LIVE UPDATES
Politike

Vjosa/ Meta: Shpalleni Park Kombëtar! Rama: E kemi bërë me kohë, sa mirë do ishte të mbroje Valbonën kur ishe zv.kryemini

25 Shtator 2020, 11:04 Nga DOSJA
Vjosa/ Meta: Shpalleni Park Kombëtar! Rama: E kemi bërë me

TIRANË– Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama kanë replikuar me njëri-tjetrin në distancë në lidhje me Parkun e Vjosës. Meta, që prej ditës së djeshme ka bërë thirrje që Vjosa të shpallet Park Kombëtar, dhe të mos lejohet ndërtimi i FEC-ecve në atë zonë.

Sot, në Tepelenë, në vijim të Tryezës së Rrumbullakët me temë: ‘‘E ardhmja e Lumit Vjosa – Ndërtim digash apo Park Kombëtar“, Meta përuroi sot Qendrën Ndërkombëtare Shkencore dhe Kërkimore për lumin Vjosa. Meta theksoi se mbështet krijimin e një Parku Kombëtar dhe jo ndërtimin e digave mbi lumin Vjosa.

Fjala e Presidentit Meta: Është kënaqësi të takohemi së bashku këtu në Tepelenë për një ngjarje mjaft pozitive, përurimin e Qendrës Kërkimore Ndërkombëtare për Vjosën. Hapja e kësaj Qendre Kërkimore ndërkombëtare është bërë e mundur në sajë të bashkëpunimit mes Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, Universitetit të Vienës dhe Universitetit të Burimeve Natyrore dhe Shkencave të Jetës në Vjenë, Austri (BOKU). Dëshiroj t’i falënderoj këto universitete për dedikimin e tyre për çështjen e lumit Vjosa dhe njëkohësisht dhe Kryetarin e Bashkisë Tepelenë, z.Tërmet Peçi, për mbështetjen e vazhdueshme që japin kësaj kauze! Qëllimi i krijimit të kësaj Qendre është ofrimi i infrastrukturës për zhvillimin e studimeve shkencore në luginën e lumit Vjosa dhe formalizimi i bashkëpunimit mes 3 universiteteve themeluese. Ne zhvilluam dje në Tiranë, Tryezën e Rrumbullaktë për të ardhmen e lumit Vjosa me pjesëmarrjen e shumë personaliteteve të shquara dhe shkencëtarëve nga vende të ndryshme të Europës.Dua të vë në dukje kontributin e tyre të jashtëzakonshëm dhe përpjekjet e vazhdueshme në mbrojtje të lumit Vjosa, si lumi i fundit i egër në Europë, që rrjedh i pandërprerë në të gjithë gjatësinë e tij. Lumi Vjosa është një pasuri natyrore kombëtare por edhe ndërkombëtare, që ne kemi fatin ta kemi këtu, por që në të njëjtën kohë është i rrezikuar nga planet për ndërtimin e hidroçentraleve të Poçemit dhe Kalivaçit. Edhe pse në kohë të vështira, siç jemi tani në situatën e COVID-19, jemi mbledhur për të diskutuar mbi këtë çështje të rëndësishme në një moment kyç për të ardhmen e luginës së Vjosës – para lëshimit të Deklaratës mjedisore nga Ministria e Mjedisit për hidrocentralin e Kalivaçit. Unë shpresoj që qeveria të marrë në konsideratë serioze si peticionin e nënshkruar nga 776 shkencëtarë nga e gjithë botë, në mbrojtje të lumit Vjosa, ashtu edhe konkluzionet e nxjerra nga tryeza e djeshme, që iu dorëzuan Presidentit të Republikës dhe që do të dërgohet pranë të gjitha institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare që merren me këtë çështje. Unë do të vazhdoj të mbetem në mbështetje të nismës në mbrojtje të lumit Vjosa, dhe ky aktivitet, i organizuar në këto dy ditë, është vetëm i pari i shumë të tjerave, që do të organizohen në mbështetje të kësaj kauze, por dhe kauzave të tjera që lidhen me mbrojtjen e mjedisit.  Uroj dhe shpresoj që tryeza e djeshme dhe hapja sot e Qendrës Kërkimore Ndërkombëtare për Vjosën, të mundësojnë e lehtësojnë dialogun e munguar mes shkencëtarëve, shoqërisë civile dhe institucioneve, duke bërë të mundur që të dëgjohet zëri i shkencëtarëve që studiojnë lumin Vjosa prej vitesh! Zhvillimi i qëndrueshëm i vendit arrihet vetëm duke rritur vlerat e pasurive të tilla të jashtëzakonshme siç është Lumi Vjosa dhe lugina e tij, duke mbështetur ekonominë e gjelbër, duke zhvilluar agro-turizmin dhe ekoturizmin në zona me vlera të rralla natyrore siç janë ato të Kalivaçit e Poçemit.
  E ardhmja e Vjosës nuk mund të jetë kurrësesi shkatërrimi i saj përmes ngritjes së hidrocentaleve, por shpallja si Park Kombëtar, duke sjellë kështu impakt pozitiv dhe zhvillim të qëndrueshëm për zonën dhe komunitetin për sot dhe për gjeneratat e ardhshme.

Pak pas këtyre deklaratave, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama. Rama shton se Vjosa e lartme është shpallur Park Kombëtar dhe se ajo e poshtmja do të bashkohet në këtë projekt, ndërkohë ministria e Mjedisit ka refuzuar zyrtarisht të japë leje për projekte HEC-esh. Rama shton se Meta, në vend që të japë mbrojë Vjosën nga rreziku imagjinar i hidrocentraleve që nuk do të ndërtohen, duhet të kishte mborjtur Valbonën kur ishte zv.kryeministër.

Qeveria jonë e ka shpallur Park Kombëtar Vjosën e lartme. Ministria jonë e Mjedisit ka refuzuar zyrtarisht të japë leje për projekte HEC-esh në Vjosën e poshtme që do të integrohet me Parkun! Vala shkatërruese e qeverisë së vjetër mbi lumenjtë në tërësi është zmbrapsur ka kohë!

— Edi Rama (@ediramaal) September 25, 2020

“Qeveria jonë e ka shpallur Park Kombëtar Vjosën e lartme. Ministria jonë e Mjedisit ka refuzuar zyrtarisht të japë leje për projekte HEC-esh në Vjosën e poshtme që do të integrohet me Parkun! Vala shkatërruese e qeverisë së vjetër mbi lumenjtë në tërësi është zmbrapsur ka kohë! Jam dakord me Ilir Metën që e ardhmja nuk është shkatërrimi, po sa mirë do kishte qenë sikur ta kishte mbrojtur Valbonën nga shkatërrimi kur ishte zv.shef i qeverisë së Saliut, siç mbron sot Vjosën nga rreziku imagjinar i hidrocentraleve që nuk do të ndërtohen!”- shkruan Rama.

(j.v;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta qendra ndërkombëtare shkencore dhe kërkimore për lumin vjosa tepelenë ilir meta qendra ndërkombëtare shkencore dhe kërkimore për lumin vjosa tepelenë


Sondazh

Poll
Politike 25 Shtator 2020, 09:22

KUKËS- Mbyllet votimi nga anëtarësia të kandidatëve për deputetë, në degët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës. Sekretari i Përgjithshë i Partisë Demokratike, Ga...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet