LIVE UPDATES
Politike

MBYLLET PROCESI/ Numërohen 100% të kutive të votimit në vend! 12 qarqet konfirmojnë fituesit, PS-ja ‘rrëmben’ mandatin

27 Prill 2021, 06:57 Nga DOSJA
MBYLLET PROCESI/ Numërohen 100% të kutive të votimit në

TIRANË– Janë numëruar të gjitha kutitë e votimit në të gjitha qarqet e vendit! Forcë e parë sipas rezultateve të votave është Partia Socialiste, e cila ka ‘mbuluar’ në lejla pjesën e Jugut, ku mori 74 mandate gjithsej. PS arrin marrjen e mandatit të tretë me 760876 vota  (48.63 %),  duke u bërë kështu partia e parë që do të qeverisë për tre mandate radhazi. Partia Demokratike u favorizua mjaf në zonën e Veriut të vendit, ku ka ruajtur bastionet e saj në veri me Kukësin, Lezhën, Shkodrën, dhe Dibrën edhe pse te kjo e fundit diferenca ka qenë shumë e ngushtë me PS-në. PD arriti të sigurojë 59 mandate me 617538 vota (39.47 %). Lëvizja Socialiste për Integrim doli jashtë çdo pritshmërie, ku mori vetëm 4 mandate nga 19 që ka pasur në zgjedhjet e kaluara. LSI mori 106657 vota (6.82 %) në rang vendi. Partia Socialdemokrate ishte surpriza e këtyre zgjedhjeve! Me 35245 vota (2.25 %), PSD arriti të marrë 3 mandate.

Qarqet, Berat, Vlorë, Gjirokastër, Fier, Elbasan, Tiranë, Durrës, Korçë dhe Fier janë në favor të Partisë Socialiste duke u ngjyros lejla në hartë, ndërsa Veriu i Shqipërisë me qarqet, Diber, Kukës, Shkodër dhe Lezhë janë në favor të PD-së.

12 qarqet kanë konfirmuar fituesit!

E para që ‘vulosi’ fitoren e PD-së ishte Kukësi, ku janë numëruar të 141 qendrat e votimit. PD arriti të marrë 62.27 % të votave krahasuar me 35.84 % të PS. LSI Nuk ka marrë dot as 0.2 % të votave.

Në 207 qendrat e votimit në Gjiroakstër janë hapur kutit dhe janë numëruar votat, të cilët nxjerrin fitues Partisë Socialiste me 53.83 % të votave. Forcë e dytë në këtë qark është PD me 30.66 % të vota, e ndërsa LSI 12.68 %.

Edhe në qarkun e Dibrës është mbyllyr tashmë procesi i numërimit të 227 kutive. Partia Demokratike ka marrë 28.920 vota ose 45.75%. Diferenca me PS ka qenë shumë e vogël, ku socialistët kanë marrë 28.732 vota ose 44.50%. LSI ka marrë 4.446 vota ose 6.7 %. Rezultati midis PS dhe PD ishte i ngushtë.

Qarku i Vlorës ruajtu bastonin e saj historik për PS-në! Janë numër numëruar 445 kutitë e votimit ku forcë e parë ka dalë Partia Socialiste me 57.91% të votave, e përkthyer në 59.023 vota. Forcë e dytë është Partia Demokratike me 32128, 31.52% të votave , e fundit LSI me 6.08% të votave. 

Berat Partia Socialiste kryeson rezultatet. Me 56% të votave,  PS tashmë ka vulosur fitoren në këtë qark, ndërsa Partia Demokratike ka marrë 30.46%. LSI ka rënie me 11,10% të votave. 

Në qarkun e Korçës fituese është shpallur PS me 60542 vota në total (48.88%), e ndjekur nga PD me 50479 vota(40.78%). LSI arriti të grumbullojë vetëm 8488 vota (6.86%).

Edhe në qytetin e Shkodrës janë numtuar të 441 kutitë e votimit, ku qarkun e fiton Partia Demokratike me 47,209 vota (43.8%), e ndjekur nga PS me 30.296 (28.1%). Forcë e tretë në Shkodër renditet PSD me 16,426 vota (15.2%), duke lënën në hije LSI që ka marrë 10.102 vota (9.3%).

Qarkun e Elbasanit e ka marrë bindshëm Partia Socialiste me 85,690 (55,19%), e ndjekur nga PD me 57.562 vota (37.08%). Pas ka mbetur LSI me 6.855 (4.42%). 

Është mbyllur numërimi i votave në qarkun e Lezhës, ku PD ka dalë fituese, duke marrë 47.53% të votave, ndjekur nga PS me 37.99% të votave. LSI ka mundur të marrë vetëm 10.26% të votave. Përkthyer në mandate, PD ka marrë 4 mandate, PS 3, ndërsa LSI nuk ka mundur të sigurojë asnjë mandat.

Fier janë numëruar të gjitha kutitë e votimit (580). PS merr një fitore bindëse dhe ruan bastionin e saj. PS ka marrë 52.7% PD ka një rritje të lehtë me 37.27 % të votave, e ndërsa LSI ka marrë 7.10%.

Edhe në Durrës kryeson Partia Socialiste. Aty janë numëruar 481 kuti dhe 76924 vota janë për PS-në, 50.26 % kurse 63431 janë për PD-në,41.45 %.

Tiranë janë numëruar 1243 kuti, 48.50 % prej të cilave kanë shkuar për Partinë Socialiste. Kurse 39.23 % kanë shkuar për PD-në, Në kryeqytet ka marrë edhe LSI-ja dy mandate me 6.00 % të votave, dhe PSD-ja një mandat me 2.88 % të fletëve të votimit.

Nga të gjithë kutitë e hapura është vënë re një trend; PS dhe LSI kanë pësuar rënie në elektorat, ndërsa PD ose ka rritje, ose nuk ka humbur asnjë votë nga zgjedhjet e 2017.  Edhe në ato që mund të cilësohen si bastione të sigurta të PS-së, socialistët kanë shënuar rënie në rezultat, duke i krahasuar shifrat me ato ç’ka fituan në vitin 2017. Po ashtu të njëjtin trend por edhe më drastik ka LSI-ja. Mesa duket dy forcat e majta nuk kanë punuar mjaftueshëm me bazat duke i cilësuar si të sigurta, por rezultatet tregojnë se kanë gabuar.

(kle.mu;f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike numerimi i votave 2021 shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 numerimi i votave 2021 shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin