Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Politike
Gjana jep lajmin i buzëqeshur! Lulzim Basha konfirmohet si kryetar i Partisë Demokratike
14 Qershor 2021, 12:33Nga DOSJA
TIRANË– Lulzim Basha konfirmohet si fitues i zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike. Ishte kryetari i komisionit zgjedhor i PD-së, Jemin Gjana ai që e ka konfirmuar lajmin për mediat. Gjana tha se janë adminstruar 76 kutitë e 76 komisioneve të votimit në gjithë vendin. Basha është ndjekur me vota nga Agron Shehaj, ndërsa i fundit në renditje nga numri i votave të siguruara është Fatbardh Kadilli.
DEKLARATA:
Komisioni Zgjedhor i Partisë Demokratike sapo ka përmbyllur procesverbalin e përgatitjes dhe të deklarimit të rezultatit përfundimtar zyrtar. Kemi administruar 76 kutitë e 76 komisioneve të votimit në të gjithë vendin. Në prani të Komsionit janë hapur një nga një kutitë, janë regjistruar të dhënat e dokumentuar në procesverbale. Nga procesverbalet e administruara në kuti rezulton që në të gjitha rastet komisionerët, natyrisht kanë firmosur dhe përfaqësuesit e kandidatëve në garë në të gjithë ato raste ku kandidatët kanë patur përfaqësim. Bazuar në të dhënat zyrtare të 76 procesverbaleve të futura në llogaritje. Bazuar në të dhënat zyrtare të 76 procesverbaleve të futura në përllogaritje rezulton se 75 mijë e 67 anëtarë të Partisë Demokratike, kanë votuar 41 mijë e 97 anëtarë. Vota të pavlefshme kanë rezultuar 413. Vota të vlefshme janë 40 mijë e 684 vota. Të ndara sipas kandidatëve në garë: Për z. Fatbardh Kadilli kanë votuar 781 anëtarë. Për zonjën Edith Harxhi kanë votuar 983 anëtarë. Për z. Agron Shehaj kanë fotuar 6 mijë e 38 anëtarë dhe për z.Lulzim Basha kanë votuar 32 mijë e 882 anëtarë. Bazuar në këto të dhëna, komisioni Zgjedhor i Partisë Demokratike shpall zyrtarisht fitues të garës për kryetar të PD-së z. Lulzim Basha. Ju falënderoj për të gjithë kohën që i keni kushtuar ndjekjes së procesit të votimit dhe mirutakofshim në evente të tjera të Partisë Demokratike.
TIRANË– Në seancën e sotme plenare, dy deputetët Paulin Sterkaj dhe Arben Pëllumbi kanë pasur arsye se përse të qeshnin. Ata u filmuan në një moment gazmor...
TIRANË– Deputeti Myslim Murrizi ka ngritur tre pyetje pas raportimit në Kuvend të raportit të këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2020 nga kryetarja e Kë...
BRUKSEL– Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga vizita e tij në Bruksel, ku edhe do të marrë pjesë në Samitin e NATO-së. Siç duket nga pamjet, gjëj...
Bashkia e Tiranës i ka dhënë tenderin për pastrimin e lotit të dytë të Tiranës kompanisë “KORSEL” pa kryer asnjë verifikim për të. Pas ankimimit të një kompanie...
TIRANË– Kreu i SPAK, Arben Kraja ishte i pranishëm ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, aty ku prezantoi raportin e punës së tij në Krye të SPAK. Ka qën...
TIRANË– Deputeti Myslim Murrizi ka ngritur disa pyetje për kreun e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja....
TIRANË– Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Arben Kraja, është përballur gjatë seancës së Kuvendit me pyetjet e deputetëve. Një prej tyre ishte dh...
TIRANË– Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kthyer pas për rishqyrtim në Kuvend ligjin e ndryshuar për sektorin minerar. Në arsyetimet e publikuara, Meta...
TIRANË– Deputeti Ralf Gjoni i ka drejtuar disa pyetje kreut të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja. Pas...