LIVE UPDATES
Bota

Forumi ekonomik për bashkëpunimin rajonal në Shkup/ Shtetet e Ballkanit Perëndimor të gatshme për integrim

29 Korrik 2021, 21:01 Nga DOSJA
Forumi ekonomik për bashkëpunimin rajonal në Shkup/ Shtetet e

MAQEDONIA E VERIUT- Forumi ekonomik për bashkëpunim rajonal në Shkup, i organizuar nga Dhomat ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë zhvillohet në kuadër të iniciativës për bashkëpunim të njohur si “mini Shengen”. Në Forum po marrin pjesë edhe kryeministrat e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ai i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

Forumi i Shkupit ka bashkuar kompani nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, si dhe ekonomi të tjera rajonale dhe evropiane, si dhe përfaqësues të qeverive, institucioneve financiare, universiteteve dhe delegacioneve ndërkombëtare. Shumica e kompanive vijnë nga ndërtimi, sektori agro-ushqimor, energjia, makineria, industria e automobilave dhe tekstilit, turizmi, telekomunikacioni, transporti dhe logjistika. Vuçiç, Rama dhe Zaev premtuan se nga Forumi i Shkupit po paraqesin një vizion politik dhe ekonomik të rajonit të integruar.

Zaev: Po fillon një epokë e re e bashkëpunimit në rajon

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha se nisma rajonale mes Shkupit, Beogradit dhe Tiranës përmban në vete katër liritë e BE, me të cilat synohet lehtësimi i jetës së qytetarëve dhe fuqizimi i bashkëpunimit rajonal.

“Kjo që e ndërtojmë sot del nga vlerat evropiane për shkak se në vete, në themelet e saj, përmban të gjitha katër liritë e Bashkimit Evropian: lirinë e lëvizjes së njerëzve, të mirave, kapitalit dhe shërbimeve. Qëllimi përfundimtar është të arrijmë “no stop-just go”, të mos ketë ndalesa në kufijtë mes Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, dhe të shpresojmë edhe për vendet e tjera”,– ka thënë Zaev.

Vuçiç: Synojmë që deri në vitin 2023 të mos ketë kufij mes vendeve tona

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuqiç ka thënë se vendet e rajonit janë në rrugën evropiane, por ky rrugëtim duhet të bëhet së bashku, sepse atëherë më e lehtë arrihet qëllimi. E kaluara duhet lënë mbrapa duhet të kthehemi nga ardhmëria. Vuçiçi shtoi se këto iniciativa çdo herë do të kenë kundërshtarë, por ne duhet të jemi këmbëngulës, sepse hapja dhe bashkëpunimi janë në të mirë për rreth 18 miwlion qytetarëve të këtij rajoni.

“Ka shumë mundësi para nesh dhe asnjëra prej tyre nuk është e dëmshme për askënd, me këtë iniciativë vendet e Ballkanit po lënë të kaluarën prapa, dhe po punojnë për përmirësimin e standardit të jetesës. Pse të presim lëmoshë kur ne vetë jemi në gjendje të krijojmë shkallën më të lartë të rritjes ekonomike. Nëse do të jemi në gjendje të kapërcejmë pengesat administrative, më 1 janar 2023 nuk do të ketë kufij midis vendeve tona”,– u shpreh Vuçiçi.

Presidenti serb Vuçiç vlerëson si shumë domethënës faktin e nënshkrimit  të tre marrëveshjeve dhe mundësinë që në vendkalimet kufitare të hapen “korsi të shpejta” për kalim më të shpejtë të njerëzve nga rajoni.

Rama: Rajoni nuk duhet të jetë peng i së kaluarës

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha në Forumin Ekonomik në Shkup se „nëse mundësojmë lëvizjen e lirë, GDP mund të rritet në 6,7%. Pse duhet t’ia privojmë vetes këtë mundësi të jashtëzakonshme, duke ndenjur secili brenda hapësirës së vetë të vogël?” Kështu e arsyetoi Rama nismën për bashkëpunim rajonal.

“Kush thotë se kjo nismë është projektuar në bodrumet e ish-Jugosllavisë për të rikompozuar Jugosllavinë dhe për t‘i dhënë hegjemoninë Serbisë, e para jeton në një botë paralele, e dyta jeton për politikë në lëkurën e njerëzve dhe jo për rritjen e mirëqenies dhe forcimin e urave mes njerëzve dhe e treta harron se po të nisemi kështu, atëherë duhet të themi se  edhe BE-ja është një Jugosllavi e madhe. Nëse Bashkimi Evropian është një Jugosllavi e madhe, po kjo është Jugosllavi e vogël. Por në fakt jo, kjo është as më shumë as më pak, por krijimi i një hapësire që jeton me parimet dhe vlerat dhe mekanizmat e BE, ndërkohë që secili nga vendet bën përpjekje për anëtarësim në BE”, -ka deklruar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Bisnesi ta shfrytëzojë gatishmërinë e elitës politike për Ballkan të integruar

Kryetari i Dhomës ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Branko Azeski thotë se nuk duhet të ketë më mbyllje, korrupsion, ekonomi gri dhe forcë të lirë të punës. Azeski tha se nuk dëshiron më nënçmime, „se jemi të paaftë për t‘u integruar ne bashkësinë evropiane dhe se çdo herë dikush nga jashtë duhet t‘i zgjidhë problemet tona”.

“Kërkojmë hapjen e Ballkanit, të mbyllet historia , të bashkohet bisnesi dhe ta luftojmë rezistencën e forcave konservatorre, të cilat nuk dëshirojnë një Ballkan të hapur dhe të integruar”, -vlerësoi  Branko Azesk. Sipas tij, elitat aktuale politike në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Serbi kanë dëshirë për të zgjidhur problemet ekonomike, por këtë gatishmëri bisnismenët duhet ta shfrytëzojnë dhe ta bëjnë hapin e duhur për integrim të sukseshëm të Ballkanit Perëndimor.

Marrë nga DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora aleksandar vucic edi rama zoran zaev aleksandar vucic edi rama zoran zaev

Sondazh

Poll
Bota 29 Korrik 2021, 20:10

Qeveria e Kosovës, katër ligje për katër muaj

KOSOVË- Që nga 22 marsi, kur është konstituar legjislatura e tetë e Kuvendit të Kosovës dhe kur është miratuar agjenda legjislative e Qeverisë, e deri më t...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet