Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar sot intervistat me 4 kandidatët e fundit të cilët janë në garë për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme, (SPAK). Prokurorët Ndini Tavani, Maksim Sota, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, janë emrat e fundit që janë pyetur nga trupa prej 11 anëtarësh e KLP dhe EURALIUS dhe OPDAT që janë të pranishëm në këtë seancë.
Burime për Dosja.al bëjnë me dije se prokurorët kanë bërë me dije arritjet e tyre në karrierë dhe arsyet pse duan të jenë pjesë e SPAK.
Prokurori Ndini Tavani është pyetur për grabitjen e Bankës së Shqipërisë dhe vrasjen e bankierit Artan Santo. Tavani ka thënë se hetimet për Santon vijojnë, por nuk ka dhënë të tjera detaje.
Ndërkohë që prokurori Vladimir Mara, flet për herë të parë për akuzat për dekonspirimin e aksionit për sekuestrimin e kanabisit në fshatrat e Vlorës. Ai u akuzua se nxorri pamjet filmike të këtij operacioni. Para KLP dhe ndërkombëtarëve, Mara është shprehur:
Jo vetëm që s’kam qenë i pranishëm në operacion, por ka qenë tjetërkush që e ka dekonspiruar. Kam kërkuar reagim publik për këtë çështje edhe nga prokuroria e Përgjithshme.
E nga ana tjetër, interesi i ndërkombëtarëve është vetëm tek “Dosja 339”. Njësoj si për prokurorin Hajdarmataj, EURALIUS dhe OPDAT, kanë pyetur Marën për këtë dosje të nxehtë të politikës shqiptar. Mara është shprehur para ndërkombëtarëve: Për dosjen 339 po punohet. Dosja është tejet voluminoze dhe ende s’ka rezultate konkrete. Por nëse unë vijoj ta hetoj këtë dosje, edhe si pjesë e SPAK, 339 do të hetohet.
Prokurori Dritan Prençi, gjithashtu nuk i ka shpëtuar pyetjeve të KLP. Në intervistën e tij, prokurori i Dosjes Haklaj, ka përmendur si arritje kërkesën për burgim të Zylfije dhe Hamdi Haklajt, pretencën për ish-drejtorin e Burgjeve, Artur Zoto dhe dosjen e ish-ministrit Saimir Tahiri, të cilën ai e përfaqëson në emër të prokurorisë në Gjykatë.
“Kam qenë prokurori i Dosjes Haklaj. Kam kërkuar burg të përjetshëm për Zylfije dhe Hamdi Haklajn. Janë arritjet e mia. Kam qenë prokurori që kam kërkuar burg për Artur Zoton dhe kam hetuar dosjen Tahiri. Dhe 40 procese të tjera në hetim nga ana ime.”-tha ai.
Deri më tani, KLP ka intervistuar 22 kandidatë ku vlen të përmenden disa prej tyre si :Altin Dumani, Anita Jella, Andon Martini, Andon Kraja, Behar Dibra, Dorina Bejko, Dritan Prençi, Besim Hajdarmataj, Donika Prela, Edvin Kondili, Elisabeta Imeraj, Eneid Nakuçi, Klodian Braho, Manjola Kavaja, Ndini Tavani, Maksim Sota e Vladimir mara.
Të mërkurën, KLP do të bëjë prezantimin e pikëzimit dhe vlerësimin profesional dhe do të shihet kush do të jenë 15 emrat e parë në listë të cilët mund të jenë pjesë e SPAK.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
SHKODËR– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dha ditën e sotme një prononcim për mediat pasi inaguroi pikën e kalimit kufitar në Hanin e Hotit. Ndër ...
TIRANË- Boiken Abazi i Lëvizjes së Vetëvendosjes me qendër në Shqipëri, ka komentuar raportin e OKB-së, lidhur me rënien e popullsisë në Shqipëri. Në një p...
Tiranë- Pas mos-dekretimit si kreu i Akademisë së Shkencave nga Presidenti Ilir Meta, ka reaguar edhe Skënder Gjinushi. Ai është shprehur se vendimi i Metës ë...
Kavajë- Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident te hyrja e qytetit të Kavajës. Dosja.al mëson se një person me motor është përplasur me një tjetër automjet.M...
TIRANE- Kryebashkiaku Erion Veliaj e quajti “cibanin e Lulit”, por ndërtesa e cila u shemb sot tek ‘Arena Kombëtare’, është ndërtuar me lejen e firmosur nga kry...
Tiranë- Shembet ndërtesa katërkatëshe pranë “Arenës Kombëtare” në Tiranë. Shembja është bërë me anë të fadromave dhe jo me shpërthim të telekomanduar, si&ccedi...
KAVAJË- Valë grabitjesh në fshatrat e Kavajës. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se brenda kësaj jave në fshatin Hajdaraj të njësisë administrative Synej,...
Tiranë- Vazhdon shembja e godinës 4 katëshe pranë “Arenës Kombëtare”. Sipas personave që ushtrojnë aty biznesin nuk ka pasur asnjë njoftim zyrat se godina do të...
SHKODËR- Ashtu si për ish-deputetin Bardh Spahia, Gjykata e Apelit në Shkodër edhe për të ndaluarit e tjerë, ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje”,...