LIVE UPDATES
Aktualitet

Gjyqtarja Klorinda Çela përballet me akuza për fshehje pasurish në KPK

25 Tetor 2021, 21:16 Nga DOSJA
Gjyqtarja Klorinda Çela përballet me akuza për fshehje pasurish

TIRANË- Trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit i lexoi gjetjet e procesit të vetingut përballë karrigeve të boshatisura, pasi gjyqtarja e Tiranës, Klorinda Çela nuk u paraqit as në seancën e dytë dëgjimore të hënën më 25 tetor.

Sipas kryesueses së trupës, Genta Tafa Bungo, subjekti nuk kishte paraqitur justifikim për mungesën në seancë. Ndërsa relatori Lulzim Hamitaj tha se hetimi administrativ për gjyqtaren ishte mbyllur vetëm për kriterin e pasurisë.

Klorinda Çela përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2005 dhe u emërua gjyqtare në Gjykatën e Elbasanit. Prej vitit 2013, ajo e ushtron funksionin në Gjykatën e Tiranës. Në vitin 2014, ministri i Drejtësisë së kohës kërkoi shkarkimin nga detyra të gjyqtares Klorinda Çela dhe bashkëshortit të saj, Ken Dhima për shkak të problemeve me pasurinë –por kërkesa u rrëzua nga Këshilli i Lartë i Dejtësisë.

Gjyqtari Dhima u shkarkua nga detyra më 29 korik 2021, pasi nga hetimi i KPK-së rezultoi me bilanc negativ në 12 vite si dhe me pasuri të fshehura.

Komisioneri Hamitaj renditi në relatimin e tij për gjyqtaren Çela një listë të gjatë pasurish, për një pjesë të të cilave u konstatuan balanca negative dhe u ngritën dyshime për fshehje dhe deklarim të rremë.

Problemet për pasurinë janë konstatuar fillimisht nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave, ILDKPKI, sipas të cilit subjekti ka kryer deklarim të pasaktë; se nuk ka burime financiare të ligjshme për të justifikuar pasuritë; si dhe ka kryer fshehje e deklarim të rremë të tyre.

Komisioni konstaton mungesë financiare të një pjese të burimeve që kanë shërbyer për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 114.60 m2 në Tiranë në vitin 2015, të porositur në vitin 2005 kundrejt çmimit 74 mijë e 400 euro. Nga hetimi nuk janë gjetur probleme lidhur me një kredi në shumën 52 mijë euro që ka shërbyer si burim, ndërkohë që sipas KPK-së, nuk është arritur të provohet burimi i një huaje 2 milionë lekë të marrë nga shtetasi A.Ç.

Sipas Hamitajt, shuma 2 milionë lekë nuk mund të ketë shërbyer për pagesën e këstit të parë të apartamentit, ashtu si është pretenduar, pasi disponimi i vlerës mund të ekzistonte pas kryerjes së atij transaksioni.

Gjithashtu, janë evidentuar mospërputhje të deklarimeve të burimeve të krijimit të kësaj pasurie në deklaratën veting me atë të vitit 2005, kur rezulton të mos jetë pasqyruar pagesa e shumës 22 mijë e 400 euro dhe burimi i saj financiar.

Gjyqtarja Çela ka deklaruar në vitin 2012 dhurimin e një njësie shërbimi me sipërfaqe 44 m2 në Tiranë, me vlerë 21 milionë lekë. Nga hetimi ka rezultuar se kjo pasuri është shitur ne vitin 2017 nga subjekti dhe bashkëshorti i saj në vlerën 100 mijë euro.

Lidhur me burimet financiare të prindërve për blerjen e njësisë së shërbimit, subjekti ka paraqitur në KPK një njoftim publik sipas të cilit i ati do të shpronësohej bazuar në një vendim qeverie duke fituar të ardhura të konsiderueshme nga një truall dhe nga një ndërtesë.

Por nga hetimi ka rezultuar se prindërit e kanë blerë njësinë e dhuruar në vitin 2011, ndërkohë që shpronësimi është realizuar rreth dy vite më vonë. Hamitaj tha se gjyqtarja Çela nuk ka depozituar dokumentacion justifikues ligjor mbi mënyrën e përfitimit të kësaj pasurie nga prindërit, si dhe nuk është provuar burimi i ligjshëm.

Çela dhe bashkëshorti i saj kanë rezultuar në pamundësi financiare në shumën 15 milionë lekë për blerjen e një njësie shërbimi me sipërfaqe totale 188.18 m2 në Tiranë në vitin 2015, që në fakt përbëhet nga tre njësi me të vogla. Në kontatën e porosisë vlera totale e pasurive është shënuar në shumën 246 mijë euro, ndërkohë që është përcaktuar se nëse objektet do të merreshin në dorëzim në gjendje karabina, atëherë çmimi do të ishte 105 mijë euro.

Relatori Hamitaj tha se subjekti nuk ka arritur të provojë pretendimet se këto njësi janë marrë në dorëzim karabina dhe se çmimi total i tyre ka qenë 105 mijë euro, pasi nuk ka deklaruar në vite shpenzime për punime. Në këto kushte çmimi total është përllogaritur në shumën 246 mijë euro dhe nga analiza financiare ëshë konstatuar balanca negative 15 milionë lekë.

Për një njësi tjetër shërbimi me sipërfaqe 46 m2 në Tiranë, subjekti ka deklaruar në vitin 2015 të ardhurat po nga shpronësimi në shumën 7 milionë lekë, si dhe të ardhura nga qiraja me subjektin “A.Ç.” në shumën 500 mijë lekë. Në deklaratën veting ajo ka sqaruar në funksion të kësaj pasurie dhe një detyrim në shumën 700 mijë lekë ndaj nënës së saj, lidhur me huanë pa afat dhe pa interes në vlerën 14 milionë lekë.

Komisioni konstaton mospërputhje lidhur me vlerën e huasë së pasqyruar në deklaratën veting me atë të vitit 2015, ndërsa është konkluduar se prindërit kanë pasur mundësi t’i japin hua në vitin 2015 shumën 14 milionë lekë.

Ndërkohë, KPK ngre dyshime mbi marrëdhënien e një qiradhënie me shtetasin A. Ç., dhe të ardhurat e deklaruara si të përfituara përpara datës së nënshkrimit të kontratës së qirasë dhe para regjistrimit të adresës së dyqanit.

Për blerjen e një njësie shërbimi tjetër me sipërfaqe 47 m2 në Tiranë, Çela ka deklaruar burime të ndryshme krijimi. Në vitin 2015 ajo ka deklaruar si burim të ardhurat nga shpronësimi në shumën 7.5 milionë lekë, ndërsa në deklaratën vetin ka deklaruar huanë nga prindërit 14 milionë lekë, të adhurat nga pagat e saj e të bashkëshortit si gjyqtarë, si dhe nga qiraja.

Gjyqtarja Çela dhe bashkëshorti kanë rezultuar në pamundësi financiare dhe për blerjen e dy garazheve në Tiranë, me vlerë nga 4500 euro secili, ku si burim krijimi janë deklaruar të ardhurat nga pagat dhe dhënia me qira e një njësie shërbimi. Nga analiza financiare ka rezultuar balancë negative në shumën 1.5 milionë lekë.

Pasuri të fshehura

Gjyqtarja Çela dhe bashkëshoti i saj nuk kanë pasqyruar në deklaratën veting dhe në ato periodike një apartament me sipërfaqe 190 m2 në Shëngjin. Kjo pasuri është porositur nga bashkëshorti i subjektit në vitin 2011 dhe është paguar kësti i parë në shumën 50 mijë euro.

Sipas Hamitajt, subjekti nuk ka dhënë shpjegime për burimin e këstit të parë, por ka sqaruar se kësaj pyetjeje i është përgjigjur bashkëshorti në deklarimin e tij dhe se apartamenti është në pronësi të kunatit, i cili mund të tregojë burimin e ligjshëm pasi ka 20 vjet në emigracion.

Nisur nga fakti se pasuria është porositur dhe paguar nga bashkëshorti i subjektit, KPK ka kryer analizën financiare prej nga ka rezultuar balancë negative në shumën 7 milionë lekë.

Komisioni ngre dyshime se kjo mund të jetë një pasuri e fshehur e subjektit dhe bashkëshortit të saj, pasi është blerë e paguar nga ky i fundit, që më pas i ka transferuar të drejtat tek vëllai E.Dh..

KPK ngre dyshime edhe për fshehjen e një njësie shërbimi me sipërfaqe 124 m2 në Tiranë. Nga hetimi ka rezultuar se në vitin 2009, familjari i subjektit A.Ç. ka porositur dyqanin për çmimin 220 mijë euro. Në këtë kontratë, subjekti i rivlerësimit ka qenë në cilësinë e garantuesit. Gjithashtu, është konstatuar një kontratë tjetër porosie e atij viti, ku porositësi dhe garantuesi janë të njëjtët, por çmimi i pasurisë rezulton 150 mijë euro.

Hamitaj tha se këto dy kontrata rezulton të jenë për të njëjtin objekt dhe me të njëjtat palë, por të nënshkruara në dy data të ndryshme, në të cilat ndryshon çmimi dhe plani i pagesave.

Shoqëria ndërtuese ka informuar se nuk ka marrëveshje me subjektin dhe bashkëshortin e saj, por se marrëveshja që ata kanë është kontrata e porosisë po e vitit 2009 me A.Ç. dhe bashkëshortin e subjektit për blerjen e një dyqani në vlerën prej 150 mijë euro.

Kompania ka sqaruar se bashkëshorti i subjektit është quajtur si garantor i kontratës për shkak të njohjeve personale të mëparshme dhe se kjo ishte kryer për shkak të pasigurive që i ka paraqitur porositësi A.Ç. për likujdimin e kësteve.

KPK ka kryer analizën financiare për mundësinë e subjektit dhe personave të lidhur prej nga ka rezultuar balancë negative në shumën 17 milionë lekë.

Nisur nga fakti se A.Ç. nuk e ka deklaruar fillimisht këtë pasuri, si dhe pasi ka rezultuar se kontrata për furnizim me ujë është regjistruar në emër të bshkëshortit të subjektit, Komisioni ngre dyshime se kjo pasuri është porositur dhe paguar prej gjyqtarëve Çela e Dhima.

Sipas Hamitajt, kontrata e porosisë është lidhur në emër të A.Ç. me qëllim fshehjen e pasurisë dhe shmangien e kontrollit të burimeve financiare.

Komisioni konstaton se subjekti nuk ka aritur të provojë me dokumentacion të ardhurat e deklaruara si të përfituara prej bashkëshortit nga shitja e librave, si dhe nuk është provuar burimi për disa hua, dhurime, sponcorizime apo shpërblime të përfituara ndër vite.

Hamitaj përfundoi se nga analiza financiare përfundimtare për periudhën 2014-2016 ka rezultuar bilanc i përgjithshëm negativ në shumën 55 milionë lekë. KPK njoftoi se seancë e radhës do të zhvillohet më datë 28 tetor, ora 09:30.

Marrë nga Reporter.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ken dhima këshilli i lartë i dejtësisë klorinda çela ken dhima këshilli i lartë i dejtësisë klorinda çela

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet