LIVE UPDATES
Ekonomi

Leku fiton pikë ndaj euros! Efektet e para të rritjes së normës bazë të interesit?

25 Mars 2022, 06:06 Nga DOSJA

Rritja e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë ditën e mërkurë duket se ka filluar të japë sinjalet e para të reflektimit në tregun financiar. Ditën e enjte leku u mbiçmua me rreth 0.3 pikë në kursin e këmbimit me euron. Euro u këmbye me 122.48 lekë ditën e enjte, duke shënuar nivelin më të ulët që prej datës 2 mars.

Ekspertët e tregut shprehen se vendimi i djeshëm i Bankës së Shqipërisë mund të ketë ndikuar në favor të monedhës vendase në kursin e këmbimit valutor. Teorikisht, niveli i normës bazë të interesit është një ndër faktorët që ndikojnë kursin e këmbimit mes monedhave të ndryshme. Rritja e normës bazë përfaqëson një çmim më të lartë të injektimit të parasë në sistem nga banka qendrore dhe nënkupton një veprim në kahun shtrëngues monetar. Duke qenë se ky veprim shtrëngon ofertën e monedhës përkatëse, rritja e normës bazë ndikon në mbiçmimin e saj kundrejt valutave të tjera.

Në rastin konkret, rritja e normës bazë të lekut ndaj euros e thellon akoma më shumë hendekun në normën bazë mes dy valutave. Banka Qendrore Europiane ende nuk ka ndërmarrë lëvizje në drejtim të rritjes së normave të interesit, megjithatë nivelet në rritje të shpejtë të inflacionit në Eurozonë. Deri tani, BQE-ja është e fundit mes bankave më të mëdha qendrore që nuk ka ndërmarrë hapa në drejtim të shtrëngimit monetar, ndërsa institucionet homologe, si Banka e Anglisë apo Rezerva Federale kanë ndërmarrë tashmë rritje të normave bazë. Kjo qasje e ndryshme ka qenë një ndër faktorët kryesorë që kanë ndikuar në nënçmimin e euros në kursin e këmbimit me valutat e tjera të rëndësishme globale në dy muajt e fundit. Lëvizja e Bankës së Shqipërisë për të rritur normën bazë të interesit duket se po jep një efekt të tillë edhe në kursin e këmbimit mes lekut dhe euros.

Rritja e normës bazë gjithashtu e bën lekun më tërheqës si monedhë për mbajtjen e kursimeve. Në teori, pritshmëria për kthime më të larta nga depozitat (dhe investimet e tjera financiare) mund t’i shtyjë më shumë individë apo subjekte që t’i zhvendosin kursimet e tyre nga valuta e huaj në lekë. Kjo do të shtonte kërkesën për lekë dhe do të ushtronte ndikim në krahun e mbiçmimit të monedhës vendase.

Megjithatë, ekspertët mendojnë se është vështirë të thuhet në çmasë kjo lëvizje do të ketë ndikim afatgjatë në kursin e këmbimit, duke qenë se tregu valutor shqiptar është një treg i vogël dhe i ndikuar kryesisht nga raportet e brendshme të kërkesës dhe ofertës, më shumë se nga faktorë të gjerë konjukturalë. Elementi kryesor në ecurinë e kursit të këmbimit ngelet pozicioni i jashtëm i ekonomisë i shprehur në Bilancin e Pagesave. Shtrenjtimi i lëndëve të para dhe produkteve energjetike ka shtuar rreziqet për thellim të deficitit tregtar në mallra, megjithatë shpresat janë që dalja graduale nga pandemia do të ketë një efekt pozitiv në bilancin e shërbimeve dhe sidomos në sektorin e turizmit.

Mbiçmimi i monedhës i ndikon në mënyrë të ndryshme subjekt të ndryshme në ekonomi. Një mbiçmim i lekut ndikon negativisht tek ato subjekte që kanë të ardhura në valutë dhe shpenzime në lekë, kryesisht eksportuesit e mallrave dhe të shërbimeve. Një mbiçmim i lekut dëmton, të paktën pjesërisht, edhe depozituesit që i mbajnë kursimet e tyre në valutë të huaj, kryesisht në euro. Por, nga ana tjetër një monedhë vendase më e fortë favorizon subjektet që importojnë mallra dhe shërbime nga jashtë dhe huamarrësit që kanë detyrime në valutë të huaj, ndërkohë që të ardhurat i përfitojnë në lekë.

Megjithëse ndikimi direkt i kursit të këmbimit mund të jetë i ndryshëm për aktorë të ndryshëm, në situatën aktuale balanca e faktorëve sugjeron se interesi i ekonomisë shqiptare mund të jetë më shumë për një monedhë vendase në pozita të forta. Kjo do të ndihmojë për të amortizuar sadopak presionet shumë të mëdha inflacioniste nga tregjet e huaja të mallrave. Analizat e Bankës së Shqipërisë kanë treguar se, të paktën deri në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, mbiçmimi i lekut në kursin e këmbimit valutor ka zbutur pjesërisht reflektimin e inflacionit të importuar në ekonominë shqiptare./MONITOR

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi euro leku euro leku


Sondazh

Poll
Ekonomi 23 Mars 2022, 14:42

Çdo ditë, 2 divorce në Elbasan!

Më shumë se dy çifte në ditë në qarkun e Elbasanit vendosin ti japin fund martesës. Një shifër rekord e familjeve që nuk e shohin më rrugëtimin e tyre së...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale