LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Historia e vërtetë: Kush e zbuloi Amerikën?

13 Tetor 2020, 09:36 Nga DOSJA
Historia e vërtetë: Kush e zbuloi Amerikën?

Amerikanët e kanë ditë pushimi 12 tetorin për të festuar Ditën e Kolombit. Është një festë vjetore që përkujton 12 tetorin e vitit 1492, kur eksploruesi italian Kristofor Kolombi zyrtarisht shkeli në Amerikë dhe e shpalli atë tokë të Spanjës. E hëna e dytë e tetorit është festë kombëtare në nderim të Kolombit në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1937.

Zakonisht thuhet se “Kolombi zbuloi Amerikën”. Do të ishte më e saktë ndoshta të thuhet se ai e prezantoi Amerikën tek Evropa Perëndimore, gjatë katër udhëtimeve të tij në rajon midis viteve 1492 dhe 1502. Është gjithashtu me vend të thuhet se ai hapi rrugën për një fluks masiv të evropianëve perëndimorë që përfundimisht do të formonin disa kombe të reja përfshirë Shtetet e Bashkuara, Kanadanë dhe Meksikën. Por të thuash se ai “zbuloi” Amerikën është një term disi i gabuar pasi aty kishte shumë njerëz kur ai mbërriti.

Po para Kolombit?

Pra, cilët ishin njerëzit që me të vërtetë meritojnë të quhen amerikanët e parë? Zëri i Amerikës pyeti zotin Michael Bawaya, redaktor i revistës Arkeologjia Amerikane. Ai thotë se njerëzit e parë erdhën këtu nga Azia ndoshta “jo më vonë se rreth 15,000 vjet më parë”.

Ata ecën përgjatë shtegut Bering, që lidhte në atë kohë atë që tani është shteti amerikan i Alaskës me Siberinë. 15 mijë vjet më parë, nivelet e oqeanit ishin shumë më të ulëta dhe toka midis kontinenteve ishte qindra kilometra e gjerë.

Zona duhet të ketë ngjasuar me atë që shohim sot në gadishullin Seward të Alaskës: tundra të zhveshura dhe të thata. Por, megjithë kushtet e pafavorshme, jeta atje lulëzoi.

Sipas Shërbimit Kombëtar Amerikan të Parqeve, “shtegu luajti një rol jetësor në përhapjen e jetës së kafshëve dhe bimëve mes dy kontinenteve. Shumë lloje kafshësh lëvizën nga një kontinent në tjetrin përmes shtegut Bering. Zogjtë, peshqit dhe gjitarët detarë krijuan modele migrimi që vazhdojnë edhe sot e kësaj dite”.

Arkeologët thonë se njerëzit ndoqën të njëjtën rrjedhë, përmes gjuetisë për ushqim, dhe strehimit. Pasi mbërritën këtu, njerëzit u shpërndanë në të gjithë Amerikën e Veriut dhe përfundimisht në Amerikën Qendrore dhe atë të Jugut.

Deri në vitet 1970, këta amerikanë të parë quheshin Klovis. Ata e marrin emrin e tyre nga një vendbanim i lashtë i zbuluar pranë Klovisit, në Nju Meksiko, që daton mbi 11,000 vjet më parë. AND-ja e tyre sugjeron se ata janë paraardhësit e drejtpërdrejtë të gati 80 përqind të të gjithë njerëzve autoktonë në Amerikë.

Por historia shkon më tej. Sot, besohet gjerësisht se para Klovisëve, këtu kishte njerëz të tjerë dhe siç thotë zoti Bawaya, “ata në të vërtetë nuk janë identifikuar”. Por ka pasues të tyre në shtetet amerikane të Teksasit dhe Virxhinias, e deri në jug në shtete si Peruja dhe Kili. Ne i quajmë ata, për mungesë të një emri më të mirë, njerëzit para-Klovisëve.

Dhe për t’i bërë gjërat më të komplikuara, zbulimet e fundit mund ta shtyjnë mbërritjen e njerëzve në Amerikën e Veriut edhe më pas në kohë. Mbase deri në 20,000 vjet ose më shumë më parë. Por shkenca për këtë teori nuk është e vërtetuar ende.

Përsëri tek evropianët

Kështu që tani për tani, Klovisët dhe para-Klovisët, të zhdukur prej kohësh, por ende ekzistues në kodin gjenetik të pothuajse të gjithë amerikanëve vendas, meritojnë nderimin për zbulimin e Amerikës.

Por ata mbërritën në bregun perëndimor. Po të ardhurit nga lindja? A ishte Kolombi i pari evropian që vështroi parajsën e gjelbëruar që duhet të ketë qenë Amerika shekuj më parë?

Jo.

Ka prova se evropianët vizituan atë që tani është Kanadaja rreth 500 vjet para se Kolombi të nisej. Ata ishin vikingët dhe provat e pranisë së tyre mund të gjenden në ishullin kanadez të Njufaundlendit në vendin e quajtur l’Anse Aux Meadows. Tani ai është një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Sot zona është e djerrë, por një mijë vjet më parë aty kishte pemë kudo dhe zona me gjasë është përdorur si vend ndalimi gjatë dimrit, ku Vikingët rregullonin anijet e tyre dhe qëndronin gjatë motit të keq. Nuk është mjaft e qartë nëse zona ka qenë një vendbanim i përhershëm, por është e qartë se Vikingët ishin aty shumë përpara Kolombit.

Një mister i fundit

Dhe për të shtuar një tjetër hallkë në historinë e zbulimit të Amerikës, të hedhim një vështrim tek patatja e ëmbël.

Bima e njohur e Amerikës së Jugut ka qënë në Polinezi 1000 vjet më parë.

Atëherë, si mbërriti atje?

Duke krahasuar ADN-në e patateve të ëmbla polineziane me ato të Amerikës së Jugut, shkencëtarët mendojnë se është e qartë që dikush ose i çoi në Polinezi pasi vizitoi Amerikën e Jugut, ose banorët e ishujve i sollën nga Amerika e Jugut kur po eksploronin Oqeanin Paqësor.

Përzjerje kulturash

Pra, çfarë përfundimi mund të nxjerrim nga të gjitha këto?

Këtu në Zërin e Amerikës, ne përpiqemi të tregojmë historinë e Amerikës. Dhe ajo që është e qartë është se Amerika ka qenë një përzjerje kulturash qindra vjet para se Statuja e Lirisë të fillonte t’i bënte thirrje botës: “Më jepni të lodhurit tuaj, të varfrit tuaj, ata që dëshirojnë të marrin frymë të lirë”.

Në fakt, Amerika e Veriut dhe e Jugut janë poliglote kulturash që shtrihen para se të fillonte të shkruhej historia. Dhe njerëzit kanë ardhur që nga ajo kohë këtu, në kërkim të një jete më të mirë, ushqimi të bollshëm, dhe mundësish të shumta.

Sot ndoshta, jo shumë ka ndryshuar.

Marrë nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur amerika kush e zbuloj ameriken shba amerika kush e zbuloj ameriken shba


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet