuk na leverdis të tregojmë historinë e qeverisë në ikje. Ata do të thonë se më mirë është të tregohen historitë për dobësitë e opozitës, për mangësitë e qeverive të tjera paraardhëse, por jo të qeverisë së fundit.  Por kjo ndodh vetëm atëherë kur qeveria në ikje nuk ka suksese për të treguar.

Sidoqoftë, edhe në këto raste, ia vlen të tregohet kjo histori. Sigurisht që do ta lidhni historinë sipas këndvështrimit që ju keni. Dhe përpiquni ta bëni historinë tuaj si historinë mbizotëruese.

Sepse nëse këtë histori nuk e tregoni ju vetë… atëherë do ta tregojnë të tjerët. Ata. E kuptoni? ATA. Në mënyrën e vet, natyrisht.

Tregon historinë e një kandidati

Biografia mund të jetë një mjet i jashtëzakonshëm për bindjen elektorale. I jashtëzakonshëm. Për shkak se është një histori thelbësore për psikologjinë e votuesit, të atij votuesi i cili kërkon diçka të paprekshme tek kandidati i tij.

Çfarë kërkon votuesi te kandidati? Përtej ideve, arsyetimeve dhe konjukturave, çfarë është ajo që e lëviz nga thellësia e psikikës së tij drejt takimit me një kandidat? Ai drejtohet nga kërkimi i pavetëdijshëm për një reflektim të vetvetes. Votuesi kërkon tek kandidati një pasqyrë të përmirësuar të vetvetes. Mos harroni: një pasqyrë të përmirësuar të vetvetes.

Votuesi dëshiron ta shohë veten tek politikani. Por ai dëshiron të shikojë një vetvete të përmirësuar. Dhe kjo sigurohet nga një biografi e ndërtuar mirë dhe e komunikuar mirë. Në këtë mënyrë historia krijon besim dhe zgjon emocione.

Mund të thuhet se ato për të cilat votohen janë idetë, projektet, modelet …

Por jo.

Njerëzit votojnë për njerëzit me mish dhe gjak. Dhe humanizojnë në ta idetë e tyre, projektet e tyre, modelet e tyre.

Fushata elektorale si një luftë historish.

Fushata elektorlae është luftë historish. Një luftë që ka 3 beteja: historia për një shoqëri dhe një parti, historia për një qeveri dhe historia për një kandidat.

Tregim. Histori. Rrëfime

Ky është thelbi i fushatave elektorale.

Ai që fiton është ai që e përshkruan më së miri rrëfimin e tij në trurin e votuesve.

*Përktheu Meri Lika për Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike daniel eskibel zgjedhjet e 25 prillit 2021 daniel eskibel zgjedhjet e 25 prillit 2021

Sondazh

Poll
Politike 24 Prill 2021, 06:37

TIRANË– Kryeministri Edi Rama dha dje mesazhin e tij të fundit para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, duke shënjestruar votuesit. Në intervistën...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet