Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati i plagosuri i cili rezulton me precedent të shumtë kriminal
17...
Bota
Greqia në prag të valës së katërt të pandemisë, regjistrohen mbi 7 mijë raste
5 Nëntor 2021, 13:58Nga DOSJA
GREQI- Vala e lartë e infektimeve që ka përfshirë një pjesë të madhe të vendeve europiane la prekur dhe vendin fqinj.
Sipas mediave vendase, ditën e djeshme janë regjistruar 6800 rast, teksa sipas të dhënave paraprake sot pritet që kjo shifër të shkojë mbi 7 mijë.
Në të njëjtën kohë, qeveria, pavarësisht rritjes së rasteve, thekson se një bllokim i ri nuk është në plan. Sipas burimeve qeveritare masat kufizuese ndaj qytetarëve që kanë kryer detyrën dhe janë vaksinuar do të jenë një bumerang për ata që nuk janë vaksinuar.
Ata shtojnë se në vend që të ndëshkojnë 6 500 000 qytetarë të vaksinuar me izolim të zgjatur, ata synojnë të krijojnë imunitet duke rritur vaksinat dhe dozën e tretë. Në imunitet do të kontribuojnë edhe ata që janë sëmurë kohët e fundit, me rastet aktive për momentin në Greqi që janë mbi 20,000.
“Kjo është zgjedhja jonë e vetëdijshme se kushdo që ka qenë i vaksinuar nuk do të jetë i kufizuar”, tha ministri i Shëndetësisë, duke shtuar se Masat e reja janë shtypëse jo në formën e ndëshkimit, por sepse janë më të rrezikuara.”- tha ministri i shëndetësisë, Thanos Plevris.
KOSOVË – Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, së bashku me Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufcën dhe kandidatin për Kryetar të Prishtinës, Arben Vitia...
SHBA– Kompania farmaceutike, Pfizer tha të Premten se provat klinike të pilulës së saj eksperimentale Covid-19 kanë qenë kaq të suksesshme në parandalimin...
GJERMANI- Një diplomat rus është gjetur i vdekur muajin e kaluar jashtë ambasadës së vendit në kryeqytetin gjerman, por lajmi ka dalë së fundmi.Sipas BBC, trupi...
SHBA- Samiti i shumëpërfolur për Demokraci i Presidentit amerikan, Joe Biden është vetëm disa javë larg.Ndihmësit e Biden janë ende duke formuar axhendën për sa...
SHBA– Biznesmenja, Ann Hiatt e cila ishte për 15 vjet partnere ekzekutive e biznesit të Jeff Bezos, themeluesit të Amazon ka rrëfyer dy pyetjet që i bëri ...