LIVE UPDATES
Bota

Forcat ukrainase në kundërsulm ndërsa ngadalësohet ofensiva ruse

23 Mars 2022, 07:44 Nga DOSJA
Forcat ukrainase në kundërsulm ndërsa ngadalësohet ofensiva

Gati një muaj pasi forcat ruse pushtuan Ukrainën, ka tregues në rritje se forcat ukrainase po kalojnë në ofensivë, duke sulmuar trupat ruse dhe, në disa raste, duke rimarrë terrenin e humbur. Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha të martën se forcat e saj kishin rimarrë Makarivin, një periferi të kryeqytetit të Kievit, pas luftimeve të ashpra.

Ushtria e Ukrainës gjithashtu duket se ka nisur një kundërsulm në qytetin lindor Izyum, 120 kilometra në juglindje të Kharkivit, dhe në zonat pranë qytetit Kherson, në pjesën jugore të vendit. Zyrtarët amerikanë nuk pranuan të komentojnë përpjekjet e Ukrainës, por ata thanë se në disa pjesë të vendit, energjia duket se po ndryshon.

“Kemi parë tregues se ukrainasit po hidhen pak më shumë në sulm tani”, u tha gazetarëve të martën vonë sekretari i shtypit i Pentagonit, John Kirby.”Ata janë mbrojtur me shumë zgjuarsi, shumë shkathtësi, shumë novacion në vende që ata besojnë se janë vendet e duhura për t’u mbrojtur”, tha ai. “Dhe ne i kemi parë ata tani në disa vende, veçanërisht në jug pranë Khersonit, që ata janë përpjekur të rifitojnë territorin”.

Zyrtarë të tjerë amerikanë u treguan edhe më të hapur për gjendjen e operacioneve ushtarake ruse. “Rusia deri më tani ka dështuar dukshëm”, u tha gazetarëve këshilltari për sigurinë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, në lidhje me planet e Kremlinit për Ukrainën.

“Pavarësisht nëse Rusia merr një qytet, merr një qytet apo merr më shumë territor, ata kurrë nuk do të jenë në gjendje të arrijnë qëllimin që ata vendosën… që ishte ta bënin këtë vend të gjunjëzohej”, tha ai. “Qytetarët e guximshëm të Ukrainës po refuzojnë të dorëzohen. Ata po luftojnë”.

Në njoftimet në gjuhën angleze në rrjetin Telegram, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë portretizoi një përpjekje krejtësisht të ndryshme luftarake, duke lavdëruar forcat ruse që përparonin në pjesë të Ukrainës juglindore, ndërsa forcat ukrainase iknin dhe duke pretenduar sukses në asgjësimin e depove dhe depozitave të karburantit të Ukrainës me armë “preçizioni të lartë dhe rreze të gjatë veprimi”.

Një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane, duke informuar gazetarët në kushte anonimiteti për të diskutuar të dhënat e zbulimit, konfirmoi se anijet ruse në Detin Azov kishin filluar të bombardojnë qytetin ukrainas Mariupol, i cili është sulmuar shumë prej ditësh. Por zyrtari tha se të dhënat e tjera të zbulimit sugjerojnë se pushtimi i Rusisë në Ukrainë është bërë një makth logjistik, me forcat ruse që ende po luftojnë për të kapërcyer mungesat e karburantit, ushqimit dhe municioneve të drejtuara me saktësi.

Zyrtarët e Pentagonit thanë të martën se këto mungesa mund të jenë pjesë e arsyes që Rusia “të paktën në një rast” ka përdorur një raketë të avancuar hipersonike për të asgjësuar një objekt magazinimi ushtarak ukrainas, një lëvizje që një zyrtar e përshkroi si “habitëse”. Madje edhe furnizimet bazë duket se mungojnë.

“Morëm disa sinjale se disa nga ushtarët e tyre po vuajnë nga ngricat sepse u mungojnë pajisjet e përshtatshme për motin e ftohtë”, tha zyrtari. “Trupat në fakt kanë vuajtur dhe [janë] nxjerrë nga lufta”.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota john kirby lufta ukraine-rusi john kirby lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet