LIVE UPDATES
Bota

Rritja e rasteve shton thirrjet për mbajtjen e maskave

4 Gusht 2021, 20:30 Nga DOSJA
Rritja e rasteve shton thirrjet për mbajtjen e maskave

KOSOVË- Rritja e numrit të të infektuarve me koronavirus në Kosovë është paralajmërim për kujdes të shtuar kundër përhapjes së mëtejme së këtij virusi, thotë drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Valbon Krasniqi.

Ai shton se tash për tash, me numrin aktual të të infektuarve, situata është e menaxhueshme, por thekson se duhet pasur kujdes në këtë drejtim. Numri i rasteve me COVID-19 është në rritje ditëve të fundit në Kosovë, kurse më 4 gusht u regjistruan 221 raste të reja, pas testimit të 3.160 mostrave. Mbi 100 raste të infektimeve janë të grup moshës 20-39 vjeç.

Në spitalet e përgjithshme në Kosovë janë të shtrirë 107 pacientë, kurse në Klinikën Infektive në Prishtinë janë 34 pacientë, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se rreth 90 për qind e rasteve të infektimit me COVID-19 janë të lidhura me variantin Delta. Ky variant, që është më ngjitës, është bërë dominues edhe në Kosovë. Instituti, mostrat për variantin Delta, i dërgon jashtë vendit për t’i analizuar.

Ndërkaq, të paktën pesë persona të cilët kanë qenë të vaksinuar janë infektuar me koronavirus, kurse dy prej tyre, kanë qenë të vaksinuar me të dy dozat e vaksinës.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Arben Vishaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se gjendja e pacientëve në fjalë, nuk është e rëndë.

“Pacientët janë të shtrirë, por janë duke manifestuar forma të lehta klinike dhe shpresoj që shumë shpejt do të lirohen”, thotë Vishaj.

Nga ana tjetër, infektologu Sali Ahmeti, thotë për Radion Evropa e Lirë se simptomat e variantit Delta, duket të jenë të ngjashme me ato të variantit të parë të virusit.

“Në rastet tona, nuk kemi parë ndonjë ndryshim të veçantë klinik dhe pothuajse që manifestimet klinike janë të ngjashme sikurse me virusin origjinal”, thotë ai.

Ahmeti shton se respektimi i masave kundër pandemisë duhet të vazhdojë, në të kundërtën, sipas tij, numri i të infektuarve do të rritet.

“Unë mendoj se maskat duhet të vazhdohet që të mbahen, qoftë edhe nga personat e vaksinuar, në mënyrë të veçantë dhe gjithsesi edhe nga ata të pavaksinuar. Duhet të ruhet e mbahet distanca si dhe të mbahet higjiena personale. Këto janë disa masa mbrojtëse të cilat duhet të përfillen e të respektohen. Ne jemi ende në pandemi dhe nuk e kemi përfunduar”, thotë Ahmeti.

Për epidemiologun Isuf Dedushaj, rritja e shpejtë e rasteve me COVID-19, është shqetësuese.

Ai konsideron që nëse vazhdon një trend i tillë i infektimeve, duhet të merren masa që do të parandalonin përhapjen e mëtejme të infeksionit.

“Njerëzit kanë harruar edhe si ka qenë pandemia. E vetmja mënyrë është që të rritet numri i përfshirjes në vaksinim. E nëse vazhdon kështu rritja enorme, mandej sigurisht se duhet të merren dhe masa të tjera kundër pandemisë”, thotë Dedushaj.

Përse këshillohet përsëri veshja e maskës?

“Rritja e përnjëhershme, do të thotë 100 për qind, shtyn që të ndalohen tubimet masive dhe vendosja e maskave të jetë e obligueshme në vendet ku ka numër të madh të qytetarëve. Nuk ka tjetër rrugëdalje. Vetë fakti që varianti Delta ka marrë hov gjithandej globit dhe shtetet e fuqishme, edhe pse kanë bërë një mbulim të mirë me vaksina, kanë nisur të aplikojnë masat parandaluese, në radhë të parë përdorimin e maskave në vendet publike”, shton ai.

Masat kundër pandemisë në Kosovë tashmë janë liruar pothuajse krejtësisht. Po ashtu, edhe mbajtja e maskave nëpër rrugë është rralluar. Zyrtarët në Qeverinë e Kosovës e as në Ministrinë e Shëndetësisë nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje nëse po e shqyrtojnë mundësinë e kthimit të disa masave kundër pandemisë. Ndërkaq, disa qytetarë, të anketuar nga Radio Evropa e Lirë, kanë mendime të ndryshme lidhur me këtë çështje.

Gani Hoxha, 22 vjeç, që studion për infermieri, mendon se masat parandaluese duhet të respektohen më shumë nga të gjithë qytetarët dhe institucionet.

“Duhet të ketë më shumë masa parandaluese. Nëse ato zbatohen, do të ulet edhe numri i të infektuarve”, thotë Hoxha.

“Unë e kam kaluar virusin dhe jam vaksinuar dhe në tubime nuk dal shumë. Kjo është arsyeja kryesore pse nuk mbaj maskë. Besoj se do t’i ashpërsojnë masat, por pasi të kryhet kjo faza e mërgimtarëve apo turistëve”, thotë Behar Krasniqi, qytetar nga Prishtina, agronom me profesion.

Ndërkaq, Ardian Shala thotë se secili qytetar duhet të vendosë nëse do të mbajë maskë apo jo dhe se sipas tij, masat e reja kundër COVID-19 nuk janë të nevojshme.

“Nuk e di çka të them, por nuk mendoj që është zgjidhje e mirë që të ashpërsohen masat”, thotë Shala.

Deri më 4 gusht, në Kosovë janë administruar 460.297 doza të vaksinës kundër koronavirusit, kurse 162.807 qytetarë janë vaksinuar të dyja dozat e vaksinës.

REL

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni covid ne kosove valbon krasniqi covid ne kosove valbon krasniqi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet