LIVE UPDATES
Politike

Flet Prokurori që “çmontoi” Ndraghetan, Nicola Gratteri: Përgjimet për Shqipërinë duhet të hetohen, provuam takimin e

24 Janar 2021, 10:54 Nga DOSJA
Flet Prokurori që “çmontoi” Ndraghetan, Nicola Gratteri:

ITALI- Prokurori i Anti-mafias italiane, Nicola Gratteri, drejtuesi i Prokurorisë së Katanzaros, i cili udhëhoqi operacionin e goditjes së një degëzimi të klanit Ndragheta, ka folur edhe për përfshirjen e Shqipërisë në këtë dosje. Në një intervistë për Corriere Della Sera, Gratteri është pyetur për arrestimin e eurodeputetit Lorenzo Cesa, mbështetës i qeverisë Conte, me një rol të rëndësishëm për ndërtimin e maxhorancës që i duhet kryeministrit Xhuzepe Konte, ka folur edhe për Shqipërinë. Prokurori thotë qartësisht se përgjimet ku thuhet se senatori Pierfernandino Casini do të ndihmonte grupin për të hapur fronte të reja në Shqipëri duhet të hetohen. 

Pyetje: Mbi çfarë bazash e akuzon eurodeputetin Cesa për shoqëri kriminale duke lehtësuar punët e grupit Ndragheta?

Prokurori Nicola Gratteri: Për kontakte me sipërmarrësin Antonio Gallo, i njohur si përfaqësues i Ndraghetës në Crotone, i cili ka si synim të zgjerojë aktivitetin e grupit. Gallo arriti në Reggio Calabria dhe iu afrua klanit De Stefano-Tegano, që të merrte organizimin e fushatës elektorale dhe më pas në Romë për të marrë kontrata kombëtare. Përmes Talaricos, ai organizon një takim me Cesa. Talarico e dinte se Gallo ishte afruar me grupin Reggio, dhe për organizoi drekë. 

Pyetje: Por ju nuk e dini çfarë u tha në atë drekë?

Prokurori Nicola Gratteri: Asokohe Cesa ishte një eurodeputet dhe ne nuk mund ta përgjonim. Por ne e dimë nga bisedat e tjera, që ata diskutuan për kontrata me Anas Enel dhe autoritete të tjera, që Gallo të hynte në punë. Kemi një përgjim ku Talarico flet me Cesa-n për Gallon, dhe për një rast ku do të merrte 5%. Në një tjetër përgjim, Gallo thotë qartësisht se ka një marrëveshje dhe se ka shkuar në Romë për të takuar Cesan.

Pyetje: Por gjithmonë ka dialog mes palëve të treta. Zëri i tij nuk është kurrë atje?

Prokurori Nicola Gratteri: Po çfarë të bëjmë, të mos kërkojmë askënd për asjgë. Nuk ka të bëjë me miq që bisedojnë në një klub për futbollin, por për sipërmarrës të lidhur me klanet mafioze dhe që flasin për marrëdhëniet e tyre me politikën dhe politikanët. Takimi me Cesan u zhvillua, si të mos i kërkoj llogari. 

Pyetje: Në këto dokumente ju keni një përgjim të një personi të arrestuar, i cili thotë se ka takuar senatorin Pierferdinando Casini, i cili do t’i thoshte se “çfarëdo që të duhet në Shqipëri …”

Prokurori Nicola Gratteri:  Mbi këtë, megjithatë, nuk ka asnjë konfirmim, ato janë fjalë që ne nuk e dimë nëse korrespondojnë me realitetin dhe vetëm kjo nuk do të thotë asgjë, aq sa senatori Casini as nuk hetohet. Ne bazohemi në faktet e gjetura dhe ne duhet të vazhdojmë me verifikimet, sepse ky hetim përfaqëson një hap të mëtejshëm përpara në evolucionin e ‘Ndrangheta në marrëdhëniet e saj me pushtetin.

Megaoperacioni i drejtuar nga prokurori Nicola Gratteri zbuloi lidhjen e klanit mafioz “Ndrangheta” me zyrtarë në Shqipëri e politkanë. Sipas bisedave të publikuara, mafia italiane ka dërguar biznesmenin Antonio Gallo në vendin tonë që të futet në tendera e të ngrejë biznese përmes të cilave të pastrohen paratë e tyre. Ky korrupsion ka kapur vlerën e mbi 250 milion eurove. Deri më tani janë përmendur, biznesmeni Besnik Halili me pseudonimin Nik, Presidenca, këshilltari i presidentit Ilir Meta, Ilir Kulla Kryeministria e Bashkia e Tiranës, por këta të fundit pa emra konkretë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike antonio gallo lorenzo cesa megaoperacioni ne itali ndragheta ne shqiperi nicola gratteri antonio gallo lorenzo cesa megaoperacioni ne itali ndragheta ne shqiperi nicola gratteri

Sondazh

Poll
Politike 23 Janar 2021, 20:23

TIRANË- Silikoni i vendosur mes çatise provizore për punimet e restaurimit dhe minares së xhamisë të Et’hem Beut është pastruar në pak minuta. Kryet...

Politike 23 Janar 2021, 17:12

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Bash aka deklaruar se nuk dëshiron të harxhjë më asnjë second me kryeministrin Edi Rama dhe me taktikat...

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht