LIVE UPDATES
Politike

6 Mars 2021, 16:42 Nga DOSJA

KAVAJË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka shkruar ditën e sotme në Kavajë, ku ka takuar disa banorë të fshatit Blerimaj. Gjatë bisedës së saj me banorët, Duma ka sfiduar Kreun e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Duma ftoi Veliajn që të heqë dorë nga Tirana e të kandodojë në Kavajë, duke shtuar se nëse ai do të arrijë të marrë 7% të votave, ajo vetë do e lërë mandatin.


Gjithashtu banorët, i kanë treguar Dumës për problemet që kanë në fshat si dhe kanë kërkuar zgjidhjen e tyre nga ana e autoriteteve kompetente. Ndërkohë që Duma në fjalën e saj, tha se në qeverinë e re do të ketë prioritet rinia dhe se do të hapin 110 mijë vende punë apo do të lehtësojnë kreditë e marra për shtëpi.

Grida Duma: T’ju them një gjë që këto ditë e kuptoj se çfarë halli ka kundërshtari. Kundërshtari është vënë në hall të madh. Po ndjehet kudo. Dhe këtej nga Kavaja, nga Rrogozhina ju kanë sjellë këtë mashtruesin e vogël të Tiranës. Nga fiqtë, me miq, nga G99 as me 1% të votova u fut te Partia Socialiste që sot e quajnë Rilindja dhe ndaj më vjen keq dhe për socialistët. Nuk është halli i tyre që ne duhet të qajmë sot, sepse duhet ta qajnë vetë, te shtëpia e vet. Ne kemi gëzimet dhe përparimet tona dhe padyshim fitoren tone. Por, po ju them këtu një gjë që ta ketë të qartë kushdo që do të guxojë të përballet me forcën e të vërtetës dhe fitores sonë më datë 25 prill. Nëse ai guxon që tenderat, mashtrimet, vjedhjet, që vjen nëpër Kavajë dhe Rrogozhinë dhe bën takime me dyer të mbyllura që në 2019 doli si kandidat i vetëm në Tiranë dhe nuk mori dot as 7% të votuesve në zgjedhje…nëse guxon të shfaqet këtu dhe të bëjë pazare me votën e shqiptarëve, unë po i them qartësisht fare një gjë dhe pastaj do i themi të dytën. Kur t’i vijë radha. Të heqë dorë nga mandati i Tiranës, ta lëjë mandatin e Tiranës, të futet në listë, të konkurrojë dhe të dalë përballë këtu me mua dhe nëse merr ai në Kavajë dhe në Rrogozhinë 7% të votave, ja ku këtu jemi burrash që unë e lë këtë mandat. Nëse merr ai këtu rezultat, ballë-për-ballë se ka vetëm një përballje në politikë: vota, lista, përfaqësimi, llogaridhënia dhe përgjegjësia ndaj njerëzve që u kërkon votën. Fshehtas, futur nëpër kënde me të fortët gjoja, më të forta se këta, më të fortë se këta burra, nuk janë të fortët e krimit ta harrojnë. Kanë ardhur këtu fshihen dhe mendojnë se do bëjnë intriga duke marrë nga xhepat e shqiptarëve, nga tenderat, duke çuar nëpër portale intrigat dhe mendojnë se do të ndryshojnë rezultatin. Nuk e ndryshojnë dot më rezultatin, po j’ua them që tani nga Kavaja, nga Rrogozhina ne do të çojmë në qendër të Tiranës një spektakël fitoreje. Padiskutim.

Qytetari 1: Është sakrificë e madhe të jetosh sot në fshat. Personalisht kam katër fëmijë, gruaja pesë. Pa tokë, asnjë lloj mbështetjeje nga qeveria. Nuk ka pyetur njeri se çfarë halli ke. Vjet kur ishte pandemia kam ndenjur në shtëpi dhe këtu në fshat kanë ardhur katër pako me ushqime, me katër kilogramë me ushqime, nuk e kam zili pse e kanë marrë ata të tjerët se e kanë merituar. Por, nuk më erdhi njeri në shtëpi të më pyeste “Çfarë halli ke?” Mua personalisht më ka humbur shpresa. Pavrësisht se janë mbyllur rrugët, se dhe unë do ta marrë familjen dhe do të largohem. Por, nuk dua ta tradhtojë vendin tim. Ka kosto të lartë edhe ai prodhimi që foli ai zotëria, prapë njerëzit po rezistojnë.

Qytetari 2: Unë nuk e di pse pushteti ynë i mban drejtoritë e bujqësisë. Kanë të drejtë kanali me pastru? Jo. Kanë të drejt me vadit? Jo. Doktorët që janë për lopët ne i marrim në privat. Shteti i ka vënë, marrin rrogë. Ata tani punojnë vetëm për kabinat e veta si punë farmacie.

Grida Duma: Nuk ka më NIPT. Me kartën tënde të identitetit, ti banon këtu, ke këtë tokë që e punon, ti do marrësh për dynym. Dhe për dynym do t’i kesh, për krerë, do kesh te xhepi yt subvencionin e drejtpërdrejtë.

Qytetari 3: A kemi një strategji për rininë? Apo t’i themi rinisë edhe ne kur do vijmë, të marrim valixhet si gjithë të tjerët, të largohemi?

Grida Duma: Do hapim 110 mijë vende pune nga të cilat 30% kemi prioritet rininë. Kemi thënë që çiftet e reja, unë nuk e di situatën tënde, a të intereson kjo apo jo, por çiftet e reja nëse marrin kredi për një shtëpi, interesat do paguhen nga shteti. Uroj të jetë edhe ky rasti yt. Ti do thuash s’është akoma! Ndoshta s’është akoma, por për bebet ne themi 30 mijë lekë të vjetra në muaj do t’i paguajmë çdo muaj për pesë vjet që të hiqet një faturë e vogël te çiftet e reja për të sapolindurit. 

(I.A;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj grida duma erion veliaj grida duma

Sondazh

Poll
Politike 6 Mars 2021, 16:39

TIRANË– Ina Zhupa ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Itali. Në kuadër të 30-vjetorit të eksodit të shqiptarëve në vendin fqinj, Zhupa s...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet