LIVE UPDATES
Politike

“Hiena, po na përdhosni dinjitetin”, aktorja Anisa Makarian revoltohet për shembjen e Teatrit: Ka vlerë sa Notre Dame

16 Maj 2020, 21:41 Nga DOSJA
“Hiena, po na përdhosni dinjitetin”, aktorja Anisa Makarian

TIRANË– Aktorja Anisa Markarian është shprehur se maxhioranca aktuale po përdhos çdo ditë identitetin e qytetarëve të Tiranës.

E pranishme në sheshin e Teatrit Kombëtar, aktorja deklaroi se ky teatër ka vlera të fuqishme sa katedralja e parisit dhe se ajo bashkë me protestuesit e tjerë, janë persona që vendosin këtë radhë për fatin e tij.

Në fjalën e saj, Makarian i quan hiena të gjithë ata që janë shprehur pro shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar dhe shton se këto simbole duhen mbajtur në këmbë për t’u treguar brezave të ardhshëm, që ne nuk kemi lindur sot.

Fjala e plotë

Nuk jam arkitekte. As inxhiniere ndërtimi. Nuk jam eksperte në restaurimin e godinave të vjetra e akoma më pak specialiste në lëmin e historisë dhe të kulturës kombëtare. Jam thjesht, një gocë Tirane.

Dëmtimet e godinës së Teatrit Kombëtar për shkak të moskujdesit prej shumë dekadash, s’besoj se ua tejkalojnë atyre të katedrales Notre Dame të Parisit të shkaktuara nga zjarri. E megjithatë, askush nuk mendoi se katedralja duhej prishur e rindërtuar nga e para. Më e lartë, më e fortë dhe moderne (!). Në pak javë, falë valës së solidaritetit që përfshiu Francën dhe botën mbarë, u mblodhën qindra miliona euro për ta ndrequr. Ndër dhuruesit bamirës edhe Qeveria Shqiptare…

S’mund të krahasohet Teatri me Notre Dame, do të më thoni. Po, po, mund të krahasohet. Mjafton të gjendet këndvështrimi i duhur. Me dashamirësi, ama. Teatri dhe Katedralja janë që të dy simbole të fuqishme. Secili në mënyrën e vet e sëbashku në mënyrën më të thjeshtë që ekziston. Simbolizojnë besimin dhe qëndresën. Lexoj e dëgjoj shpesh të thuhet: ku ishit ju kur u shembën apo u plaçkitën fabrikat dhe uzinat e vendit? Ku ishit ju kur u copëzua Kinostudio «Shqipëria e Re»? Përse askush nuk e ngriti zërin kur u prish stacioni i trenit, stadiumi, hotel «Vjosa», kinematë «17 Nëntori» e «Republika»… e sa e sa pasuri të tjera arkitekturore, kulturore e historike të Tiranës sonë?

Është e vërtetë. Nuk ishim. Nuk u revoltuam. Nuk qëndruam… Të zënë me kushedi ç’punë të ngutshme apo hall për të zgjidhur; të vonuar kushedi në ç’zyrë për të pafundmin aplikim absurd ose, thjesht, të sfilitur nga mundi i përditshëm për t’u mbijetuar ligjeve të egra të xhunglës neokapitaliste, i lamë të shkallmoheshin, të shiteshin, të ndaheshin thela-thela. Dhe na mbuloi betoni… Tirana festoi përpara pak muajsh 100-vjetorin e kryeqytetarisë së saj. Ç’simbole lamë në këmbë e po mirëmbajmë për t’i dëshmuar vetes, fëmijëve tanë dhe brezave që do të vijnë, që nuk lindëm sot? Mos vallë në emër të verbërisë, memecërisë dhe mefshtësisë që na kapluan gjer këtu duhet të kthejmë kokën mënjanë e të ulim zverkun me lepe e me peqe ndaj mësymjes çnjerëzore e antipatriotike që i bëhet çdo ditë e çdo minutë të shkuarës sonë nga kasta e të pangopurve? Synojnë të na përdhosin identitetin tonë qytetar. Më keq akoma! Të na e zhvoshkin historinë shtatit si të mos kishim jetuar kurrë. Sikur të ishim të porsa(ri)lindur…

A mundemi kësaj radhe të arsyetojmë pozitivisht e t’i themi vetes që, pikërisht sepse nuk e ngritëm zërin dhe nuk u rreshtuam përkrah të paepurve (një pakicë, fatkeqësisht) kur na i përdhunuan thesaret e Tiranës sonë, këtë herë s’duhet të qëndrojmë në qoshk e të bëjmë sehir? Përvoja e këtyre 70 vjetëve të fundit është tepër e hidhur për të ndenjur duarkryq.

Përtej vlerave të tij historike, arkitekturore e kulturore të cilat, e përsëris, nuk jam personi i duhur për t’i gjykuar, Teatrin tonë Kombëtar duhet ta shohim nën dritën e një vlere edhe më të madhe, edhe më të çmuar, edhe më aktuale. Nën dritën e vlerës simbolike që përfaqëson. Ky Teatër dhe sheshi përpara tij janë kthyer tashmë në simbol të qëndresës qytetare. Asaj të hijshmes e fisnikes, sipas traditës së shqiptarit. Mjafton kjo arsye për t’u bashkuar si një trup i vetëm e për t’u thënë hienave: këtë herë vendosim NE! Rroftë Teatri! Rrofshin qëndrestarët e ndershëm që duan qytetin e tyre!

Aktualisht zona e sheshit të Teatrit Kombëtar është e rrethuar nga efektivë të Policisë së Shtetit. Aty ndodhen artistët, aktivistë, deputetë e ish-deputetë, të cilët deklarojnë se do ta mbrojnë godinën me trupin e tyre. Ndërkohë, pritet që gjatë natës të ketë ndërhyrje.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike anisa makarian vendimi per prishjen e teatrit anisa makarian vendimi per prishjen e teatrit

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin