Rajoni

Foshnja shpëton mrekullisht/ Shkuan për të grabitur në shtëpi, katër persona dhunojnë dhe vranë 20-vjeçaren në Greqi, torturojnë partnerin e saj, dhe i marin 15 mijë euro   

Protothema shkruan katër persona të cilët shkuan për të grabitur një shtëpi në Greqi, përfunduan duke vrarë një 20-vjeçare, qenin, dhe torturuar bashkëshortin e saj.
Featured image of article: Foshnja shpëton mrekullisht/ Shkuan për të grabitur në shtëpi, katër persona dhunojnë dhe vranë 20-vjeçaren në Greqi, torturojnë partnerin e saj, dhe i marin 15 mijë euro    Foto nga ngjarja

GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi orët e para të mëngjesit të sotëm. Protothema shkruan katër persona të cilët shkuan për të grabitur një shtëpi në Greqi, përfunduan duke vrarë një 20-vjeçare, qenin, dhe torturuar bashkëshortin e saj. Ngjarja e rëndë ndodhi në një shtëpi dy katëshe në Glyka Nera.     

Gruaja 20-vjeçare u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, të cilin fatmirësisht nuk e kishin dëmtuar ndërsa burri i saj 32 vjeç ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit. Autorët gjithashtu vranë dhe varën qenin e familjes.

Dëshmitë e deritanishme tregojnë se vdekja e gruas erdhi nga mbytja. Sipas asaj që është bërë e njohur, burri është një pilot i Aviacionit Civil, ndërsa gruaja që ra viktimë e grabitësve ishte një studente britanike.

Si ndodhi grabitja

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Motivi i autorëve, ishte grabitja e shtëpisë, ata hynë në shtëpi përmes një dritareje të vogël në katin përdhes. Mësohet se autorët e torturuan çiftin për t’i zbuluar se ku i kishtin të ardhurat dhe bizhuteritë në shtëpi. Ata morën 15,000 euro dhe bizhuteri me vlerë deri në 10-15,000 euro.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment