LIVE UPDATES
Politike

“Financim 100% nga shteti”, zbardhen propozimet e PD për Reformën Zgjedhore: Kufizim i hapësirës mediatike për partitë

19 Nëntor 2019, 12:08 Nga DOSJA
“Financim 100% nga shteti”, zbardhen propozimet e PD për

TIRANË- Partia Demokratike ka marrë sot pjesë në tryezën e Komisionit të Reformës Zgjedhore, ku ka paraqitur amendamentet për ndryshimet në ligjin zgjedhor. Sot diskutimet kanë qenë të fokusuara tek financimi i partive dhe i fushave zgjedhore dhe sipas propozimeve të PD, të gjitha shpenzimet duhet që të jenë të mbuluara nga shteti.

Më tej mësohet se është kërkuar dhe rishiki i kuadrit ligjor ekzistues për të siguruar barazi sipas standarteve ndërkombëtare, mekanizma rigoroz dhe efikasë kontrolli të burimeve të financimit dhe shpenzimeve.”Ashpërsimin e kornizës ligjore që pengon financimin nga subjekte që kanë përfituar nga fonde publike nëpërmjet tenderash dhe koncensionesh si dhe ndalime nga përfitimi i tenderave apo koncensioneve, për një kohë të përcaktuar, nga kompani që kanë financuar partitë politike dhe kandidatët”, është një nga propozimet e PD.

PROPOZIMET E PARTISË DEMOKRATIKE

-Ndërhyrje ligjore që sigurojnë që financimi i partive politike dhe ai për zgjedhjet të jetë 100% nga buxheti i shtetit me qëllim shmangien e financimeve private nga burime të dyshimta. Paralelisht me këtë, propozohet kriminalizimi i financimeve private.

-Reduktim/ integrim të kornizës ligjore aktuale, në një ligj të vetëm, të posaçëm me qëllim sigurimin e  uniformitetit të trajtimit në periudhë zgjedhore dhe jozgjedhore , dhe efikasitetit të mbikëqyrjs dhe verifikimit.

-Përcaktimin e rregullave për raportimin e shpenzimeve dhe burimeve të financimit,  në fushata zgjedhore, jo vetëm nga partitë politike por edhe nga kandidatët.

-Ashpërsimin e kornizës ligjore që pengon financimin nga subjekte që kanë përfituar nga fonde publike nëpërmjet tenderash dhe koncensionesh si dhe ndalime nga përfitimi i tenderave apo koncensioneve, për një kohë të përcaktuar, nga kompani që kanë financuar partitë politike dhe kandidatët.

-Përcaktimin e  rregullave dhe kritereve detyruese për përllogaritjen e vlerës së financimit për njësi (vlerë për një zgjedhës dhe/ose vlerë për mandat dispozicion buxheti i shtetit. Shuma e përllogaritur sipas kritereve duhet të jetë detyruese për tu vënë në dispozicion sipas ligjit për buxhetin e vitit përkatës.

-Rregullimin në mënyrë strikte të mënyrës dhe masës së përfitimit të donacioneve në natyrë dhe shërbime apo favore nga partitë politike, kandidatët apo edhe institucionet shtetërore. Bërja e tyre publike në çdo rast.

-Miratimin e rregullave për hartimin  nga  KQZ  të një liste kostosh reference të detyrueshme, për materiale, infrastrukturë apo aktivitete zgjedhore me qëllim matjen e shpenzimeve. Lista e kostove-tip duhet bërë publike nga KQZ dhe të jetë ë detyrueshme nga ekspetët në verifikimin e shpenzimeve.

-Miratimin e rregullave për të kufizuar në mënyrë të detajuar tipologjitë e aktiviteteve dhe infrastrukturës së përdorur apo mjeteve të propagandës të subjekteve politike. Kjo me qëllim uljen e kostove të fushatave dhe të politikëbërjes e për rrjedhojë uljen e masës së financimit.

-Implementimin e rregullave për vendosjen e kufizime strikte për kohën totale dhe numrin e reklamave zgjedhore për çdo subjekt  zgjedhor ( parti ose kandidatë). Marrja e masave  që  kostoja e kohës televizive dhe e reklamave të jetë ligjërisht e përcaktuar dhe e unifikuar. Njëkohësisht përcakimi i mekanizmave për të garantuar që kostoja e reklamave/ kohës televizive  të mos jetë e pagueshme drejtpërdrejtë por të jetë e zbritëshme nga transmetuesit televizivë dhe radiofonikë nga detyrimet që i kanë shtetit.

-Kufizim drastik i numrit të aktiviteteve që transmetohen live apo në çdo formë tjetër dhe që përfshin kosto për transmetim mediatik. Kufizim materialeve televizivë të gatshëm për transmetim të subjekteve politike.

-Rishikim të thellë të afateve dhe procedurave te deklarimit dhe verifikimit të burimeve financiare.

-Përzgjedhja e ekspertëve kontabël duhet të jetë e detyrueshme për ekspertët që përcaktohen për të kryer ekspertimin. Refuzimi për të kryer ekspertimin duhet të përfshijë penalitete të forta.

-Identifikimi dhe miratimi i rregullave për funksionumin e një forumi I cili  duhet të trajtojë me seriozitet denoncimet e bëra nga subjektet politike apo OJF, edhe kur ato nuk janë të akredituara si vëshguese, apo denoncimet në media. Duhet ngritur një sistem i pavarur verifikimi i levizjeve financiare të korporatave për një periudhë përpara dhe pas procesit zgjedhor.

-Ashpërsimi i rregullave dhe sanksioneve lidhur me mosdeklarimin dhe/ ose deklarimin e pasaktë, përfshirë sanksione penale dhe mundësia e sanksoneve që përfshijnë ndikim në rezultatin zgjedhor të arritur nga subjektet/ kandidatët. Duhet të sigurohet aplikimi pa ekuivok dhe konsistent i sanksioneve ligjore të përcaktuara, si dhe përgjegjësia individuale edhe penale e funksionarëve partiakë dhe kandidatëve në kuadër të financimit politik dhe deklarimit të burimeve të financimit dhe shpenzimeve.

-Përfshirjen edhe të Fondacioneve Politike, në rregullat e financimit për Partitë Politike/ kandidatët.

-Forcimin e rregullave për ndalimin e plotë të çdo financimi të huaj për subjektet politike/ kandidatët/ fondacionet politike.

Komisioni i Reformës Zgjedhore me ndërjmetësimin e OSBE, ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës. Mbledhja sot është diskutuar në financimin e partive dhe ndryshimet e duhura në ligj. Gjiknuri në një deklaratë u shpreh se mirëpret propozimet e PD, ndërsa nga ana tjetër opozita ka bërë të qartë qëndrimin e saj me një sërë amendamendesh. PD kërkon financim 100% nga shteti.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike propozimet e pd per zgjedhoren reforma zgjedhore tryezë për reformën zgjedhore propozimet e pd per zgjedhoren reforma zgjedhore tryezë për reformën zgjedhore

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet