LIVE UPDATES
Bota

Konferenca e së ardhmes: Bashkimi Europian pyet qytetarët

11 Maj 2021, 06:28 Nga DOSJA
Konferenca e së ardhmes: Bashkimi Europian pyet qytetarët

Presidenti francez, Emmanuel Macron e sheh veten si babain e “konferencës për të ardhmen e Europës”. Këtë shans ai nuk e la t’i ikë, megjithë pandeminë, Macron e hapi personalisht konferencën në ndërtesën gati bosh të Parlamentit Europian në Strasburg. Macron dhe tre institucionet e BE, Parlamenti Europian, Komisioni Europian dhe Këshilli i BE, përfaqësia e 27 vendeve anëtare duan t’i japin më shumë jetë idesë demokratike të Europës. Sfidat për BE ishin të mëdha që para pandemisë, tani ato janë ashpërsuar edhe më tej.  Megjithatë “Europa ka mbetur e bashkuar në krizë“, tha Macron në fjalën e hapjes. Edhe fushata e vaksinimit ka funksionuar. “Ne kemi shpëtuar jetë. Për këtë duhet të jemi krenarë.” Megjithatë në pika kyçe doli në pah, se Europa ka nevojë për më shumë kompetenca. Duhet të shtrojmë pyetjen, si do të duket BE pas dhjetë vjetësh?

Fillim i vështirë

Që në fjalimin e tij në Universitetin e Sorbonës, Macron ka kërkuar rilindjen e Europës dhe një “Europë sovrane“, që “mbron” qytetarët e saj si nga ana ekonomike edhe ushtarake. Në fund të vitit 2019 Franca dhe Gjermania ranë dakord për një “konferencë të së ardhmes”- Njerëzit do duhej të pyeteshin që në pranverën e vitit të kaluar, po pandemia e bllokoi projektin. Por jo vetëm. Edhe një grindje mes PE dhe Komisionit Europian se si duhej proceduar me një konferencë të tillë e vonoi zbatimin. Së fundmi institucionet ranë dakord se si duhej të organizohej kjo konferencë, e cilat seanca plenare apo forume qytetarësh do merrnin pjesë. “Por akoma nuk është e qartë, se si do të përcaktohen në fund rezultatet dhe si do të vihen në jetë”, kritikon Sophia Russack nga Instituti për Studimet e Politikave Europiane, “Center for European Policy Studies” (CEPS) në Bruksel.

“Ushtrim i demokracisë”

Për shkak se politikanet e politikanët aktivë në Bruksel e kryeqytetet europiane kanë nevojë për ide për reforma, do të pyeten qytetaret e qytetarët e BE që të sjellin propozimet e tyre në mënyrë aktive, shprehet komisionerja e BE, Dubravka Suica, përgjegjëse për konferencën që fillimisht do të zhvillohet online, sepse sektori që mbulon ajo mban emrin “Hov i ri për demokracinë europiane”. Që nga mesi i prillit është hapur një platformë online në 24 gjuhë, ku të interesuarit mund të shprehin mendimin e tyre, dhe të organizohen me prezencë në qytete. “Ky është një ushtrim i demokracisë në një shkallë të gjerë, që nuk është bërë më parë”, thotë Surica. “Njerëzit mund të na mbështesin me ide.”

Propozimet që mund të ofrohen online për çdo temë vlerësohen rregullisht. Ato do t’i paraqiten më pas paneleve përfaqësuese më qytetare e qytetarë nga të gjitha shtetet anëtare. Rezultatet do të dërgohen në seancat planeare të konferencës. Këtij plenumi i përkasin 433 vetë nga institucionet e BE, por edhe qyterarë të thjeshtë të zgjedhur. Në krye qëndron presidiumi, ku bëjnë pjesë vendet anëtare dhe europarlamentarët. Jo rastësisht kjo konferencë do të përfundojë pas një viti, kur Macron do të jetë edhe kryetar i presidencës së BE. Në mesin e fushatës zgjedhore për rizgjedhjen e tij, Macron shpreson që një hov reformash t’i sjellë mbështetje në zgjedhje, supozojnë diplomatë të Brukselit.

Një diapazon i gjerë propozimesh

Në platformën online të konferencës futureu.europa.eu deri të dielën në mbrëmje (09.05) ishin regjistruar 9200 vetë që kishin postuar më shumë se 2000 ide për reforma. Këto ide variojnë që nga ndalimi i plotë i imigrimit në Europë deri tek përfshirja e shtëpive mbretërore të BE në financim. Dialogjet dhe propozimet janë moderuar dhe përzgjedhur, thotë komisionerja Dubravka Suica. Fake News apo komentet raciste janë larguar, por nuk janë vlerësuar propozimet. Për shembull në rubrikën “Shteti ligjor” gjendet kërkesa që Komisioni Europian të ngrihet në nivel qeverie. Por aty gjendet edhe propozimi tjetër “BE është kot”. Kritika drejtohej sidomos kundër presidentit të Këshillit të BE, Charles Michel.

Sophia Russack nga Instituti “CEPS” është skeptike. Ka pasur edhe më parë pyetësorë drejtuar qytetarëve, së fundmi në vitin 2018, por dialogjet e zhvilluara atëherë “nuk i kanë interesuar askujt”. Rezultatet “gati nuk janë diskutuar dhe janë harruar shpejt”, thotë Russack. Eurodeputeti i Gjelbër, Daniel Freund shpreson që këtë herë të jetë ndryshe. “Pikërisht pjesëmarrja e qytetarëve të zgjedhur rastësisht mund të ndihmojë”, thotë ai. Por pyetja që duhet t’i japin një përgjigje përfaqësuesit e Këshillit të BE, të Komisionit Europian dhe Parlamentit Europian është: “A jemi ne vërtet të gatshëm të veprojmë mbi bazën e këtyre propozimeve? Një duzinë vendesh anëtare deri më tani janë përgjigjur me hezitim dhe refuzojnë ndryshimin e marrëveshjeve të BE që do ishin të nevojshme për ndryshimin e procedurave për shpërndarjen e posteve dhe marrjen e vendimeve

DW

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota bashkimi evropian konfereca e be qytetaret e be bashkimi evropian konfereca e be qytetaret e be

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet