Politike

FOTO-LAJM/ Dako rikthehet ‘në lojë’ pas largimit të Sakos, krahu i djathë merr drejtimin e Durrësit, kapet mat me socialistët pranë Bashkisë

Pas një profili të ulët publik muajt e fundit, Dako është parë pranë Bashkisë së Durrësit. Por jo vetëm!
Featured image of article: FOTO-LAJM/ Dako rikthehet ‘në lojë’ pas largimit të Sakos, krahu i djathë merr drejtimin e Durrësit, kapet mat me socialistët pranë Bashkisë Socialistët pranë Bashkisë

DURRËS– Largime masive nga Durrësi! Pas banorëve, të cilët janë larguar nga frika apo pasi tërmeti i ka prishur banesën, ikje ka pasur edhe nga Bashkia e qytetit.

Mëngjesin e sotëm, kryebashkiakja Valbona Sako dha dorëheqjen, e disa orë pas saj nga posti u nënkryetares u largua edhe Etleva Kondi. Mesa duket gafat e bëra në prononcimet për gazetarët i kanë kushtuar shtrenjtë Sakos. Vetë ajo shkruante në Facebook, se kishte marrë mjaft komenteve negative. 

Në vend të saj u emëruar, ashtu siç e kërkon edhe ligji nënkryetari tjetër Zhuljen Varfaj, “krahu i djathë” i ish-kryebashkiakut Vangjush Dako. Kjo ka risjellë në skenë edhe këtë të fundit. 

Pas një profili të ulët publik muajt e fundit, Dako është parë pranë Bashkisë së Durrësit. Por jo vetëm!

Socialistët pranë Bashkisë

Dako shoqërohej me ministrin e Bujqëisë, Blendi Çuçin, ish-ministrin e Financave Arben Ahmetajn dhe me drejtorin e OSSHE-së, Ardian Çelën. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Siç duket edhe nga fotoja e siguruar nga Dosja.al, socialistët diç diskutojnë mes njëri-tjetrit. Çfarë të jetë vallë?

 

Nga ana tjetër, kryesocialisti Edi Rama, i pyetur drejtpërdrejt nga një gazetare i ka bërë “bisht” pyetjes për Sakon, duke kritikuar mediat. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment