LIVE UPDATES
Bota

Hagë/Gjyqi ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, dëgjohet dëshmitari i katërt

5 Nëntor 2021, 08:13 Nga DOSJA
Hagë/Gjyqi ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, dëgjohet

HAGË – Ditën e sotme në Dhoma Speciale në Hagë ka vijuar gjykimi ndaj krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

Sot është dëgjuar dëshmitari i katërt, i cili u është përgjigjur pyetjeve ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK. Ai është Daniel Moberg, oficer suedez i sigurisë operative në Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS). Daniel Moberg tha se është pjesë e ZPS-së që nga fillimi i punës së saj dhe ka shtuar se më herët ka punuar me Task Forcën Hetimore Speciale.

Ai ka deklaruar se më 8 shtator, bashkë me një anëtar tjetër të ZPS-së, një përkthyes dhe një vëzhgues, ka kryer sekuestrimin e dokumenteve në OVL-UÇK. Sipas tij sekuestrimi është bërë me autorizim të gjykatës dhe një kopje të këtij vendimi ia kanë dorëzuar përfaqësuesit të OVL-UÇK, Faton Klinakut që sipas tij ka nënshkruar dokumentet e dorëzimit. Ai ka deklaruar se vetë ai i ka transportuar materialet e sekuestruar nga OVL-UÇK në zyrën e ZPS-së në Prishtinë. Dëshmitari ka shtuar se pasi i ka vulosur ka qenë i pranishëm në skanimin e dokumenteve dhe dorëzimin e tyre për në Hagë. AI ka theksuar se nuk përfshihet në hetime por thjesht ndihmon në ngjarje të tilla dhe ka mohuar të ketë njohuri rreth hetimit të ZPS-së që lidhet me rrjedhjen e dokumenteve.

Gjykimi ndaj tyre ka nisur në 7 tetor 2021, dhe janë dëgjuar 4 dëshmitarë.  Dëshmitari i tretë i ZPS-së është një punonjës sigurie në këtë zyrë i cili tashmë u është përgjigjur pyetjeve të prokurorisë dhe avokatëve mbrojtës. Miro Jukiç. Ai ka thënë se udhëheqës i ekipit për siguri dhe trajtim të dëshmitarëve deri në dhjetor të vitit 2020 ishte Martin Godman. Sipas tij, Godman u largua nga ZPS për shkak të BREX-it meqë ishte shtetas i Britanisë së Madhe. Këtë post e ka marrë Miro Jukiç, i cili deri atëherë ishte punonjës i sigurisë. I pyetur pse nuk janë regjistruar në sistem notat zyrtare menjëherë pasi kanë kontaktuar dëshmitarët, Jukiç ka thënë se disa i ka regjistruar më vonë për shkak se ka menduar se i ka vënë në sistem shefi i tij, e në disa raste ka shtuar se nuk ka mundur të shkojë në zyrë për shkak të pandemisë.

Hysni Gucati e Nasim Haradinaj po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej 25 shtatorit të vitit 2020 kur edhe u arrestuan në Prishtinë. Ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora kryesore gucati dhe haradinaj ne hage hysni gucati nasim haradinaj nasim haradinaj ne hage gucati dhe haradinaj ne hage hysni gucati nasim haradinaj nasim haradinaj ne hage

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet