LIVE UPDATES
Aktualitet

Grida Duma rrëfen vizitat në shtëpinë e librave, kujton apartamentin e vogël të Moikom Zeqos: E kam të paprekur në kujte

15 Qershor 2020, 20:38 Nga DOSJA
Grida Duma rrëfen vizitat në shtëpinë e librave, kujton

TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka ndarë me ndjekësit e saj në ‘Facebook’ kujtime nga fëmijëria e saj, të cilën e lidh me studiuesin që u nda nga jeta studiuesin, Moikom Zeqo.

Përmes një postimin, Duma ka kujtuar vizitat në shtëpinë e tij në Durrës, nga e cila sjell në mendje si vendin që “banonin” vetëm librat.

E kam të paprekur në kujtesë apartamentin e vogël Moikomit dhe Lidës, në Durrës. Është një imazh që nuk mund të harrohet. Asokohe unë kisha nisur studimet në Filozofi dhe ishte fat i mirë që në mungesën e plotë të librave të mirë, të mund të përdorja bibliotekën e tyre. Nuk do ta harroj kurrë impresionin e parë kur hyra në atë shtëpi të vogël, aty banonin librat,”-shkruan Duma.

POSTIMI I DUMES:

Sot u largua nga jeta një mendje e ndritur dhe një njeri i rrallë, Moikom Zeqo. Sot është përcjellë nga jeta Moikom Zeqo dhe po ashtu është përcjellë bashkë me të forca e tij e mendimit shqiptar të cilën do duhet ta jetësojmë duke ju rikthyer veprës së Moikom Zeqos. Moikom Zeqo ishte padyshim një erudit. Njerëzit e mëdhenj i japin madhështinë e padukshme çdo elementi jete. Të tillë madhështi kishte shtëpia e tij e hershme me shumë pak metra katrorë. E kam të paprekur në kujtesë apartamentin e vogël Moikomit dhe Lidës, në Durrës. Është një imazh që nuk mund të harrohet. Asokohe unë kisha nisur studimet në Filozofi dhe ishte fat i mirë që në mungesën e plotë të librave të mirë, të mund të përdorja bibliotekën e tyre. Nuk do ta harroj kurrë impresionin e parë kur hyra në atë shtëpi të vogël, aty banonin librat. Njerëzit dukej sikur ishin vetëm në funksion të tyre. Raftet nisnin nga dyshemeja deri në tavan dhe diku lart ishin harkuar e takoheshin me njëri tjetrin nga pesha e mbingarkesës me libra. Diku lart në tavan ishin ngjeshur më fort libra dhe shërbenin dhe si mbajtës i ekuilibrit të rafteve që s’dihej si e mbanin atë ngarkesë. Nuk kishte asnjë një mur të lirë në atë shtëpi! Çdo faqe muri ishte një mur librash! Edhe për të ecur duhej sërish të kapërceje diku mbi një stivë librash. Moikomi kishte një kolltuk të vetin, që shpinoren e mbështeste në një tavolinë shkrimi e cila sërish kishte dy stiva librash dhe pak vend për të shkruar. Duke tymosur e niste mendimin dhe e ndalte vetëm kur vështrimi i ndalonte tek një autor që ia vlente të përmendej dhe ai në temë veç të tjerëve, e ngrihej e merrte nga raftet sikur do ta ndihmonte nëse e mbante pranë. Kam gati mahnitje e çudi se si mund të organizohej jeta brenda shtëpisë me komoditetin e vetëm të madh që kudo të hidhje sytë në të majtë dhe të djathtë rreth vetes kishe përqark tituj e emra autorësh. Vetëm vetmi nuk mund të kishte aty. Përmenda Moikomin bashkë me Lidën, sepse Moikom Zeqo përbën një fabul me vlerë njerëzore edhe për modelin e jetës që ndërtoi me Lidën. Ishin një dyshe ku secili kishte arritjen e vet dhe jeta mes tyre zhvillohej me dialogjet që atëherë i lexonim në romane. Gjuha dhe struktura e mendimit të Moikom Zeqos është një përpunim integral mes lashtësisë, historisë moderne, mitit dhe folkut dhe ardhmërisë. Shumë, shumë pak e kanë pasur këtë tis verbi dhe mendimi. Moikomi ishte tek shumë të paktët, të rrallët, të vyerit, që tashmë do të jetë edhe tek ata që do të mungojnë shumë. U përjetësoftë kujtimi i tij nga leximi i përhershëm i veprës së tij!

Moikom Zeqo, shkrimtar, studiues, ish-deputet në Parlamentin shqiptar në vitet ’90, autor i skenareve për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor, i studimeve arkeologjike dhe të historisë së artit, është ndarë sot nga jeta. Dosja.al mëson se Zeqo është shuar në moshën 71-vjeçare, në banesën e tij në kryeqytet. Studiuesi i njohur vuante prej shumë vitesh nga leuçemia akute, të cilës nuk i bëri dot ballë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet grida duma moikom zeqo vdes moikom zeqo  grida duma moikom zeqo vdes moikom zeqo 

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet