Rajoni

Vendi ende pa qeveri, presidenti Thaçi i nënshkruan mandatin Kurtit: E kam mbi tavolinë, Kosova s’do të jetë edhe gjatë e bllokuar (VD)

Në fjalën e tij për mediat, Thaçi tha se qytetarët e Kosovës meritonin sa më shpejt një qeveri duke përsëritur edhe përpjekjet e tij për të negociuar me palët. 
Featured image of article: Vendi ende pa qeveri, presidenti Thaçi i nënshkruan mandatin Kurtit: E kam mbi tavolinë, Kosova s’do të jetë edhe gjatë e bllokuar (VD) Albin Kurti dhe Hashim Thaçi
Përditësuar:

KOSOVË– Presidenti Hashim Thaçi ka dhënë një prononcim për shtyp jashtë aktivitetit në Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri”, lidhur me ngërçin në Kosovë. 

Në fjalën e tij për mediat, Thaçi tha se qytetarët e Kosovës meritonin sa më shpejt një qeveri duke përsëritur edhe përpjekjet e tij për të negociuar me palët. Kreu i shtetit u shpreh se e ka nënshkruar vendimin për t’ia dhënë mandatin Albin Kurtit.

Sipas Thaçit, sapo të arrihet marrëveshja lideri i LVV-së mund të shkojë në Presidencë për ta marrë dekretin.

Pjesë nga prononcimi:

Kosova nuk do të jetë edhe gjatë e bllokuar. Do shikojmë të gjitha mundësitë që kanë variacionet politike. Gjithë qytetarët që kanë votuar duhet t’i resktojmë. Vazhdoj të besoj që të implementojmë prioritetet për Kosovën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deri kur do ta prisni Kurtin?

Ju i dini letrat që kam dërguar edhe ftesat që ai ka nga unë. Takimi ynë ka qënë i një vullneti të mirë por në të njëjtën kohë dua të shpresoj dhe e ftoj përsëri që të mos vazhdoj të mbetet vendimi që e kam nënshkruar qe Albin Kurti është nominuar për kryeministër. Nënshkrimi im për mandatar është në tavolinën time.

 

Disa javë më parë u themelua dhe legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës, por ende nuk është formuar qeveria e re. Negociatat deri më sot kanë dështuar, pasi LDK ka kërkuar që të marrë kreun e Kuvendit, Presidentin dhe 5 ministri, pra gjysmën e kabinetit. Pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës si kryetar Kuvendi, LDK u tërhoq nga marrja e këtij posti dhe shprehu gatishmërinë për një marrëveshje të re, duke kërkuar sërish 5 ministri dhe Presidentin. 

Ndërsa Kurti në ofertën e tij më të fundit kërkon që të shtohen edhe 2 ministri, nga 12 sa ishin rënë dakord më parë, tani të bëhen 14 ministri, ku 6 ministri do t’i ketë LDK, 5 LVV dhe 3 minoritetet.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment