LIVE UPDATES
Politike

8 Tetor 2020, 11:17 Nga DOSJA

TIRANË– Analisti Baton Haxhiu është përplasur me Këshilltarin e Presidencës në Shqipëri, Tedi Blushi. Fillimisht, analisti nga Kosova publikoi një shkrim për Metën, ku e trajtionte këtë të fundit, si ‘Presidenti që ndihet emigrant’. Sipas Haxhiut, Meta flet me fjalë që duket sikur i burojnë nga errësira e mllefit dhe se në këtë formë mendon se e ndihmon Opozitën, por analisti shkruan se jo.

Haxhiu shton se me fjalët e tij, si ‘Edward Scissorhands i opozitës’, Meta e ndihmon shumë Ramën dhe duket shumë më pak President se ç’është. Gjithashtu, analisti shton se edhe të dhënat që publikon mbi emigrimin, nuk i ka të sakta.

Shkrimi i plotë i Baton Haxhiut

Është e vështirë ta marrësh seriozisht në ato që thotë, po aq sa në ato që bën. As fjalët dhe as veprat nuk i ka në lartësinë e pozitës që mban. Presidenti është serioz vetëm në kërcënime. Dhe, në dashakeqësi. Të gjitha këto e kanë bërë shumë më pak president dhe shumë më tepër të padobishëm. Për vendin dhe për veten. Por, sidomos për opozitën. Ai është ‘Edward Scissorhands i opozitës’. Dëshiron ta ndihmojë, por arrin vetëm ta lëndojë. Me fjalët dhe veprimet e tij, Ilir Meta është bërë që moti ndihmëtari më i madh i Edi Ramës. Deklarata e tij e fundit për migrimin kishte shijen e fjalëve të një njeriu që vjen nga errësira e bodrumeve të mllefit, ku ka izoluar veten dhe aspak, atë të një presidenti që, për shkak të një shqetësimi të sinqertë, i drejtohet popullit. Prandaj, përveç këtij privilegji, që i buron nga pozita që mban, në funksion të vetes, kishte vënë edhe shifrat, të cilat i përdorte sipas qejfit dhe nevojës. Pak lexim për migrimin, që mund ta gjesh sa të hapësh kompjuterin, do ta bënte Ilir Metën më të besueshëm dhe ndoshta më president. Por, për shkak të gjykimit të errësuar dhe dëshirës së madhe për të bërë keq, ai ka harruar çka përfaqëson. Dhe, çka duhet të dijë, e si duhet të flasë presidenti për migrimin. Migrimi dhe zhvendosja e popullsive, i dashur president, nuk mund dhe nuk duhet të shikohet thjesht si statistikë. Edhe kur e shikon si statistikë, të lutem lexoje mirë sepse je në krye të vendit. Sot, pavarësisht se në botë jetojnë afërsisht 26 milionë refugjatë dhe gati gjysma e tyre janë fëmijë nën moshën 18-vjeçare, diskursi i politikanëve në vendet e zhvilluara ka mungesë të empatisë dhe është i mbushur me qëndrime populiste anti-migrantëve, për qëllime elektorale. Pak a shumë si i juaji! Si pasojë e shpërthimit te krizës humanitare në Siri dhe valës së migrantëve në Evropë në vitin 2015, politikat e botës perëndimore janë reformuar dhe njëkohësisht vështirësuar për të gjithë azil-kërkuesit. Tash, pas tërheqjes së Turqisë nga marrëveshja me Bashkimin Evropian për të ndaluar hyrjet e refugjatëve në Bllokun Kontinental, rreziku për një krizë të radhës migracioni duket në horizont. Por, pavarësisht perceptimit të brendshëm se vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë kyçe e krizës, “The Neë Humanitarian” sqaron se dy të tretat e zhvendosjes në nivel global vijnë nga pesë shtete që janë aktualisht në krizë humanitare: Siria, Afganistani, Mianmari, Sudani Jugor, dhe Somalia. Dhe, duke mos lexuar asgjë nga këto, në mesin e të shqetësuarve për krizën e radhës të migracionit dhe për numrat aktual të azil-kërkuesve në Shqipëri – por jo për arsye të sinqerta – jeni edhe ju, Presidenti i Republikës. Deklarata mbi krizën e migracionit të të rinjve shqiptarë drejt vendeve të ndryshme perëndimore, e nënvizuar me tone dramatike, është tej mase shqetësuese. Edhe pse me shifra relativisht të larta, por në përputhshmëri me trendët aktual të rajonit, deklarata e Metës për Shqipërinë duket, si jo rrallë herë kohëve të fundit, riprodhim i retorikës së tij nga zyra e mëndafshtë. I lirë të prodhojë interpretime të ekzagjeruara statistikore, me lexim përtac dhe dashakeq për Shqipërinë, sikur të ishte komisionar i një vendi armik e jo President i Shqipërisë, për t’i bërë nder askujt dhe aq më pak opozitës, Ilir Meta nga karrigia e presidentit, tashmë po mvesh numrat e tij me aftësitë letrare për përdorimin e hiperbolës. Ka kohë që tek presidenti vihet re tendenca për të trajtuar me gjuhë fyese për Shqipërinë dhe jo presidenciale për postin që mban, për qëllime dashakeqe dhe për arsye elektorale, kauzën e migracionit. Lëvizjet e popullsive nga vendet më të varfra drejt atyre më të zhvilluara janë një e vërtetë historike. Ekspertët e IOM(Organizata Ndërkombëtare e Emigracionit) vënë në dukje që deri më 2030 emigracioni drejt BE-së do jetë më tepër një emigracion personash të kualifikuar e sidomos të rinj. Në Ballkan një pjesë e madhe e popullsisë që rikthehet është në moshë pensioni. Po të shohim të dhënat e Eurostat-it, nga Shqipëria vazhdojnë të largohen në emigrim persona të moshave të ndryshme dhe sidomos të rinj. Por, ky nuk është vetëm fenomen i Shqipërisë. Duke marrë parasysh që Shqipëria ka patur mundësinë e udhëtimeve të lira drejt BE-se më vonë së pjesa më e madhe e vendeve të Ballkanit, më përjashtim të Kosovës, shohim që përqindjet e lëvizjeve nuk janë aq shokuese, në raport me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Gjithnjë sipas Eurostat-it, deklarohet që për vitin 2018 nga Ballkani Perëndimor kanë emigruar drejt vendeve të BE-së rreth 228 mijë persona. (Numri total i emigrantëve nga vendet jashtë BE-së, që janë shpërngulur në BE për gjithë 2018 ka qenë 2,4 milionë). Prej 228 mijë emigrantëve nga Ballkani Perëndimor, nga Shqipëria janë larguar 2,2% e popullsisë së saj, nga Maqedonia e Veriut 2,1 % e popullsisë, 2% nga Kosova (edhe pse Kosova nuk ka të drejtë të lëvizjes së lirë) dhe nga Bosnja e Serbia 1,5 % e popullsisë. Vendin e fundit e zë Mali i Zi, me më pak se 1% të popullsisë. Po ashtu, nuk duhet harruar se vende si Kroacia, Bosnja dhe Serbia fluksin më të madh të migrimit e kanë patur pas luftërave të viteve të 90-ta). Për vitin 2019, sipas Eurostat, numri i largimeve nga Shqipëria për 12 muaj (pas katër muajve të dytë të 2019 deri pas 4 muajve të dytë të 2020) ka patur një ulje prej gati 89%, krahasuar me vitin paraprak. Në mars të këtij viti, Serbia njoftoi se popullsia e saj kishte pësuar një rënie prej 7 milionë banorësh duke nën-theksuar një krizë serioze në rajon. Vitin e ardhshëm, Serbia do të ketë më shumë pensionistë, sesa njerëz në moshë pune. Bazuar në shifrat e Bankës Botërore, deri në vitin 2050 popullsia bullgare mund të pësojë rënie prej 39% nga fundi i komunizmit, ajo e Rumanisë rënie prej 30%, Bosnja prej 29%, Serbia prej 24%, Kroacia 22%, Hungaria 20%, Shqipëria rënie prej 18%, Kosova 11% dhe Greqia e Maqedonia e Veriut 3%. Ballkani nga njëra anë ka një popullsi me një moshë mesatare jete të gjatë (më të gjatë sesa ajo e vendeve të varfra) dhe nga ana tjetër përqindja e numrit të lindjeve ka rënë. Gratë boshnjakë kanë një mesatare 1,3 fëmijë për grua, ato kroate 1,4 dhe ato kosovare kanë një mesatare 2,0 fëmijë për grua. Gjithashtu, deri tani, asnjë nga vendet ballkanike nuk është bërë tërheqës për imigrantë dhe nuk ka asnjë politikë për organizim të marrjes së krahut të punës nga vendet e tjera. Nga shifrat e Bankës Botërore dhe Eurostat-it, del që deri në mars të këtij viti, 47% e boshnjakëve jetojnë jashtë kufijve të BiH, ashtu sikurse edhe 45% e malazezëve, 41% e shqiptarëve, 30% e kosovarëve dhe po aq e maqedonasve. Përshkrimi i sapo bërë në bazë të shifrave (duke patur në konsideratë faktorë si emigracioni masiv nga vendet e ish-Jugosllavisë në vitet 70′, gastarbeiter, dhe ato të pas luf tës së Bosnjës, si edhe vonesën në liberalizimin e vizave për shqiptarët) tregon qartë që situata e Ballkanit Perëndimor është shqetësuese dhe dramatike në përgjithësi. Por, nga ai po ashtu del sheshit që Shqipëria nuk është hallka më e dobët e zinxhirit. Rrjedhimisht, meqë flukset e migrimit janë fenomen historik i njerëzimit dhe rrjedhimisht i rajonit në të cilin jetojmë, ato nuk mund të nxirren dhe të interpretohen jashtë konteksteve. Qytetarë, të vendeve të ndryshme, kanë lëvizur, lëvizin dhe do të vazhdojnë të lëvizin, për arsye e qëllime të ndryshme. Natyrisht, diskutimi do të qe i gjatë nëse do shihnim tipologjinë e qytetarit që lëviz nga çdo vend. Sipas statistikave të mbledhura nga institutet shtetërore të çdo vendi në Bashkimin Evropian, për vitin 2019 Gjermania raportoi numrin më të lartë të emigrantëvë në 2018 (540.4 mijë), ndjekur nga Spanja (309.5 mijë), Franca (341.4 mijë), Rumania (231,7 mijë) dhe Polonia (189,8 mijë). Në total, 22 prej shteteve anëtare të BE-27 raportuan që për 2018 numri i imigrantëve (personave që kanë migruar brenda vendeve) është më i lartë së numri i emigrantëve (qytetarëve që kanë lënë vendin për diku tjetër). Por, në Bullgari, Kroaci, Letoni, Lituani dhe Rumani numri i emigrantëve fatkeqësisht ka qenë më i shumtë se numri i imigrantëve, gjë që e çon në numër negativ demografinë e vendeve duke patur parasysh edhe rënien e numrit të lindjeve në përgjithësi në vendet e BE-së. Nëse tërheqim paralele pak më të largëta, Italia – ekonomia e tretë e Eurozonës, për vitin 2019 ka patur rreth 90 mijë persona që kanë emigruar në vende të tjera, teksa nataliteti ka rënë për rreth 128 mijë. Gjatë 2018-ës, sipas Istat, rreth 160 mijë italianë janë larguar dhe regjistrimet thonë që në 10-vjeçarin e fundit dy milionë italianë kanë lënë vendin. Këto shifra mendohet të jenë akoma më të larta, pasi jo të gjithë regjistrohen si të larguar, për të mos humbur të drejtën e shëndetësisë, apo përfitime të tjera. Nga Spanja, bazuar në shifrat e Institutit Kombëtar të Statistikave(INE), gjatë vitit 2018, janë larguar rreth 230 mijë qytetarë dhe në 10-vjeçarin e fundit numri i tyre arrin në pothuaj 3 milionë e 200 mijë. Viti 2019 sheh një trend pozitiv, me largim prej 105 mijë qytetarësh. Nga Anglia, gjatë vitit të shkuar, janë larguar rreth 400 mijë qytetarë, thonë shifrat e Zyrës Kombëtare për Statistika(ONS). Gjermaninë, bazuar në statistikat zyrtare e lënë për çdo vit 250 mijë gjermanë. Nga Suedia, çdo vit largohen 10 mijë suedezë. Poloninë, pas hyrjes në Bashkimin Evropian më 2004, e lënë secilin vit 2 milionë polakë. I vetmi dallim i Polonisë nga vendet tjera post-komuniste është që merr krah pune nga vendet tjera. Mbi 1.5 milionë punëtorë i merr nga Ukraina. Duke parë këta trendë, është me rëndësi të vihet në dukje nëse diferenca mes atyre që hyjnë dhe atyre që dalin nga tregu i punës është pozitive, apo negative. Në Ballkanin Perëndimor, trendët kanë qenë absolutisht negativë për të gjithë. Në rastin e Serbisë dhe të Bosnjës shifrat janë disi më të zbutura, ndoshta për shkak të numrit lartë të të huajve që kanë hyrë, por janë tranzit në këto vende. Ndaj, duke iu kthyer edhe një herë deklaratës së presidentit Meta, do të ishte e pëlqyeshme që përveç dhënies së shifrave si shabllonë, të bëhej një analizë interpretuese e statistikave. Përveç pushteteve të ndryshme që Presidenti i Republikës ka, duhet kujtuar fuqia që ka liria e tij – liria për të shprehur publikisht mendime, për të dhënë gjykime, propozime, këshilla, etj., të cilat në rrafshin ligjor nuk kanë asnjë efekt, por që në nivelin politik mund të kenë peshë të veçantë në opinion publik dhe tek forcat shoqërore. Përcaktimi i një diagnoze ekstreme për Shqipërinë në lidhje me flukset e migrimit, vetëm 6 muaj para zgjedhjeve nuk bëri gjë tjetër veçse vuri në dukje paaftësinë dhe pamundësinë e tij për të qenë “super partes”, pasi përdorur një problem dramatik rajonal në mënyrë instrumentale dhe demagogjike. Shqipëria nuk mund të themi që nuk ka diagnozë, por në bazë të shifrave të para dhe të interpretuara mund të themi që renditet veçse në rreshtin e mesit të disa prej shteteve që janë duke lënguar për demografinë e tyre.

Pas këtij shkrimi ka ardhur edhe reagimi i Tedi Blushit, zëdhënësit të Presidentit Meta. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Blushi shkruan se Batonoviç, siç e qun ai analistin, është gati të shesë gjysmën e Kosovës për një vilë në Palasë. Blushi e akuzon Baton Haxhiun se për të mbërritur më shpejt tek vila, po lobon dhe për tunelin e Llogarasë, duke renditur edhe një herë shifrat e emigracionit, ku sipas Eurostat, Shqipëria i ka më të larta.

“Batonoviç, ti për një vilë në Palasë je gati jo vetëm të shesësh gjysmën e Kosovës, por mezi pret t’ja dhurosh Serbisë, edhe Tiranën e Sheshin e Flamurit në Vlorë. Madje për të shkuar sa më shpejt tek vila në Palasë, ke kohë që lobon për tunelin e Llogarasë, që të mos kalosh nga rruga që ndërtoi Kryeministri Meta. Hapi sytë katër Batonoviç dhe lexo të dhënat zyrtare e “European Asylym Support Office” për shpopullimin dramatik të Shqipërisë, që ka shkaktuar me keqqeverisjen e tij, sivëllai i padronit tënd në Beograd: Një krahasim për intensitetin e azilkërkuesve për 1000 banorë të vendit tonë me vendet e rajonit. Shqipëria ka një numër azil kërkuesish për periudhën 2-vjeçare, korrik 2018 – korrik 2020, rreth:
18.4 herë më të lartë se Bosnja
17.4 herë më të lartë se Mali i Zi
12 herë më të lartë se Serbia
5.1 herë më të lartë se Maqedonia e Veriut, 3.9 herë më të lartë se Kosova Nëqoftëse në 1000 banorë sot emigrojnë në Bashkimin Europian, Nga Shqipëria emigrojnë 12 PERSONA. Nga Kosova 3.3 persona. Nga Maqedonia e Veriut 2.3 persona. Nga Serbia 1 person. Nga Mali i Zi 0.7 persona. Nga Bosnja Hercogovina 0.6 persona Pjesa më e madhe e atyre që po ikin janë TË RINJ. Hapi sytë katër Batonoviç! Kjo është FATKEQËSI KOMBËTARE! Shqipëria dhe Kosova kanë pasur burra që i kanë mbrojtur dhe do t’i mbrojnë në çdo kohë interesat kombëtare. Për këtë të jesh i sigurtë ti, padroni, punëdhënesi dhe pagatorët e ty shqipfolës!”– shkruan Blushi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike baton haxhiu ilir meta tedi blushi baton haxhiu ilir meta tedi blushi

Sondazh

Poll
Politike 8 Tetor 2020, 08:53

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike Endri Hasa, me anë të një postim në rrjetet sociale  ka shpërndarë një video të kryebashkiakut Erjon Veliaj, ku ...

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje