LIVE UPDATES
Ekonomi

HISTORITË/ Lënë gjithçka në bixhoz e denoncojnë: Më vodhën makinën…gruan e kam me kancer

24 Mars 2022, 14:53 Nga DOSJA
HISTORITË/ Lënë gjithçka në bixhoz e denoncojnë:

TIRANË– Një 37-vjeçar nga Shkodra për pak e mashtroi policinë me versionin e vjedhjes së automjetit, nëse njëri nga agjentët nuk do kishte qenë kërkues me pyetjen që i bëri “na trego ku e kishte parkuar makinën”. Në të vërtetë, sipas policisë numër 1 në kryeqytet agjentët kërkuan vendparkimin e makinës jo për të kryer kërkime se mos shoferi kishte harruar vendin, por deshën që të siguronin pamje të kamerave të sigurisë. Realisht nga këqyrja e kamerave rezultoi se denoncuesi nuk kishte qenë asnjëherë me mjet në këtë zonë, por përkundrazi ai shfaqet duke shëtitur në këmbë dhe duke hyrë në kazino. Kaq ka mjaftuar që oficerët të përveshin mëngët dhe t’i kthejnë prozhektorët nga denoncuesi me inicialet R. R, që bëhet me dije se kishte varësi nga bixhozi dhe në fund kishte nisur të shiste gjithçka për të luajtur kumar.

“Kam një makinë të tipit golf 7 me targa AA….I dhe nuk është e imja, por është e kushërinjve. E kam parkuar dhe nuk e gjeta më. Ma kanë vjedhur”, deklaroi R. R pranë policisë thonë për Gazetën Si burimet policore. Mbasi një oficer i hetimit të krimeve ka mbajtur shënim të dhënat e mjetit dhe identitetin e pronarit kërkon të dijë mbi zonën ku u parkua makina.

“E kam parkuar në ambientin e jashtëm të R … që është Casino”.

Policia i thotë Gazetës Si se kur denoncuesit iu bë pyetja se ku i kishte çelësat e mjetit ai është përgjigjur: me siguri duhet t’i kem në shtëpi, ose nuk mbaj mend se ku i kam harruar.

Policia i tha Gazetës Si se ka vërejtur me imtësi zonën përreth dhe nuk ka asnjë mjet me targat përkatëse të kallëzuara dhe as ngjyrë apo tip të parkuar pranë kazinosë. Policia tregon se për të zbuluar profilin e denoncuesit R. R ka pyetur të afërmit e tij. I pari që ka konfirmuar se 37-vjecari ishte plot me borxhe, ka qenë kushëriri i parë.

“Më ka kërkuar njëherë 500 euro, njëherë 200 euro më thoshte se ishte sëmurë. Pastaj më kërkoi makinën Golf 7, makina është e imja tha se i duhej për udhëtim, ja dhashë së bashku me të dy çelësat”, shprehet ky shtetas. Policia i thotë Gazetës Si se i riu me shumë mundësi e ka humbur mjetin në lojërat e fatit ose e ka lënë peng, por kjo mbetet ende për t’u verifikuar, mbasi çështja është akoma nën procedurë hetimore në drejtorinë vendore të kryeqytetit.

Ai shiti dhe unazën e martesës

Kur V. u martua siç çdokush që krijon familje, edhe ajo kishte ëndrra për një jetë të lumtur. Por 40-vjeçarja nga Tirana nuk është në gjendje të thotë me garanci se kur jeta bashkëshortore mori për keq dhe ishte e vështirë për ta shpëtuar çdo gjë. Gruaja nisi të ankohej për dhunë në familja nga A. T, një ish-zyrtar në një drejtori mbasi nuk po kontrolloheshin financat. “Pastaj pashë që në shtëpi çoja vetëm unë para, punoja në sallonin tonë dhe çdo e ardhur avullonte në mënyrë të çuditshme”. Gruaja, nënë e dy vajzave kujton përpara gjykatës ku dhe është dorëzuar padia e divorcit se pikërisht në këto kushte ekonomike nisën grindjet. “Kuptova që gënjente shumë, dhe s’më përkonin ngjarjet me njëra-tjetrën. Kisha xhelozi dhe kërkoja në këtë drejtim. Por e vërteta ishte tjetër. Kur në shtëpi filluan të humbisnin para, dyshova tek vajzat adoleshente. Nuk ishin ato. Ishte im shoq”, shprehet V. për Gazetën Si.

Gruaja mësoi se bashkëshorti kishte shkuar aq larg me borxhe sa nga persona të ndryshëm iu treguan vleftat monetare të marra borxh. “Di të them që tek njëri prej tyre kishte thënë që unë isha me kancer dhe duheshin para mbasi do më kuronte në Gjermani. I kishte dhënë 2 mijë euro”. Në një rast në tentativë për ta vënë nën kontroll gruaja u grind me bashkëshortin që reagoi duke e dhunuar.

Kur kujtohem çuditem si nuk e kuptova, kishte ndryshime ekstreme. Bëhej i përkushtuar, i qetë, i heshtur dhe ne mendonim se i kishte thirrur mendjes. Pastaj acarohej pa shkak. Por ishte kthyer në një gropë thithëse parash. Habitem si nuk e kuptova në kohë”, shton nëna e dy vajzave.

E bindur se nuk ka kthim pas ajo i ra shkurt kur gjyqtarja familjare e ftoi për pajtim. “Ajo seancë ishte le të themi grusht i madh përpara fytyrës. Me atë burrë përpara që shfaqej sërish me atë karakterin mashtrues, gjasme të penduar e të qetë, sikur më vërshuan të gjitha peripecitë që kam kaluar. U ndjeva e mbytur dhe sapo gjyqtarja e tha fjalinë për pajtim, e pështyva tim shoq në zyrën e gjyqtares”. Duke numëruar borxhet që nga makinat e shitura, shtëpinë në Durrës të shitur befas. V. i thotë Gazetës Si: “nuk e di nëse bixhozi është sëmundje, por është gjëja më e keqe që më ka ndodhur në jetë. Im shoq shiti unazën e tij të martesës dhe qahej se e kishte humbur duke larë duart. Nuk besoj se mund të ketë kuptim tjetër fundi se sa ky”.

Marrë nga Gazetasi.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sociale sociale lojerat e fatit ne tirane policia e tiranes lojerat e fatit ne tirane policia e tiranes

Sondazh

Poll
Ekonomi 23 Mars 2022, 14:42

Çdo ditë, 2 divorce në Elbasan!

Më shumë se dy çifte në ditë në qarkun e Elbasanit vendosin ti japin fund martesës. Një shifër rekord e familjeve që nuk e shohin më rrugëtimin e tyre së...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale