LIVE UPDATES
Bota

Shefi i OKB-së i drejtohet Rusisë: Koha për të negociuar luftën që nuk mund të fitohet

23 Mars 2022, 07:10 Nga DOSJA
Shefi i OKB-së i drejtohet Rusisë: Koha për të negociuar

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së tha të martën se lufta e pafitueshme në Ukrainë nuk po zhvillohet me shpejtësi dhe se ka ardhur koha që palët të negociojnë për një armëpushim.

“Nga kontaktet me faktorët të ndryshëm, janë duke u shfaqur elementë të progresit diplomatik për disa çështje kyçe”, u tha gazetarëve zoti Guterres në selinë qendrore të OKB-së. “Ka mjaftueshëm hapësira për të ndalur luftimet – tani. Dhe vërtet të negociojnë – tani”.

Ai nuk dha detaje se në cilat aspekte mund të ketë marrëveshje të mundshme mes palëve për çështjet thelbësore, as se kush mund të jetë shfaqur si më i mundshmi ndër ndërmjetësit e ofruar. Por, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy realisht e ka lënë pa përmendur gjatë ditëve të fundit kërkesën që Ukraina të ketë të drejtën për të hyrë në NATO, ndërsa Turqia dhe Izraeli janë ndër vendet e mundshme ndërmjetëse.

Zoti Guterres, i cili ka folur haptazi në mënyrë të pazakontë për luftën dhe e ka quajtur Rusinë agresore, tha se populli ukrainas po “përjeton një ferr të vërtetë” që kur Moska filloi “sulmin e saj masiv” gati një muaj më parë.

“Bombardime sistematike që terrorizojnë civilët. Goditjet e spitaleve, shkollave, banesave dhe strehimeve”, tha ai, kanë detyruar rreth 10 milionë njerëz të lënë shtëpitë e tyre dhe madje edhe atdheun e tyre.

Të vazhdohet lufta në Ukrainë është moralisht e papranueshme, politikisht e pambrojtshme dhe ushtarakisht e pakuptimtë”, deklaroi të martën shefi i OKB-së.

Ai përmendi rrethimin që forcat ruse i kanë bërë qytetit port Mariupol, i cili ka përjetuar javë goditjesh me artileri dhe bombardime, dhe shtoi se edhe nëse ky qytet bie, vendi nuk mund “të pushtohet qytet pas qyteti, rrugë pas rruge, shtëpi pas shtëpie”.

“Kjo luftë nuk mund të fitohet”, paralajmëroi zoti Guterres. “Herët apo vonë, do të duhet të lëvizet nga fushëbeteja tek tryeza e paqes. Kjo është e pashmangshme”.Deri atëherë, pyeti ai, sa jetë të tjera duhet të humben dhe sa qytete duhet të shkatërrohen? “Ka ardhur koha për t’i dhënë fund kësaj lufte absurde”, tha zoti Guterres.

Zyra e të Drejtave të Njeriut e OKB-së ka verifikuar 935 vdekje civilësh deri në orët e vona të së hënës, që nga momenti kur filloi lufta më 24 shkurt, si dhe 1557 civilë të plagosur. OKB-ja thotë se numri real ka gjasa të jetë shumë më i lartë.

Kriza humanitare

Organizatat humanitare janë përpjekur të marrin garanci për kalim të sigurt, në mënyrë që të kenë qasje tek njerëzit në nevojë në disa qytete të Ukrainës. Të premten, OKB-ja tha se karvani i parë mbërriti në qytetin verior Sumy me ushqim, shishe me ujë dhe ushqime të gatshme për 35000 njerëz.

Në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, Meksika dhe Franca kanë punuar për një projekt-rezolutë që kërkon mbrojtjen e civilëve dhe infrastrukturës, si dhe të punonjësve të organizatave humanitare, personelit mjekësor, gazetarëve dhe njerëzve që i largohen konfliktit. Ajo mund të shkojë për votim në Asamblenë e Përgjithshme që të mërkurën, kur një “sesion special urgjent” i rrallë i anëtarësimit të OKB-së pritet të rifillojë. Ndërkohë, Afrika e Jugut ka paraqitur një tekst të ngjashëm, me ndryshimin se teksti i saj nuk tregon shkakun e krizës humanitare të Ukrainës – domethënë sulmin e Rusisë. Dokumenti perëndimor e përmend atë.

Diplomatët rusë thonë se do të kërkojnë votim për një tekst të hartuar nga ata vetë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së herët të mërkurën, ku me siguri nuk do të miratohet. Të martën, Rusia për të tretën herë ia paraqiti sërish akuzat e saj anëtarëve të Këshillit të Sigurimit se Ukraina, e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, po planifikon “provokime kimike”, për të cilat më pas do të fajësojë Rusinë.

“Ne paraqitëm prova, dhe më shumë prova do të vijnë, për të parë se Shtetet e Bashkuara po zbatonin një program sekret të armëve biologjike me ndihmën e ukrainasve, dhe ndonjëherë ukrainasit nuk ishin as të vetëdijshëm se çfarë po bënin”, u tha gazetarëve zv/ambasadori rus në OKB, Dmitry Polyanskiy. Ambasadorja amerikane Linda Thomas-Greenfield u tha gazetarëve se akuzat ruse janë “qesharake” dhe përsëriti shqetësimet e Uashingtonit se veprimet e Moskës i paraprijnë një sulmi kimik në Ukrainë.

“Ata gjithmonë i paraprijnë asaj që planifikojnë të bëjnë duke akuzuar të tjerët se bëjnë saktësisht të njëjtën gjë”, tha zonja Thomas-Greenfield. “Pra, ne e shohim këtë si një mundësi për të krijuar një pretekst, dhe ata në thelb po na paralajmërojnë për planet e tyre të ardhshme”.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota antonio guterres lufta ukraine-rusi okb volodymyr zelenskyy antonio guterres lufta ukraine-rusi okb volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë