LIVE UPDATES
Bota

Gjermani/ Teste të shpejta kundër Covid-19 që mund të bëhen në shtëpi

26 Janar 2021, 08:30 Nga DOSJA
Gjermani/ Teste të shpejta kundër Covid-19 që mund të

GJERMANI- Në Gjermani së shpejti mund të ketë teste të shpejta për koronavirusin në shtëpi. Ministria Federale e Shëndetësisë po planifikon një ndryshim përkatës në “Urdhëresën për Shpërndarjen e Pajisjeve Mjekësore”. Kjo do të bëjë të mundur shitjen e testeve të lehta për t’u përdorur nga individë privatë.

Testet e deritashme të shpejta të antigjenit mund t’u jepen vetëm mjekëve, institucioneve mjekësore ose mjediseve të kujdesit. Institucionet arsimore kanë qenë gjithashtu marrës të mundshëm të këtyre testeve që nga dhjetori. Janë planifikuar procedura të reja të thjeshta, të cilat deri tani nuk kanë qenë në dispozicion në këtë mënyrë. “Ne flasim shprehimisht për teste vetjake, që janë më të lehta për t’u përdorur”, – tha një zëdhënës i ministrisë.

Produktet duhet të çertifikohen dhe të japin rezultate me kuptim, por të jenë të përdorshme nga amatorë, në një mënyrë të tillë që rreziku i rezultateve të gabuara të jetë relativisht i vogël. Ende nuk ka teste të shpejta që janë të çertifikuara dhe të disponueshme në sasi të mjaftueshme për t’u kualifikuar për një rregullore të tillë.

Ende duhet të kalojnë procesin e miratimit

Në projektin e ministrisë shkruhet se, në të ardhmen, testet për përdorim vetjak nga amatorët do të luajnë një rol vendimtar në frenimin e pandemisë: “Teste të tilla janë një kontribut i rëndësishëm për përsosjen e strategjisë së testeve në Gjermani”.

Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Industrisë së Diagnostifikimit, Martin Walger, tha se sipërmarrjet tani mund të punojnë me ritëm të shpejtë për miratimin e testeve të tilla. Por do të duhen disa javë derisa të ndodhë kjo. Prandaj, janë të mundshme variante të ndryshme, të tilla si mostrat me tampon në hundë, që nuk duhet të merren më thellë, ose të ashtuquajturat teste të gargarës dhe pështymës.

Lidhur me çmimet e mundshme të testeve të tilla, shoqatat e farmacistëve thanë që ato do të llogariteshin dhe raportoheshin individualisht nga secili prodhues dhe secila farmaci, veçanërisht sepse testet ndryshojnë edhe në cilësinë dhe përdorimin e tyre.

Përdorimi i testeve edhe në jetën profesionale

Ndryshimi i planifikuar i urdhëresës nga Ministria e Shëndetësisë ofron gjithashtu më shumë mundësi për të përdorur testet e deritashme të antigjenit të shpejtë në jetën profesionale. Për këtë qëllim, grupi i institucioneve që kanë qasje në testet e shpejta do të zgjerohet. Edhe institucioneve të infrastrukturës kritike u është dhënë gjithashtu mundësia për të marrë teste, tha ajo. Lehtësime në këtë kuadër u përmendën për fushat e energjisë, teknologjisë së informacionit, telekomunikimit, transportit dhe qarkullimit.

Lauterbach: teste të rregullta edhe në sipërmarrje

Eksperti i SPD për shëndetin, Karl Lauterbach bëri thirrje për teste të rregullta në sipërmarrje.

“Studimet tregojnë shumë qartë: po ta testoni fuqinë punëtore të sipërmarrjeve dy herë në javë me një test antigjeni, si të thuash, në fillim të punës, për ata që nuk punojnë në shtëpi, atëherë mund të ulet në mënyrë masive numri i infeksioneve të reja”,- tha Lauterbach në një intervistë me RTL.

Marrë nga DW.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne gjermani koronavirusi ne gjermani

Sondazh

Poll
Bota 26 Janar 2021, 07:22

Biden: Gjyqi i Trump duhet të ndodhë

SHBA-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka folur ditën e djeshme mbi gjyqin që do t’i bëhet paraardhësit të tij, Donald Trump nga Senati amerikan. Në një intervist...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet