LIVE UPDATES
Politike

Fjala e Ramës për buxhetin, Tabaku: Premtoi sërish, shëndetësinë falas. Nuk ka tallje më të madhe se kjo për shqiptarë

5 Nëntor 2020, 12:30 Nga DOSJA
Fjala e Ramës për buxhetin, Tabaku: Premtoi sërish,

TIRANË– Partia Demokratike Jorida Tabaku ka deklaruae se kryeministri Edi Rama është tallur sot me shqiptarët pasi ka premtuar shëndetësinë falas. Përmes një deklarate për mediat, Tabaku tha se Rama po përpiqet të kapet pas fijes së barit dhe të bëjë shqiptarët për budallenj, duke u premtuar shëndetësinë falas. 

Ajo deklaroi më tej se Buxheti 2021 do të jetë akoma më keq për shëndetësinë, për arsimin, për infrastrukturën publike, për të papunët, për ata me ndihmë ekonomike, për familjet që nuk kanë akoma një shtëpi nga tërmeti, për profesionistët, për biznesin.

Deklarata e plotë

Kush ka dëgjuar sot Edi Ramën të flasë për buxhetin, me siguri do të ketë qeshur. Por në fakt, është një situatë për të qeshur e për të qarq. Pas 8 vjet dështimesh, me mjeshtërinë më të lartë të mashtrimit, Edi Rama premtoi sërish, shëndetësinë falas. Nuk ka tallje më të madhe se kjo për shqiptarët. Një kryeministër në ditët e fundit të karrierës politike, që përpiqet të kapet pas fijes së barit dhe të bëjë shqiptarët për budallenj, duke u premtuar shëndetësinë falas. Në një vit qytetarët paguajnë mbi 400 milionë euro në sistemin shëndetësor privat, sepse Edi Rama vetëm e përkeqësoi gjendjen në spitalet publike, duke i çuar paratë tek koncesionet e tij korruptive. Buxheti 2021 do të jetë akoma më keq për shëndetësinë, për arsimin, për infrastrukturën publike, për të papunët, për ata me ndihmë ekonomike, për familjet që nuk kanë akoma një shtëpi nga tërmeti, për profesionistët, për biznesin. Ky është një buxhet që nuk mbështet rritjen ekonomike, nuk mbështet zhvillimin, por i çon paratë në pak xhepa që kanë lidhur kontot e tyre bankare me fatin e Edi Ramës në pushtet. Buxheti 2021 është lajmi i keq për çdo shqiptar që sot vuan aktet e papërgjegjshme 8 vjeçare të qeverisë së kalbur nga korrupsioni.
Fatmirësisht, ky është akti i fundit i Edi Ramës si kryeministër. Ky buxhet nuk zgjidh dhe as shtron rrugën për të kapërcyer krizën ekonomike dhe sociale të tërmetit 2019 dhe gjithashtu edhe të pandemisë. Mijëra qytetarë janë sot ende nën çadra, sheshet e rindërtimit janë projekte 3D, që nuk kanë nisur të ndërtohen, sepse prioritet për këtë qeveri nuk ishte ndërtimi i shpejtë i banesave, por vjedhja e fidenve të rindërtimit. Mbi 100 mijë të papunë ende sot rrugëve ndërsa konsumi ka rënë dhe rënia ekonomike pritet të jetë në kufijtë e 10% sipas parashikimeve të institucioneve ndërkombëtare. Buxheti është një gënjështër e madhe elektorale. Nuk ka për të patur as rritje pagash reale, as heqje taksash të vërteta. Është vetëm një karrem për të marrë ndonjë votë përmes mashtrimeve të paskrupullta. Edi Rama është i pabesueshëm! Për 8 vjet ai vetëm sa i rriti taksat biznesit të vogël, i gjobiti përmes taksidarëve të tatimeve dhe çdo lloj ushtrie tjetër gjobëvënësish, duke falimetuar çdo vit mijëra e mijëra biznese, duke i detyruar shumë prej tyre edhe të largohen nga vendi. Ky është buxheti i borxhit më të madh publik. Edi Rama kërkon të mbijetojë në politikë duke u vënë në kurriz shqiptarëve qindra miliinë euro euro të tjera borxh, të cilat nuk shkojnë për hapjen e vendeve të reja të punës, por për të paguar oligakrët e tij, për te paguar incëneratorët dhe luksin e zyrave të qeverisë së tij të kalbur nga korrupsioni. Parlamenti sot, miraton një buxhet që zyrtarisht pretendon se do t’i paguajë PPP-ve 120 mln euro në vit. Një buxhet që në realitet po përgatitet të paguajë mbi 339 mln euro për këto PPP që shqiptarëve nuk i kanë sjellë, përfitime, ndërsa oligarkëve u kanë çuar deri më tani gati 1 mld euro të ardhura të sigurara nga taksat e shqiptarëve. Prandaj ky buxhet është asgjë më pak se sa “Arka personale e oligarkëve”. Ata po përdorin këtë buxhet që nga taksat e larta që i merren të punësuarve, vetëpunësuarve, biznesit dhe çdokujt tjetër të fitojnë kontrata të sigurta disa milionë euro. Janë 120 mln euro për PPP, 38 mln euro për tendera rehatie të zyrave qeveritare apo dhe 1.7 mld euro që janë vetëm 7 projekte të reja të panevojshme në këtë vit të vështirë dhe delikate. Kjo qeveri dhe mbi të gjtiha Edi Rama nuk ka pasur kurrë një vizion ekonomik që t’u shërbejë shqiptarëve dhe Shqipërisë. Ajo për të cilën ai ka luftuar vazhdimisht është interesi i tij privat dhe i një grupi të vogël njerëzish pranë tij që në këto 7 vite e pak kanë plaçkitur taksat e shqitparëve për t’u pasuruar.Shqiptarët punëtorë dhe të heshtur, ata që për vite me radhë kanë duruar pabesitë dhe vjedhjen e xhepave të tyre, bizneset që janë vjedhur nga një qeveri e papërgjegjshme që nuk mendon për to, do t’i përgjigjen me votë duke e ndëshkuar arkitektin e vërtetë vërtetë të krizës së tyre më të madhe ekonomike dhe pasigurisë për familjet. Shqiptarët do t’i përgjgijen njeriut që e dërgoi Shqipërinë në emigracion dhe Shqipërinë në papunësi. Shqiptarët në 25 prill 2021 do t’i japin fund Shqipërisë me Koncesion për t’i dhënë jetë Shqipërisë në Punë. Do të largohen përfundimisht nga Shqipëria në Emigracion për të ndërtuar këtu së bashku një shtëpi për të gjithë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama jorida tabaku edi rama jorida tabaku

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin