LIVE UPDATES
Politike

Gjyqi kundër banorëve të Unazës së Re, Klevis Balliu: Drejtësia të hetojë pastrimin e parave nga Erion Veliaj, takimet e

25 Shtator 2020, 13:14 Nga DOSJA
Gjyqi kundër banorëve të Unazës së Re, Klevis Balliu:

TIRANE-Ish deputeti i PD-së Klevis Balliu e cilëon gjyqin që po bëhet kundër banorëve të Unazës së Re, si gjyq politik.

Ai deklaroi ditën e sotme se janë me mijëra procedime penale dhe ka një prokurori të tërë që po merret vetëm me banorët e Unazës së Re. I shoqëruar nga banorët tek Gjykata Penale, Balliu tha se ata kërkojnë që çështjet e Unazës për protestën e Unazës të bashkohen të gjitha së bashku dhe të bëhet një gjyq i mirëfilltë

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, KLEVIS BALLIU TEK GJYKATA PENALE

Klevis Balliu: Këtu janë me qindra, në mos me mijëra procedime penale dhe ka një prokurori të tërë që po merret vetëm me banorët e Unazës së Re. Ne kërkojmë që çështjet e Unazës për protestën e Unazës të bashkohen të gjitha së bashku dhe të bëhet një gjyq i mirëfilltë. Nuk ka pse çdo ditë një banor i Unazës është këtu. mesatarisht çdo ditë të javës një banor i Unazës është këtu. Dhe presioni vazhdon çdo ditë, qoftë këtu, qoftë për largime nga puna që kanë bërë, qoftë për presione të tjera të orëve të vona.

Si ka mundësi që ky shtet shpërdoron paratë publike në këtë mënyrë, se këto prokurorë, gjykata e gjyqtarë, këto të gjithë mbahen me paratë e taksapaguesve dhe taksat e qytetarëve shqiptarë po përdoren për të bërë presion në interes politik të Edi Ramës ndaj këtyre qytetarëve.

E dyta, banorët e Unazës kanë patur një akuzë themelore për projektin e Unazës së Re që ishte që nuk ka projekt rruge por që këtu ka projekt pallatesh dhe vemja e bashkisë, lavatriçja me e madhe e parave të drogës Erion Veliaj deklaronte se nuk ka projekt për pallate.

Veliaj: “Ndërkohë, ajo që kam shumë të rëndësishme të sqaroj për Njësinë Nr.7 ka të bëjë me projektin e Lanës. Ne tashmë kemi negociuar dhe kemi marrë kredinë, do të fillojmë punimet; kush ka letra do të marrë kompensimin sipas të gjithë rregullave të shtetit dhe vlerës së tregut; kush ka nevojë për strehim, ne do të ndërtojmë në buzë të projektit të ri, jo në buzë të Lanës, por në buzë të projektit të ri pallate dhe banesa për të akomoduar të gjithë ata banorë që do të ikin nga një favela”.

Klevis Balliu: Një vit e katër muaj dhunë, një vit e katër muaj këmbë e duart në allçi dhe ky dilte çdo ditë dhe deklaronte që aty s’ka pallate, por po bëhet rrugë në interes të qytetarëve.

Më thoni ju janë në interes të qytetarëve pallatet? Sa pallate ka bërë ky njeri? Po ngaqë ka bllokuar çdo shesh me pallatet që ka bërë, sot çfarë i ka ngelur?! Duhet të prishë shtëpijat e qytetarëve sepse s’ka më vend, duhet të prishë shtëpitë e qytetarëve sepse skam ë vend. Mashtron qytetarët e Lanës kur iu thotë se do të fusë ata banorë tek këto pallate sepse s’ka asnjë kontratë të shtetit me biznesmenët të cilët i kanë filluar pallatet tani gati prej 6-7 muajsh. Të gjitha pallatet janë buzë rrugës sepse nuk ka patur kurrë projekt për qytetarët. Kjo qeveri ka vetëm projekt për të vjedhur dhe projekt për pallate dhe atë po bën atje dhe sot e faktoi. Unë ju bëj thirrje juve që ta raportoni se si ky njeri në emisione të tjera ka deklaruar se atje s’ka pallate dhe se si ky njeri deklaron se atje ka pallate.

E dyta, ndërkohë që Edi Rama në orët e vona në restorantet e Durrësit, i lutet banditëve dhe kriminelëve, që ta n dihmojnë në zgjedhje, ndërkohë që në televizor ky zotëria bën si dhelpër e ngordhur ndërkohë që në Fushë Krujë ky zotëria shkon netëve vonë dhe i kërkon banditëve të Fushë Krujës që ta ndihmojnë për zgjedhje.

Këtu banorët e Unazës arrestohen, banorët e Unazës tërhiqen nëpër gjykata.

Më thoni se në cilin vend të botës ndodh që vidhen 40 milionë euro dhe sot po shtohen 2.3 milionë euro të tjera tek ky projekt famëzi e famëkeq, i dalë boje, në Shqipëri dhe nhë të gjithë Europën dhe në mbarë Botën.

Si ka mundësi që vazhdojnë dhe shtohen paratë aty, sepse vazhdon vjedhja.

Aty nuk ka patur kurrë një projekt për qytetarët, por një projekt për të vjedhur.

Mbi të gjitha të gjuitha akuzat që rëndojnë mbi banorët e Unazës së Re, janë akuza të ardhura nga policia e shtetit e pllakosur dhe e kapur në çdo segment, nga kjo polici e cila ka mbi supe nhjë akuzë të tmerrshme për kanabizimin e vendit, për implikimin e saj me krimin e organizuar.

Banorët janë në gjyq një herë për ditë e martë, një herë për ditën e enjte, por atje është krim vazhdues. Kjo është juridikisht. Nqse unë kam shkelur ligin ditën e hënë, të martën atje, e kam shkelur edhe të mërkurën, sepse ka qenë e përditshme dhe aty nuk është shkelur asnjë ligj, përkundrazi, këta banorë, këta heronj, mbrojtën interesat e shtëpive të tyre por edhe interesin publik, duke demomnstruar një vjedhje monstruoze që i bënë të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Sot ne jemi në këtë fazë, ku kemi një qeveri e cila e ka kthyer policinë në armike të qytetarëve shqiptarë dhe mike të bandave të krimit.

Sot ne jemi në këtë fazë, ku bëhen projekte për vjedhje, kaqpen me presh në dorë, dhe shkojnë nëpër gjykata dhe harxhojnë të vjedhurit lek me avokatët, më thoni se ku janë pushtetarët të cilët akuzohen për 6.2 miliard euro të vjedhura, të zhdukura nga buxheti i shtetit sipas KLSH-së.

Nuk ka asnjë sepse kjo qeveri ka vetëm një interes, të vjedhë qytetarët, që të blejë votat e të mbajë pushtetin e vjedhur që ka sot.

Ky njeri e ktheu qytetin e Lasgushit, në qytet të kallashit. Vetëm ky e ka bërë këtë. Shikoni Elbasanin, e ka kthyer qytetin e Kristoforidhit në qytet të tmerrit, në qytet të bandave.

Ky e ktheu Shqipërinë në Kolumbinë e Europës.

Kolumbia ka qenë më mirë se ne sepse Pablo Escobar kur hyri në Parlament e nxorën që ditën e parë, kurse ky ka futur me dhjetëra deputetë narkotrafikantë që janë marrë me prostitucion të dënuar për vrasje, i mban edhe sot në mbështretje.

Dua t’i bëj thirrje çdo qytetari që kjo nuk është një çështje për Unazën, Bregun e Lumit, naftëtarët, këtu po sulmohen të gjithë qytetarët shqiptarë. Mjafton të shohësh varfërinë që ka pllakusur çdo cep dhe është detyrimi ynë kombëtar që këtë armik të përbashkët të Shqipërisë, ekonomisë dhe çdeo qytetari të ndershëm të këtij vendi, të çdo polici të ndershëm, ta zhdukim një herë e mirë dhe e kemi mundësinë. Më 2 prill do t’i shpartallojmë në çdo cep të Shqipërisë. Nuk do të gjejnë vrimë ku të futen. Ka ardhur koha që shqiptarët të marrin atë që i takon. Nuk ka më burg për qytetarët se s’kanë paguar dritat, se kanë protestuar, por burg për pushtetarët e korruptuar që kanë vjkedhur qytetarët shqiptarë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gjyq ndaj banoreve te unazes se re klevis balliu gjyq ndaj banoreve te unazes se re klevis balliu

Sondazh

Poll
Politike 25 Shtator 2020, 12:56

TIRANË–  Deputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Lajmi u zbulua pak ditë më parë nga disa foto të publi...

Politike 25 Shtator 2020, 12:13

TIRANË- Anëtari i Kryesisë në Partinë Demokratike, Eno Bozdo në një postim në Facebook shkruan se Erion Veliaj ka mashtruar për çmimin e ujit në Tir...

Politike 25 Shtator 2020, 09:22

KUKËS- Mbyllet votimi nga anëtarësia të kandidatëve për deputetë, në degët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës. Sekretari i Përgjithshë i Partisë Demokratike, Ga...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet