Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Përdhunuan në grup 15-vjeçaren në Lezhë/ Gjykata e Lezhës lë në burg 5 autorët! 31-vjeçari shantazhoi të miturën me
20 Maj 2021, 09:23Nga DOSJA
TIRANË- 5 të akuzuarit për përdhunimin në grup të adoleshentes 15-vjeçare në fshatin Tarash në zonën e Mirditës janë lënë në burg.
Pas nismës që ka pushtuar rrjetet sociale me togfjalëshin “përdhunuesit kanë emër”, Artan Kaçorri 31 vjeç, Albert Molla, 27 vjeç, Ermal Tarazhi, 30 vjeç, Nike Lleshi, 44 vjeç dhe Adrian Gjikola, 17 vjeç nuk kanë thënë asnjë fjalë më shumë për ngjarjen e rëndë. Gjatë seancës u bë e ditur se Artan Kaçorri shantazhoi 15-vjeçaren me video intime dhe e përdhunoi, ndërsa më pas videot ua dha dhe 4 shokëve të tij.
Por kur nisi abuzimi?
Babai i të miturës ka rrëfyer për mediat se ngjarja e rëndë ka ndodhur më 8 mars, kur Artan Kaçorri ka shkuar dhe ka marrë 15-vjeçaren në shkollë. Sipas prindërve të vajzës, 31-vjeçari e ka marrë vajzën me zor në makinë dhe e ka droguar.
Më pas ai ka kryer marrëdhënie seksuale me të, dhe e ka dërguar tek Nik Lleshi, i cili gjithashtu ka abuzuar seksualisht me të. Me anë të një videoje, ata e kanë shantazhuar vajzën e cila nga frika është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë në grup.
Ka qenë e ëma e të miturës që ka dyshuar se me vajzën diçka nuk shkonte pasi i ka gjetur një telefon ilegal i cili i qe dhuruar nga autorët. Brenda telefonit gjendeshin foto e video, me të cilat ata i bënin shantazh për të kryer marrëdhënie seksuale me persona të tjerë.
(F.g/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHKODER– Ergys Malja, 15-vjeçari i arrestuar në Shkodër dhe i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Endri Mustafës, akuzon si autorin e vrasjes 27-vje&cc...
VLORE- Një i ri është paraqitur në Urgjencën e Spitalit të Vlorës për të kërkuar ndihmë mjekësore, pasi është plagosur me thikë.Burime për Dosja.al bëjnë me dij...
DURRËS– Olsi Sefolli, drejtuesi i mjetit tip furgon ku u gjetën 123 mijë paund dje në Portin e Durrësit ka rrëfyer në polici se nuk ka dijeni për paratë e ...
TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 2 vite burg ish-kryeprokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla. ...
TIRANË– Sot është dita e tretë e cila vijon me probleme në procesin e vaksinimit në Shqipëri. Mungesa e vaksinave kineze “Coronavac” ka sjellë kaos në qend...
SHKODËR– Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar masën ‘arrest me burg’ për Edison Arrazi, i cili u arrestua pas vrasjes së Endri Mustafës. Por më...
DURRËS– Banorët në Durrës kanë dalë ditën e sotme në protestë. Arsyeja e protestës është bërë pasi pallati ku ata jetojnë është shpallur i pabanueshëm. Tre...
Një 22-vjeçare ka rënë në kurthin e rrjeteve sociale dhe përfunduar me urdhër të menjëhershme mbrojtjeje nga policia e Tiranës , mbas një lidhjeje të kri...