Politike

“Zgjedhorja”, PD kërkon financim 100% të partive nga shteti, PS dhe opozita parlamentare: Nuk mund të bëhet

Komisioni i Reformës Zgjedhore me ndërjmetësimin e OSBE, ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës. Mbledhja sot është diskutuar në financimin e partive dhe ndryshimet e duhura në ligj. Gjiknuri në një deklaratë u shpreh se mirëpret propozimet e PD, ndërsa nga ana tjetër opozita ka bërë të qartë qëndrimin e saj me një sërë amendamendesh. PD kërkon financim 100% nga shteti.
Featured image of article: “Zgjedhorja”, PD kërkon financim 100% të partive nga shteti, PS dhe opozita parlamentare: Nuk mund të bëhet Tryeza e Reformës Zgjedhore

TIRANË- Ambasadori i OSBE në Tiranë, Benrd Bochard dhe është shpallur i pëdëshiruar nga Presidenti Ilir Meta, arriti sot që të bënte bashkë qeverinë dhe opozitën, si atë brenda dhe jashtë paralmentit në një tryezë.

Në një takim që zgjati disa orë dhe ishte i ndarë në dy pjesë, palët kanë diskutuar në lidhje me prpozimet e tyre për financimin e partive dhe të fushatave zgjedhore. PS dhe opozita parlamentare u shprehën të kënaqura që Partia Demorkatike kishte marrë pjesë në tyrezë dhe kishte propozimet e saj, por nuk i ka marrë ato parasysh.

Pas mbledhjes dy bashkëkryetarët e kësaj Komisionit të Reformës Zgjedhore, komentuan propozimet e bëra puublike nga Ivi Kaso, por thanë se nuk ishin dakord. Kaso në emër të PD dorëzoi sot amendantet për ndryshimet në ligj që partitë të financohen 100% nga shteti.

Kundërshtime për këtë propozim, PD hasi dhe nga ekspertët e huaj, por Kaso tha se pas bisedeimeve të mëvonshme mund të ketë dhe ndryshime të qëndrimeve dhe gjetje e një gjuhe të përbashkët.

(A.B. Dosja.al)

  • 14:08

    Rudina Hajdari kundër propozimit të PD: Duam ndryshim të sistemit zgjedhor

    Bashkëkryetarja e Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari ka folur për mediat në përfundim të tryezës për reformën. Hajdari tha se propozimi i PD për financimin 100% duhet parë me vëmendje, por ajo u shpreh kundër duke thënë se nuk mund t’i kërkohet qytetarëve që të rrisin buxhetin e tyre për partitë.

    Më tej deputja e demokrate shtoi se opozita parlamentare kërkon ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe për këtë gjë ka mbështetjen e shoqërisë civile.

    Kishte propozime konkrete, si nga opozita parlamentare dhe ajo jashtë parlamenrare. Më vjen shumë mirë që opizita jashtëparlamentare qëndroi deri në fund dhe paëtm komunikim të dnërsjelltë me ta. Përfaqësuesit e PD morën pyetje nga ekspertët dhe shoqëria civile. Propozimi për financim 100% nga Partia Demokratike është një gjë që duhet parë me shumë vëmendje.

     Por unë mendoj se nuk është e drejtë, pasi qytetarët nuk mund të financiojnë 100% partitë politike, nuk kemi pse ti kërkojnë qytetarëve të rrisin buxhetin e tyre për financimin e partive. Por duhen parë dhe propozime të tjerë siç është ligji i partive politike, jemi në një rrugë pozitive, por nuk zgjidhen të gjitha problemet tona. Për në shumë e rëndësishme është ndryshimi i sistemtit zgjedhor, ne kemi mbështetjen e shoqërisë civile”, u shpreh Hajdari.

  • 14:00

    Ivi Kaso tregon propozimet e PD: Partitë 100% financim publik, opozita ka besimin e qytetarëve

    Sekretari i për Çështjet Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, ka dhënë një deklaratë për mediat pas daljes nga tryeza e Reformës Zgjedhore. Para medias Kaso tha se Partia Socialiste kishte kundërshtuar propozimin e Partisë Demokratike për financim 100% nga shteti. Po ashtu ai tha se dhe LSI nuk ishte dakord, pasi kërkon një sistem miks.

    “Propozimet janë detajuar edhe në nivel teknik dhe së shpejti nga ekspertët e opozitës së bashkuar në funksion të punës që mblidhen në selinë e PD do të materializohen me një draft konkret. Ekspertët ndërkombëtarë kanë ilustruar këndvështrimet e tyre me pikat e dobëta që lidheshin me financimin dhe që duhet të adresoheshin. Nuk ka pasur asnjë mbyllje të tyre për 100% të financimit publik. I takon klasës politike që të miratohet dhe zbatohet”, tha Kaso.

    Sekretari i PD komentoi dhe përplasjet e brendshme në opozitë ku shtoi se propozimi i PD është drastik, ku shteti financon 100% partisë, por aleatët kanë pasur dhe formula të tjera, por nuk janë shumë larg tyre.

    Më tej Ivi Kaso u shpreh se opozita tashmë ka një qëndrim të konsoliduar dhe kërkon zgjedhje të parakohshme. “Opozita ka përfunduar procesin e riorganizmit dhe ka besimin e shqiptarëve. Opozita me anë të ekspertëve do të bëjë cfarë është e mundur që propozimet e saj të detajuara të jenë në dispozicion të publikut sa më parë që të jetë e mundur. Hapat e tjerë të miratimit formal që duhet të kalojë reforma dalin tej mundësive tona dhe nuk mund të parashikojmë”, shtoi ai.

  • 13:08

    “Financim 100% nga shteti”, zbardhen propozimet e PD për Reformën Zgjedhore: Kufizim i hapësirës mediatike për partitë

    Partia Demokratike ka marrë sot pjesë në tryezën e Komisionit të Reformës Zgjedhore, ku ka paraqitur amendamentet për ndryshimet në ligjin zgjedhor. Sot diskutimet kanë qenë të fokusuara tek financimi i partive dhe i fushave zgjedhore dhe sipas propozimeve të PD, të gjitha shpenzimet duhet që të jenë të mbuluara nga shteti.

    Tryeza e Reformës Zgjedhore

    Më tej mësohet se është kërkuar dhe rishiki i kuadrit ligjor ekzistues për të siguruar barazi sipas standarteve ndërkombëtare, mekanizma rigoroz dhe efikasë kontrolli të burimeve të financimit dhe shpenzimeve.”Ashpërsimin e kornizës ligjore që pengon financimin nga subjekte që kanë përfituar nga fonde publike nëpërmjet tenderash dhe koncensionesh si dhe ndalime nga përfitimi i tenderave apo koncensioneve, për një kohë të përcaktuar, nga kompani që kanë financuar partitë politike dhe kandidatët”, është një nga propozimet e PD.

    PROPOZIMET E PARTISË DEMOKRATIKE

    -Ndërhyrje ligjore që sigurojnë që financimi i partive politike dhe ai për zgjedhjet të jetë 100% nga buxheti i shtetit me qëllim shmangien e financimeve private nga burime të dyshimta. Paralelisht me këtë, propozohet kriminalizimi i financimeve private.

    -Reduktim/ integrim të kornizës ligjore aktuale, në një ligj të vetëm, të posaçëm me qëllim sigurimin e  uniformitetit të trajtimit në periudhë zgjedhore dhe jozgjedhore , dhe efikasitetit të mbikëqyrjs dhe verifikimit.

    -Përcaktimin e rregullave për raportimin e shpenzimeve dhe burimeve të financimit,  në fushata zgjedhore, jo vetëm nga partitë politike por edhe nga kandidatët.

    -Ashpërsimin e kornizës ligjore që pengon financimin nga subjekte që kanë përfituar nga fonde publike nëpërmjet tenderash dhe koncensionesh si dhe ndalime nga përfitimi i tenderave apo koncensioneve, për një kohë të përcaktuar, nga kompani që kanë financuar partitë politike dhe kandidatët.

    -Përcaktimin e  rregullave dhe kritereve detyruese për përllogaritjen e vlerës së financimit për njësi (vlerë për një zgjedhës dhe/ose vlerë për mandat dispozicion buxheti i shtetit. Shuma e përllogaritur sipas kritereve duhet të jetë detyruese për tu vënë në dispozicion sipas ligjit për buxhetin e vitit përkatës.

    -Rregullimin në mënyrë strikte të mënyrës dhe masës së përfitimit të donacioneve në natyrë dhe shërbime apo favore nga partitë politike, kandidatët apo edhe institucionet shtetërore. Bërja e tyre publike në çdo rast.

    -Miratimin e rregullave për hartimin  nga  KQZ  të një liste kostosh reference të detyrueshme, për materiale, infrastrukturë apo aktivitete zgjedhore me qëllim matjen e shpenzimeve. Lista e kostove-tip duhet bërë publike nga KQZ dhe të jetë ë detyrueshme nga ekspetët në verifikimin e shpenzimeve.

    -Miratimin e rregullave për të kufizuar në mënyrë të detajuar tipologjitë e aktiviteteve dhe infrastrukturës së përdorur apo mjeteve të propagandës të subjekteve politike. Kjo me qëllim uljen e kostove të fushatave dhe të politikëbërjes e për rrjedhojë uljen e masës së financimit.

    -Implementimin e rregullave për vendosjen e kufizime strikte për kohën totale dhe numrin e reklamave zgjedhore për çdo subjekt  zgjedhor ( parti ose kandidatë). Marrja e masave  që  kostoja e kohës televizive dhe e reklamave të jetë ligjërisht e përcaktuar dhe e unifikuar. Njëkohësisht përcakimi i mekanizmave për të garantuar që kostoja e reklamave/ kohës televizive  të mos jetë e pagueshme drejtpërdrejtë por të jetë e zbritëshme nga transmetuesit televizivë dhe radiofonikë nga detyrimet që i kanë shtetit.

    -Kufizim drastik i numrit të aktiviteteve që transmetohen live apo në çdo formë tjetër dhe që përfshin kosto për transmetim mediatik. Kufizim materialeve televizivë të gatshëm për transmetim të subjekteve politike.

    -Rishikim të thellë të afateve dhe procedurave te deklarimit dhe verifikimit të burimeve financiare.

    -Përzgjedhja e ekspertëve kontabël duhet të jetë e detyrueshme për ekspertët që përcaktohen për të kryer ekspertimin. Refuzimi për të kryer ekspertimin duhet të përfshijë penalitete të forta.

    -Identifikimi dhe miratimi i rregullave për funksionumin e një forumi I cili  duhet të trajtojë me seriozitet denoncimet e bëra nga subjektet politike apo OJF, edhe kur ato nuk janë të akredituara si vëshguese, apo denoncimet në media. Duhet ngritur një sistem i pavarur verifikimi i levizjeve financiare të korporatave për një periudhë përpara dhe pas procesit zgjedhor.

    -Ashpërsimi i rregullave dhe sanksioneve lidhur me mosdeklarimin dhe/ ose deklarimin e pasaktë, përfshirë sanksione penale dhe mundësia e sanksoneve që përfshijnë ndikim në rezultatin zgjedhor të arritur nga subjektet/ kandidatët. Duhet të sigurohet aplikimi pa ekuivok dhe konsistent i sanksioneve ligjore të përcaktuara, si dhe përgjegjësia individuale edhe penale e funksionarëve partiakë dhe kandidatëve në kuadër të financimit politik dhe deklarimit të burimeve të financimit dhe shpenzimeve.

    -Përfshirjen edhe të Fondacioneve Politike, në rregullat e financimit për Partitë Politike/ kandidatët.

    -Forcimin e rregullave për ndalimin e plotë të çdo financimi të huaj për subjektet politike/ kandidatët/ fondacionet politike.

  • 11:32

    Ralf Gjoni: Për Zgjedhoren dora jonë ka qenë gjithmonë e shtrirë ndaj PD-së dhe LSI-së

    Gjatë tryezës së sotme të Reformës Zgjedhore, deputeti Ralf Gjoni ka deklaruar se  dora e tyre ka qenë gjithmonë e shtrirë ndaj PD-së dhe LSI-së për të qenë pjesëmarrëse. Ai kundërshtoi propozimin e PD-së për financim 100% të fushatës nga shteti, por tha se opozita është e mirëpritur në tryezë.

    Ralf Gjoni, deputet

    Nuk mund flasim për pulla kamerdareje pa ndryshuar rrotën, beteja jonë është për ndryshimin e sistemit. Dora jonë ka qenë gjithmonë e shtrirë ndaj PD-së dhe LSI-së, ndodhi çfarë ndodhi, tani të bashkojmë forcat për një reformë tërësore në shërbim të vendit. Është një hap i parë i mirë, PD-ja është e mirëpritur edhe në gjirin e komisionit, ku duhet të trajtojmë propozimet me seriozitet. Është prani e mirëpritur. Nuk e mbështes financimin e partive 100% nga shteti. Duhet një ekonomi miks, nga shteti dhe donatorët privatë. Por hajde të diskutojmë për modelin që i duhet Shqipërisë‘  u shpreh ai për Report Tv.

  • 11:12

    Gjiknuri: Diskutimet e sotme për financimin e partive, mirëpresim propozimet e PD

    Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka dhënë një deklaratë të shkurtër për mediat në lidhje me diskutimet e sotme për Reformën Zgjedhore.

    Gjiknuri tha se sot diskutimet kanë qenë të shumta, ku fokusi ishte tek financimi i partive dhe ende nuk është marrë një vendim si do veprohet. Po ashtu ai përsëriti thirrjen që PD të sillte propozimet e saj në tryezën e përbashkët. 

    Qëllimi i tryezës është më i gjerë, për të parë përtej fushatës edhe financimin e partive. Ka diskutime nga më të ndryshmet problemet kryesore janë aspekti i raportimi, kufizimet në shuma por edhe idetë apo kërkesa që kanë ardhur nga institucionet ndërkombëtare edhe për të kufizuar reklamat politike apo edhe për t’i eleminuar ato.” tha Gjiknuri.

    Bashkëkryetari i Reformës më tej u shpreh se kjo tryeze do të shërbejë dhe për reformimin e partive politike, ndaj PD sipas tij ka vendin e saj në diskutime.

    PD-në e presim të vi me propozime konkrete në procesin e Reformës Zgjedhore dhe kur të shohim propozime të shkruara, se deri më tani nuk kemi parë gjë, përvec deklaratave politike, do shprehemi në lidhje me to. Sa i përket rolit të PD, prezanca e saj në tryezë është e mirëpritur. Unë jam i bindur që ne mund të kemi mundësi ta shfrytëzojmë këtë tryezë për të adresuar edhe ëështje të reformimit të partive politike. Legjislacioni i ri për financimin e partive politike do të përfshije edhe partitë kryesore shqiptare që në këtë rast është edhe PD”,  ishte kjo një pjeë e deklaratës së tij. 

Shto Koment