Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Gjykata Kushtetuese ka dalë me një njoftim për mediat ditën e sotme, ku shprehen se po punohet me kapacitet të plotë për zgjidhjen e çështjeve që i ka në shqyrtim.
Gjykata Kushtetuese kërkon mbështetje të plotë nga aktorët politikë dhe institcuinalë përsa i përket mbështetjes së vendimeve të marra nga kjo e fundit, pasi këto vendime janë të detyrueshme për t’u zbatuar. Gjithashtu janë dhënë disa statistika lidhur me çështjet që Gjykata po trajton, duke theksuar se po punohet me ritmin e duhur ndaj çështjeve voluminoze, të mbartura apo aktuale.
Gjykata thotë se i është përgjigjur me ritmin e duhur dhe që prej janarit të këtij viti ka shqyrtuar 100 kërkesa; 25 prej tyre në seancë plenare, kurse për 75 është vendosur moskalimi në seancë plenare. Ndër vendimet e moskalimit, 50 prej tyre janë dhënë nga kolegjet, ndërsa 25 janë dhënë nga Mbledhja e Gjyqtarëve.
DEKLARATA:
Njoftim për mediet, datë 20 maj 2021 Gjykata Kushtetuese, tashmë funksionale prej janarit të vitit 2021, e ndërgjegjshme për rëndësinë e drejtësisë kushtetuese në mbrojtjen e vlerave bazë të organizimit shtetëror dhe të lirive themelore të individit, vlerëson të informojë publikun për disa të dhëna të veprimtarisë së saj gjatë kësaj periudhe, me bindjen se transparenca dhe informimi i shërbejnë ndërtimit të marrëdhënieve të besimit reciprok. Në përmbushje të misionit të saj për garantimin e epërsisë së Kushtetutës dhe forcimin e demokracisë në vend, Gjykata, ndonëse ende e paplotë dhe në kushtet e një kuorumi të brishtë e me përbërje tërësisht të re, sapo rifilloi funksionim, u gjend përballë një numri të konsiderueshëm çështjesh gjyqësore dhe veprimtarish të reja administrative, që buronin nga ndryshimet kushtetuese dhe ligjore.
Një prej veprimtarive administrative më të rëndësishme është miratimi i Dokumentit të parë Strategjik të Gjykatës Kushtetuese, si udhërrëfyes institucional për arritjen e standardeve më të larta në ushtrimin e funksioneve të saj me profesionalizëm, integritet dhe besueshmëri.
Gjatë kësaj periudhe, volumit të çështjeve në pritje për shqyrtim, Gjykata i është përgjigjur me ritmin e duhur dhe që prej janarit të këtij viti ka shqyrtuar 100 kërkesa; 25 prej tyre në seancë plenare, kurse për 75 është vendosur moskalimi në seancë plenare. Ndër vendimet e moskalimit, 50 prej tyre janë dhënë nga kolegjet, ndërsa 25 janë dhënë nga Mbledhja e Gjyqtarëve.
Duke u udhëhequr nga parimet e kolegjialitetit, pavarësisë dhe paanësisë, të sanksionuara në Kushtetutë, Gjykata i ka kushtuar rëndësi të veçantë edhe zgjidhjes në një kohë sa më të shkurtër të mosmarrëveshjeve kushtetuese, sidomos përfundimit të çështjeve të mbartura, çka është bërë e mundur edhe falë përkushtimit të gjyqtarëve kushtetues. Po ashtu, një vlerë të shtuar në këtë drejtim ka pasur edhe administrimi efikas i burimeve njerëzore dhe materialeve ekzistuese të Gjykatës.
Në veprimtarinë e saj Gjykata është kujdesur edhe për ruajtjen e vazhdimësisë së jurisprudencës kushtetuese, duke iu referuar edhe jurisprudencës së GJEDNJ-së dhe asaj të gjykatave të tjera kushtetuese. Po ashtu, ajo i ka kushtuar vëmendje transparencës në vendimmarrje, duke publikuar në kohën e duhur në faqen zyrtare njoftime për publikun dhe median lidhur me vendimet e saj.
Gjykata, gjithashtu, vlerëson se është me rëndësi themelore që veprimtaria dhe autoriteti i Gjykatës të mbështetet nga aktorët politikë dhe institucionalë, nga subjektet që e vënë në lëvizje, nga mediat dhe publiku i gjerë. Dhënia e besimit prej tyre në këtë fazë i shërben ringritjes së autoritetit të saj, e cila në çdo rast shoqërohet me përgjegjësi të shtuar për Gjykatën dhe secilin prej gjyqtarëve, në funksion të forcimit të shtetit të së drejtës dhe demokratizimit të shoqërisë në përgjithësi.
Në këtë drejtim, Gjykata rithekson rëndësinë që ka pranimi nga kushdo i forcës detyruese të vendimmarrjes së saj, bazuar në nenin 132 të Kushtetutës, i cili parashikon se vendimet e saj janë përfundimtare dhe të detyrueshme për zbatim.Çdo lloj vendimmarrje e kësaj Gjykate, qoftë njëzëri ose me shumicë të votave, është dëshmi e një procesi mendimesh e qëndrimesh të gjyqtarëve kushtetues, sipas bindjes së brendshme të bazuar në Kushtetutë, integritetit dhe paanësisë së gjyqtarit kushtetues ndaj çdo ndikimi të mundshëm të faktorëve të tjerë.Nga ana tjetër, çdo lloj vendimmarrje në kushtet e diversitetit të mendimeve e ushqen njëlloj procesin e pasurimit të vazhdueshëm të jurisprudencës dhe doktrinës kushtetuese.
Gjykata është besimplotë se ushtrimi i veprimtarisë së saj bëhet edhe më efektiv në një klimë besimi reciprok dhe luajal.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANE- Një tjetër detaj është zbuluar pas vrasjes së 32-vjeçarit Endri Mustafa në qytetin e Shkodrës. Sot në gjykatë, bashkëshortja e Mustafës, Ingrid M...
TIRANË– Alfred Shehu, prokurori i Elbasanit, njëherazi personi që ka në dorë hetimin për vrasjen e Pjerin Xhuvanit e ka kaluar me sukses Vettingun. K...
MIRDITË– Një 67-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi tentoi të vriste një nga punonjësit e kompanisë që kryente punime në aksin rrugor Rr...
TIRANË- Një denoncim i një vajze 25-vjeçare nga Arabia Saudite ka sjellë arrestimin e të riut 24-vjeçar, J.Meta, me akuzën e ngacmimit seksua...
TIRANË- Selman Balla, 55 vjeç u arrestua mbrëmjen e djeshme si i shpallur ndërkombëtar pasi është i dënuar me 11 vite e 10 muaj burg nga Gjykata e P...
SHKODËR– Një javë më parë, Endri Mustafa, i sapokthyer në Shqipëri, u nxorr nga banesa për t’u ekzekutuar në zonën e Livadheve. Sot, dy të arrestuarit e ve...
TIRANË– Vendimi për ish-kryeprokurorin Adriatik Llallën do të jepet ditën e sotme në orën 13:30. Gjatë seancës së sotme, e cila nisi pak minuta më parë ish...
TIRANË- 5 të akuzuarit për përdhunimin në grup të adoleshentes 15-vjeçare në fshatin Tarash në zonën e Mirditës janë lënë në burg.Pas nismës që ka p...
SHKODER– Ergys Malja, 15-vjeçari i arrestuar në Shkodër dhe i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Endri Mustafës, akuzon si autorin e vrasjes 27-vje&cc...
VLORE- Një i ri është paraqitur në Urgjencën e Spitalit të Vlorës për të kërkuar ndihmë mjekësore, pasi është plagosur me thikë.Burime për Dosja.al bëjnë me dij...