LIVE UPDATES
Bota

Fund i mashtrimit të institucionalizuar në Çeki

11 Tetor 2021, 10:14 Nga DOSJA
Fund i mashtrimit të institucionalizuar në Çeki

ÇEKI– Zgjedhje vendimtare, zgjedhje mes Perëndimit dhe Lindjes, zgjedhje për rikthimin e Çekisë në një Europë demokratike apo kalimin përfundimtar në drejtim të Hungarisë së Orbanit, në kllapën e hekurt mes Rusisë dhe Kinës – tone të tilla si thirrjet e Kasandrës nuk i kursyen analistët liberalë çekë para zgjedhjeve. Të gjithë ata që i trembeshin më së keqes në Çeki mund të marrin tani frymë lirisht. Çdo gjë rrodhi ndryshe nga parashikimet e sondazheve. Kryeministri i kontestuar çek, Andrej Babis dhe partia e tij ANO humbën zgjedhjet për Dhomën e Deputetëve, dhoma vendimtare e parlamentit çek.

Miliarderi Babis prej vitesh e ka mbajtur në tension Çekinë me aferat e vazhdueshme, konfliktet e interesit, gënjeshtrat dhe stilin demagogjik. Vetëm para pak ditësh u bë e ditur në të ashtuquajturat “Pandore Papers” se si ai përpiqej me truke mashtruese tek firmat offshore dhe madje dyshohet edhe për larje parash. Tani Republika e Çekisë me fjalët e drejtuesit liberal-konservator të opozitës, Petr Fiala ka vendosur për ndryshimin. Për dhënien fund të politikës së mashtrimit institucional për një fillim të ri drejt ndershmërisë, transparencës dhe demokracisë së besueshme.

Po nuk ka për të qenë i lehtë ky fillim i ri. Babis ka bërë të ditur, se ai do të tërhiqet nga politika, nëse i humb zgjedhjet, realisht ai nuk e mendon këtë. Sepse Babis ka një aleat të fuqishëm, që e ndihmon në rrugën e tij: presidentin e vendit, Milos Zeman, dikur një kundërshtar i denjë kundër diktaturës komuniste dhe socialdemokrat i nderuar; ndërkohë një mik i Rusisë dhe Kinës, tolerues i një partie ekstremiste çeke dhe urrejtës i hapur i gazetarisë së pavarur. Zeman mund t’ia japë Babisit detyrën e krijimit të qeverisë, i cili do të përpiqet të shkëpusë parti të veçanta nga dy aleancat opozitare, Spolu apo Piraten/STAN, që nga ana numerike kanë shumicën. Të dyja aleancat kanë bërë të ditur, se e përjashtojnë bashkëpunimin me Babis kategorikisht, po me ndihmën e Zemanit, Babis mund të qeverisë me muaj. Nëse kjo bëhet realitet, Zeman, krahas Babis do të dalë edhe njëherë si një e keqe tragjike e demokracisë çeke. (E akt. Nga e diela, presidenti çek, Milos Zeman ndodhet i shtruar në spital, gjë që mund të ketë pasoja në dhënien e mandatit për krijimin e qeverisë. Shën.red.) Pavarësisht nga kjo, rezultati i zgjedhjeve parlamentare në Çeki është një lajm i mirë për Europën demokratike. Do të ishte herët të bëhej fjalë për fundin e një epoke në Europën Lindore e Juglindore, së cilës i vihet etiketa e populizmit, po që në të vërtetë është një ngrehinë ideologjike e autoritarizmit të korruptuar dhe demagogjisë nacionaliste. Gjithnjë e më shumë njerëz në rajon nuk duan t’i dëgjojnë më premtimet e gënjeshtërta të autokratëve si Kaczynski, Orban dhe Vuçiq dhe u ka ardhur në majë të hundës arbitrariteti politik, mungesa e transparencës, korrupsioni, keqqeverisja dhe mungesa e perspektivave jetësore. Si tani edhe në Çeki.

Kjo duhet ta bëjë të mendohet Berlinin, Parisin dhe Brukselin. Për një kohë të gjatë aty kanë qenë shumë hezitues dhe të duruar me Viktor Orbanin dhe Andrej Babisin ose kanë lejuar t’ua hedhin. Në Republikën e Çekisë shumica e votuesve vendosën: Mjaft më me këtë!/DW/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota andrej babis petr fiala zgjedhjet ne ceki andrej babis petr fiala zgjedhjet ne ceki

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet