LIVE UPDATES
Aktualitet

Hahn: Do të kontrollojmë prokurimet publike të qeverisë shqiptare

5 Prill 2019, 05:44 Nga DOSJA
Hahn: Do të kontrollojmë prokurimet publike të qeverisë

Tiranë-Komisioni Europian bëri të ditur në një letër përgjigje për eurodeputetin Paul Rübig nga Partitë Popullore Europiane se do të kryejë një vlerësim të prokurimeve të debatuara publikisht të qeverisë “Rama” në përgjithësi dhe në veçanti, në rastin e kompanisë ajrore Air Albania dhe kontratës koncesionare të mbetur në negocim për aeroportin e Vlorës.

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Johannes Hahn firmosi përgjigjen e komisionit për pyetjet e ngritura nga deputeti Paul Rübig i Partive Popullore Europiane, blloku i partive të djathta në parlamentin Europian. Rübig pati ngritur pyetjen se çfarë mendimi ka Komisioni Europian në lidhje me shqetësimet e ngritura nga media se Air Albania u krijua si një partneritet publik-privat jashtë rregullave të prokurimit dhe Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Anëtarësimit, (MSA), e cila ia detyron Shqipërisë që të bëjë prokurime publike të hapura dhe të vendosë në kushte të barabarta kompanitë europiane me ato joeuropiane apo shqiptare. E njëjta pyetje u ngrit edhe për Aeroportin e Vlorës, për të cilin, Kuvendi i Shqipërisë, me kërkesë të qeverisë së kryeministrit Edi Rama, miratoi një ligj të jashtëzakonshëm për negociata të drejtpërdrejta me disa kompani turke. Afati i vendosur në ligj për negocimin ka skaduar prej kohësh ndërsa qeveria nuk ka bërë të ditur se çfarë rezultati kanë pasur negociatat. Megjithatë, metoda e ndjekur për arritjen e kësaj marrëveshjeje e njohur si “Procedurë e Veçantë Negociimi” ka ngritur shqetësime për prokurim të drejtpërdrejtë dhe pa garë, për anashkalim të ligjeve aktuale të prokurimit publik dhe partneritetin publik-privat si dhe për shkelje potenciale të rregullave të MSA dhe rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë.

“Komisioni është i vetëdijshëm për ankesat në lidhje me dhunimin e mundshëm të Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Asocimit (MSA) mes BE-së dhe Shqipërisë në lidhje me ndërtimin e aeroportit të Vlorës dhe krijimit të Air Albania,” shkruan Hahn në përgjigjen e tij.

“Ndërsa nuk mund të dallohet një shkelje e hapur e MSA mes BE-së dhe Shqipërisë në kontrollet e deritanishme, këto çështje natyrisht që do të merret parasysh në vlerësimin e përgjithshëm të afrimit të Shqipërisë me acquis të BE-së,” vijon më tej letra. “Një vlerësim më i gjerë dhe më i thellë i kuadrit të prokurimit publik dhe konkurrencës/ndihmës shtetërore në Shqipëri është planifikuar sakaq përmes ndërveprimeve të ndryshme teknike në muajt e ardhshëm,” paralajmëron Hahn në letër.

Qeveria shqiptare ka miratuar deri më sot pesë ligje speciale që në thelb shmangin garën dhe duket se përbëjnë prokurim të drejtpërdrejtë në shkelje të Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Anëtarësimit me BE-në dhe rregullave të anëtarësimit në Organizatën Botërore të Tregtisë. Të pësë ligjet nuk kanë sjellë pasoja deri tani, por BE është përfshirë në debat në dy prej këtyre katër ligjeve, atë për Teatrin Kombëtar dhe për Aeroportin e Vlorës.

Pyetja Paul Rübig (PPE)

Tema: Dhunimi i ligjit të prokurimit publik dhe konkurrencës në Shqipëri

Sipas shumë raportimeve mediatike, ka pasur një numër dhunimesh të prokurimit publik dhe ligjit të konkurrencës në Shqipëri në lidhje me krijimin e një kompanie të re ajrore “Air Albania’ dhe ndërtimit të një aeroporti në Vlorë. Ato vënë në dukje kriteret e Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Anëtarësimit mes BE-së dhe Shqipërisë të cilat janë dhunuar dhe rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë të cilat janë thyer. Sipas këtyre raportimeve në media, autoritetet përkatëse të kontrollit në Shqipëri kanë dështuar në vijimësi të luajnë rolin e tyre mbikëqyrës siç duhet.

Përgjigjja: Johanes Hahn, Komisioner

Sipas MSA-së, dhënia e kontratave publike mbi bazën e mosdiskriminimit dhe reciprocitetit, në veçanti në kontekstin e Organizatës Botërore të Tregtisë është një objektiv kyç. Shëbimet e Komisionit e theksojnë këtë rregullisht në diskutimet e tyre me autoritetet shqiptare. Në përgjithësi, roli i shërbimeve të Komisionit është që të monitorojë zhvillimin e kuadrit ligjor në Shqipëri, të vlerësojë përputhshmërinë me Acquis të BE-së dhe angazhimeve të ndërmarra nga Shqipëria ndaj BE-së, dhe në mbështetjen e autoriteteve shqiptare në këtë proces.

Ndërsa nuk mund të konkludohet se ka një shkelje flagrante të MSA mes BE-së dhe Shqipërisë përmes këtyre kontrolleve deri tani, këto raste natyrisht do të merren parasysh në vlerësimin e përgjithshëm të afrimit të Shqipërisë me acquis të BE-së. Një vlerësim më i thellë dhe më i gjerë i prokurimit publik dhe konkurrencës/ndihmës shtetërore në Shqipëri është planifikuar tashmë përmes ndërveprimeve të ndryshme teknike në muajt e ardhshëm.

Pesë ligjet speciale

Marrë nga Reporter.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet air albania johannes hahn kontroll prokurimet publike qeveria rama air albania johannes hahn kontroll prokurimet publike qeveria rama

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet