Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Art&Argëtim
Flutura Açka kujton me mall të birin: Nuk munda dot ta përballoja humbjen tënde
5 Maj 2022, 10:42Nga DOSJA
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike dhe shkrimtarja Flutura Açka, ka kujtuar të birin, i cili humbi jetën katër vite më parë. Açka përmes një postimi në Facebook ka rikujtuar dhimbjen që i la pas i biri, ndërsa ende mendon se nuk ia ka dalë që të tejkalojë dhimbjen e madhe që i ka lënë pas humbja e të birit, të cilit i ka bërë dhe një dedikim. Bëhet fjalë për një botim të titulluar “Biri”, ndërsa sot i ka dërguar edhe botimin e ri që ka nxjerrë për lexuesit e saj.
“Te kujtimet, e në ç’tjetër gjë mund të mbahemi pa u rrëzuar? Disa ditë më parë, një mike, e cila kishte humbur vajzën e saj adoleshente në krye të marsit, më pyeti se si ia kisha dalë ta përballoja humbjen e tim biri? A ia kam dalë? Nuk ia thashë që kam drojë se nuk ia kam dalë. Koha pas humbjesh të tilla, që të marrë kuptim, siç thotë Hamleti, “del vetëm nga kyçet”. Pa na u shpërbërë ato, nuk e dimë në kemi rrojtur ndonjë ditë si jetimë të fëmijëve tanë. Pak ditë nga 5 maji i vitit 2018, kur humba tim bir, një mike, e cila sapo më kishte shpjeguar se mezi numëronte ditët për të shkuar te e bija studente në Europë, më pyeti se si e përballoja kohën. I thashë e qetë e pa e fajësuar për shkujdesjen e pyetjes: “Ja, sikurse ti, duke numëruar ditët, por ty të mbarojnë, mua jo!” Sonte, katër vjet nga lamtumirës me të, veç luleve e qirinjve, kam për të vënë pranë fotos së tim biri edhe librin e ri… e t’i them se… e kam mbajtur fjalën! Ju lutem, miq, mos shkruani mesazhe ngushëllimi. Faleminderit për mirëkuptimin!,”-shkruan ajo në Facebook.
Djali i Açkës kishte vite që vuante nga një sëmundje e pa shërueshme. Ishte në moshën 18-vjeçare kur ai u nda nga jeta në vitin 2018.
(j.c)/dosja.al
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
KOSOVË– Një ditë më parë u raportua se këngëtarja e njohur, Fjolla Morina ishte arrestuar sërish. Por ajo ka një sqarim për të bërë! Pas këtyre zërav...
SHBA- Aktori amerikan Tom Cruise, ka mbëritur me helikopter në premierën e filmit të tij ” Top Gun 2”. Ndonëse mund të kenë kaluar 36 vjet që kur ai u shfaq për...
TIRANË-Këngëtarja Ronela Hajati, ka folur për foton e publikuar pak ditë më parë, ku u shfaq duke qarë. Ronela u shreh dje në emisionin “Goca dhe Gra” se i...
SHBA- CEO i Teslas Elon Musk u përmend sërish gjatë gjyqit për shpifje të aktorëve Johnny Depp dhe Amber Heard. Gjatë seancës gjyqsore kishte mundësi të fliste ...
Dashi Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill Nuk ka shumë probleme dashurie, por mund të ketë pakënaqësi të vogla. Në anën tjetër, do të ketë hapësira të reja p...
TIRANË– Moderatorja Einxhel Shkira ka treguar se është e gatshme të bëhet nënë në një të ardhme të afërt. Në rolin e moderatores në “Goca dhe Gra”, E...
MBRETËRI E BASHKUAR- Shkrimtarja shqiptare Lea Ypi ka fituar çmimin “Ondaatje” në Mbretërinë e Bashkuar. The Guardian shkruan se me librin ‘Të lirë’...
SHBA- Vajza e modeles Kate Moss, Lila Moss ka zbuluar se pwrse e ka mbajtur pompën e insulinës dhe monitorin ndërsa merrte pjesë në Met Gala. Dailymail shkruan ...