Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Aktualitet
Ngjarja në ish-Bllok, Gjykata shpall vendimin për Merviol Bilon, 4.8 vite burg i konvertohen në shërbim prove
18 Qershor 2021, 12:08Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
TIRANË– Gjykata e Tiranës shpalli vendimin për Merviol Bilon, duke e dënuar me 7 vite burg për plagosje e armëmbajtje pa leje. Duke qenë se ish-komandoja ka pranuar gjykimin e shkurtuar, gjykata e Tiranës ka vendosur që dënimin me burg ta konvertojë në 4 vite e 8 muaj shërbim prove.
Bilo, i cili është shpallur në kërkim që prej tetorit të vitit 2018, pas vrasjes në ish-bllok, ku humbi jetën Fabian Gaxha, akuzohej për “plagosje të rëndë në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”.
Argumenti i përdorur nga prokuroria është fakti se ish-komandoja nuk kishte për qëllim ta vriste Fabian Gaxhën, por e ka plagosur atë pasi i rrezikohej jeta. Sipas prokurorisë, Gaxha ishte i pari që qëlloi dhe Bilo iu përgjigj për t’u mbrojtur. Prokuroria ka mbërritur në këtë konkluzion duke pretenduar se Bilo ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes, duke e shpëtuar kështu nga burgu dhe arratia.
Gjithashtu, Prokuroria akuzon Redi Popeskun, Geldi Hoti Licajn, Ervin Matën, Ajax Boshnjakun dhe Fabio Alushin për moskallëzim krimi.
Vrasja në ish-Bllok, si u trondit zemra e kryeqytetit nga plumbat
Mbrëmjen e 4 tetorit 2018, rreth orës 21:00, në lokalin “Monopol” mu në zemër të ish-bllokut, pati një përplasje me armë ku për pasojë mbeti i vrarë Fabjol Gaxha, ndërsa u plagosën Ervis Martinaj dhe shoku i tij Eljon Hato. Në kërkim u shpall Ervin Mata dhe Merviol Bilo. Mata u dorëzua dhe u la i lirë, ndërsa ende i paarrestuar ishte komandoja Merviol Bilo. Tashmë arratisë i erdhi fundi dhe ish-komandoja mund të lëvizë i lirë.
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
FIER– Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për drejtorin OST-së Andi Prifti dhe inxhinierin Eriseld Lala, të cilët u arrestuan...
TIRANË– Pas përfundimit të provimit të gjuhës së huaj, 34 mijë maturantët kanë pasur në dorë rezultatin.Në këtë provim ka pasur 36 dhjeta absolute, ose pes...
VLORË-Banorët e Bënçës pasi kanë protestuar për ndërtimin e kantierit dhe fabrikës asfaltit që do të shfrytëzohet për punimet e rrugës Tepelenë-Kurv...
Gjykata e Krujës me trupë gjyqësore të deleguar nga KLGJ, Shefkie Demiraj, Kastriot Gramshi e dënoi me 30 vite burg të shumë kërkuarin Agron Tufa nën akuzë për ...
GREQI– Greqia ditën e sotme ka vendosur që të hapë kufijtë me Shqipërinë duke filluar nga data 28 Qershor.Ky vendim erdhi pas rekomandimit të KE-së, ku u drejto...
DURRËS- Pushuesit kosovarë frekuentojnë Durrësin në mënyrë të rregullt sidomos vitet e fundit por duket që kjo gjë i ka irrituar qytetarët e Durrësit.Foto ...
TIRANË– Prokurorja Elisabeta Imeraj është dorëhequr nga kandidimi si prokurore në Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,...
TIRANË– Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka shkarkuar ditën e sotme nga detyra kryetarin e Gjykatës së Apelit Administrativ Tiranë, Kastriot Selit...
Aktualitet18 Qershor 2021, 10:13
VLORË- Dalin pamjet nga momenti i sherrit mes studiuesit Auron Tare, banorëve të zonës së Bënçës dhe përfaqësuesëve të firmës “Erald”, ku është usht...