Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
TIRANË– Dashamir Shehi, kreu i LZHK-së ka folur pas marrëveshjes së firmosur me kryedemokratin Lulzim Basha. I ftuar në “Report TV”, Shehi tha se vetë do të kandidojë në Tiranë, ndërkohë që u bëri thirrje edhe Jozefina Topallit e Astrit Patozit që t’i bashkohen.
Shehi foli edhe për ish-kryeministrin Sali Berisha, për të cilin tha se bën mirë që të luajë rolin e të ‘urtit’.
Pjesë nga fjala e Dashamir Shehit:
Ne e kemi mbyllur në princip që kush ishte ne parlament do të jetë aty. Unë do jem në Tiranë. Se ku do jemi dhe si do jemi nuk kemi mbërritur në këto detaje. Këtu mund të ketë problem PD me LSI-në nëse do dalin me një listë apo me dy lista. Por kjo i takon z. Basha. Ne kemi propozuar edhe në qarqe të tjera por do jenë poshtë në lista. Unë gjykoj që duke u marrë më tepër me këtë punë më shumë bëjmë thashetheme politike sesa politikë në vetvete. Pak a shumë këto punë janë gati. Unë i bëj thirrje edhe Topallit edhe Patozit që t’i bashkohen opozitës. Dhe rri më shpresën deri në fund që të bashkohen. Uroj që të më dëgjojnë. Unë ia kam shtruar këto edhe z. Basha dhe i shtroj edhe publikisht. Bashkim do të thotë të bashkosh gjërat që mendojnë ndryshe. Ata që mendojnë njëlloj s’ka nevojë t’i bashkosh. Rudina po desh brenda harkut opozitar e ka vendin e hapur. Për mua mirë së të vijë. Se ku kandidon nuk është ndonjë gjë e madhe. Në këtë çështje Berisha nuk është ngatërruar. Do ishte e pafalshme për z. Berisha të ndërhynte në këtë moment. Ndaj nuk besoj se ngatërrohet në këtë lloj teme. Unë do të dëshiroja të merrte rolin e të urtit. Unë mendoj se i duhet parlamentit z. Berisha, qoftë edhe për memorien politike. Atë do ta gjykojë historia. Gjykoj se mund të luajë një rol ende nëse shkon drejt një pozicioni të urtë. Ka ardhur koha për një shef të ri. Vendimet duhet të jenë edhe më kolegjiale. Pushtetin ta kalojmë nga personat te institucionet që fatkeqësisht për 30 vite kjo nuk është bërë. Ky është një shans i madh për z. Basha.
Dashamir Shehi dhe Nard Ndoka kanë firmosur me kryedemokratin Lulzim Basha. Dje Basha firmosi edhe me kreun e PAA-së, Agron Duka.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– IKMT-ja ka hedhur poshtë deklaratat e të gjithë banorëve të Unazës së Re, të cilët pretendojnë se u kanë shkuar sekserë për të kërkuar në mënyrë që...
TIRANË– Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën të ditur se ditën e sotme nis shërbimi për pajisjen me pasaportë dhe kartë identiteti të qyteta...
KORÇË– Gjykata ka lënë në burg Agim Çaçin pasi është një nga autorët e grabitjes së banesës së kambistit në Korçë.Ka qenë vetë ...
TIRANË- Banorët e zonës së Unazës së Re kanë dalë sërish në protestë ku kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre. Në deklarata për mediat, banorët shprehe...
TIRANË– Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ndodhi në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ ku sanitarja Tire Alldervishi shtirej s...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur itinerarin e motorit që përdorën dy atentatorët, të cilët donin të vdekur biznesmenin Ylli Ibrahimi. Burime konfidenciale nga ...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta mblodhi ditën e sotme në një konferencë ekspertët në lidhje me fenomenin e shpopullimit në vend. Një ndër to ishte dhe ish-dre...
SHKODËR- Drejtoria Vendore e Policisë në Shkodër ka pësuar disa ndryshime. Lorenc Meta, zv.drejtori i Policisë vendore është transferuar në Drejtorinë e Pë...
KORÇË-Agim Çaçi, një 42-vjeçar me profesion jurist është njeriu që së bashku me dy persona të tjerë në 11 janar 2021 në qytetin...
ITALI– Tre grupe kriminale janë shkatërruar në Itali, në kuadër të një operacioni të koduar me emrin “Trexit”. Ansa.it shkruan se gjatë operacionit kanë rënë në...